Estetika e ligjërimit në Kur’an

165

Të folurit me paravoli është një veçori ligjërimore kur’anore, një stil i veçantë i figurshëm, në kumt dhe strukturë të ligjërimit liturgjik.  Në përvojën  e përthithjes dhe të emetimit, në horizontin e pritjes kemi  një prurje të begatë nga ligjërimi kur’anor, sepse audienca ngashnjehet nga  për të shijuar një situatë të re ligjërimore, njohje të re estetike të realitetit, njohje të përvojave. Forma e ligjërimit me paravoli është një gjedhe e përdorur dendur në Kur’an, si një arketip, si nevojë ngjashmërie.

Nga ana përmbajtësore ata shfaqen në mënyrë specifike në Kur’an, si parakusht i kumtit që vjen pas. Në të vërtetë kumti vjen pas paravolisë.


Paravolia si model ligjërimor, si lloji i veçantë i të folmes me shëmbëlltyra, gjuhës semiotike, duke e vështruar si pjesë e strukturës së letërsisë gojore, duke e krahasuar atë me të folurat me shembëlltyra në letërsi dhe folklor, me parabolat në letërsinë letërsinë e vjetër Lindore, perse dhe aziatike, në gjinitë e tjera të folklorit si baladat, legjendat fjalët e urta, me simbolikën dhe metoniminë në letërsinë moderne  përbëjnë një korpus të komunikimit njerëzor.

Në aspektin filozofik retrospektiva në paravolitë kur’anore shërben për të thirrur perspektivën, pasi  përbëjnë një retrospeksion duke lidhur të kaluarën me të tashmen, të sotmen me të ardhmen. Kështu në ligjërim, përmes paravolisë, si ilustrim dhe nevojë ngjashmërie, lexuesi dhe dëgjuesi fiton një përftesë kohore, shumëkuptimësi, kënaqësi estetike, ashtu si dhe paralelizmi figurative në shkrimin letrar. Ata shërbejnë si një databez kronologjik, në skedat hyjnore, në në përpjekje për vetëpërsosje të shoqërisë njerëzore.

Paravolitë në Kur’an janë një investim kulturor, për t’i dhënë komunikimit religjioz, hijeshi dhe finesë, duke i përdorur ato në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Estetikisht, njerëzit i pranojnë paravolitë si tregime të shkurtëra, të këndëshme, të bukura, të mistershme, ata janë kujtesë që shëndërrohen në imazh, dhe pastaj në kumt, në zë, në zërin tjetër që fle dhe zgjohet në thellësitë e njeriut. Ligjërimi me paravoli, si rregull nuk përftohet në një komunikim të rëndomtë, por në një komunikim solemn, që përmban si kusht një audience-bashkësi, e cila nuk është asnjanëse në kontekst. Fuqia e audiencës është gjithpranuese ndaj precedentit.

Bul2 Kurani-Ethem-BeuPrania e audiencës i jep paravolisë funksione  kanonizuese. Paravolitë  i nënshtrohen qarkullimit gojor dhe  si modele ligjërimi, janë të lashta .  Edhe në rrëfimet kur’anore, janë të dy modelet e parabolës: me porosi morale të drejtpëdrejtë dhe me porosi morale të nënkuptuar. Në predikimet fetare shpesh porosia është e shqiptuar, por në shumicën e rasteve paravolia mbyllet me nënkuptime.Paravolia vë në provë urtësinë e rrëfyesit dhe të dëgjuesit. Gjithnjë ka një sekret, një kumt të kodifikuar, që rrëfyesi dhe audienca e ndajnë bashkë, nëse kanë urtësinë e mjaftueshme. Përpjekje janë bërë për dekodifikimin e këtyre kumteve. Paravolia përafron me shembëlltyrat letrare.

Shembëlltyra dhe parabola janë vetëm disa prej shprehjeve të alegorisë. Alegoria në përgjithësi lind në kushtet e detyrimit kufizues të rrethanave shoqërore kontekstuale. Shembëlltyra vetëm në herën e parë të shqiptimit mund të ketë pasur ndonjë ndikim prej kontekstit social, më pas ajo pavarësohet prej kontekstit. Etimologjikisht shembëlltyra vjen nga lat. excempius, shembull. Ky term që në krye nënkupton se një prej funksioneve themelore të shembëlltyrës është ai ilustrues. Nuk ka shembëlltyrë pa shembull.  Paravolia është mjeti bazë figurativ që përdoret në Kur’an. Të pafundme janë shembujt, krahasimet, simbolet, që ndërtojnë sistemin alegorik të Kur’anit që na tregon se shembëlltyra dhe paravolia janë një gjedhe e ardhur nga letërsia kuranore dhe si e tillë burimet dhe origjina e saj duhen kërkuar pikërisht në ato kumte që njerëzimin e kanë shoqëruar që nga mitologjia e lashtësia parahistorike. Edhe tregimet kuranore, në të gjitha rastet e tubimeve jepen dhe interpretohen gojarisht. Ata shndërrohen në mesazhe të fuqishme në foltore në ritet dhe festat fetare, duke i pasuruar me shembëlltyra, krijojnë në publik, situata mjaft tërheqëse, ligjërimore, me forcën e ideve, bukurinë artistike dhe aftësinë shprehëse të gjuhës, që zakonisht citohen në arabisht dhe komentohen në shqip. Oratoria e ligjërimit Islam ka mjaft episode mahnitëse dhe të ndërthurur bukur me metafora, hiperbola, metonimi dhe simbole, me krahasime dhe paralelizma që krijojnë paravoli të këndëshme që të mbeten në mendje, të rrënjosen thellë në shpirt dhe kujtesë dhe të bëjnë të reflektosh thellë, duke u bërë më i vetëdijshëm, më human, më i sigurt. Në këtë vështrim edhe paravolitë janë shprehja më adekuate e kësaj bote. Kur’an-i është një arsenal të madh shembëlltyrash, duke zënë një vend të rëndësishëm në gjithë mbretërinë e literaturës botërore.Dihet mirë se profeti Muhamed nuk dinte shkrim e këndim, ai e përcolli gojarisht Librin, i cili u kthye në ligjërim shkrimor vetëm në shekullin e 8-të. Ka një ngjashmëri evidente midis dy ligjërimeve, fetare dhe laike, ku sundojnë paravolia dhe shembëlltyra.

Paravolia për Profetin Ibrahim:“Allahu e provoi Profetin Ibrahim në urdhërat e tij të ndryshëm. Profeti Ibrahim përmbushi secilën detyrë. Si rrjedhojë Allahu e bëri atë model për njerëzimin, në çdo gjë dhe në çdo akt me dëshirën e tij, ai përmbushi detyrën ndaj Allahut, pa patur ndonjë frikë për ndonjë persekutim. Allahu ishte i njohur mirë me të”, K. 21:51.

Kështu në mënyrë të vazhdueshme, profeti Ibrahim njihet si babai i profetëve dhe njihet si khalilulla, halil do të thotë:shok. Më poshtë do të gjejmë rrëfimin për Profetin Ibrahim, ku përmes paravolisë, ne marrim mesazhin se fëmijët janë fryt i Zotit.  Profeti Ibrahim kishte dy gra. Njëra ishte Sara dhe tjetra, Haxhar, e cila ishte egjiptiane. Ai iu lut Zotit që t’i jepte një djalë të mirë, në moshën 86 vjec. Allahu ia dëgjoi lutjen dhe u bë me djalë.

Paravolia rreth sakrificës njerëzore, ndershmëria e Profetit Ibrahim ishte kur ai u vu në provë nga Allahu duke u urdhëruar që të sakrifikonte të vetmin djalë të tij. Babai u konsultua me djalin rreth mesazhit dhe djali menjëherë e pranoi, nëse ishte dëshira e Allahut. Babai nuk duhet të hezitonte ta sakrifikonte atë. Kur djalin 14 vjeç e shtriu për tokë me sy mbyllur, Allahu e zëvendësoi djalin , Ismailin, me një dele. Të dy, Profeti dhe djali i tij, Ismaili, dolën me sukses nga prova e bërë nga Allahu. Mesazhi mbi të cilin është ngritur paravolia është ky:

Allahu e ndaloi Profetin Ibrahim që të sakrifikonte të birin. Kjo tregon që në Islam nuk lejohet sakrifica njerëzore. Fëmijë, të veja, nuk duhet të sakrifikohen në Islam.

Ose figura e Shejtanit është mjaft interesante në paravolinë  e mëposhtme:

“ Satani do të na afrohet nga e djathta në të majtë, duke u betuar se është këshilltari më i sinqertë” K. 7:21.

Kumti i kësaj shembëlltyre është ky:

Në mënyrë të pranueshme Satani, oponenti ynë kryesor në lojën e shokut është shumë i djallëzuar, duke pasur miliona vjet përvojë në manovra të ndryshme… Kjo nuk do të thotë që ne të dorëzohemi. Profeti Muhamed kurrë nuk u dorëzua. Ne duhet të jemi të vendosur në dominimin e Satanit, për të cilën ne kemi nevojë për një personalitet të fortë dhe stabël.

Një ajet Kur’an-or, thotë:“ Vërtetë ne u kemi sjellë njerëve shembuj në këtë kuran për çdo gjë, për t’ua vënë veshin.” Këtu parashkruhet në mënyrë mjaft të qartë funksioni i paravolisë, si shembuj perngjasues, me një strukturë gjuhësore koniçze dhe me pak fjali përmban argumentin dhe kumtin.Shembëlltyrat kuranore janë një arsenal mjaft i pasur estetik, për të ndjerë dhe kuptuar  atë që nuk e shikon, nuk e percepton apo nuk e kupton. Paravolitë janë lejtmotiv i ligjërimit estetik në kur’an. Për ta ilustruar këtë ide po japim ajetin e mëposhtëm:

“ Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i

Fuqishëm për çdo gjë!” (Sure “Kehf”,ajeti 45)

Në këtë shembëlltyrë Zoti e ka përkrahasuar jetën e njerëzve mbi tokë me ujin që zbret nga qielli; ai u jep jetë bimëve e pas një kohe të shkurtër jete, bimët vyshken. Mendojmë se pika më e bukur në këtë përngjasim, është se jeta është ujë dhe uji është jetë.

Paravoli ku jepet morali i frikës si porosi e drejtpërdrejtë:

“ Ose shëmbëllen me ata që, gjatë shtrëngatës nga qielli, shoqëruar me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, i mbyllin veshët me gishtat e tyre, për të mos dëgjuar ushtimën nga frika e vdekjes. Kështu, Allahu i ka nën kontroll mohuesit”. (Sure “Bekare” ajetet 17-19)

Kur paravolia indukton në fushën e alegorisë ajo merr një kuptim më të thellë për ta përthithur:

“ Mohuesit i shëmbëllejnë kafshëve, të cilat, kur i thërret dikush, dëgjojnë vetëm thirrje e zë, por s’kuptojnë asgjë. Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër e nuk kuptojnë asgjë”. (Sure “Bekare”, ajeti 171)

Nga pikpamja strukturore po vështrojmë paravolinë e mëposhtëme:

“Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj,ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin)edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm”. (Sure “Bekare”, ajeti 261)

Në këtë paravoli, përmes një paralelizmi figurative vihen përballë njerëzit që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugën e Allahut dhe bujku që mbjell një kokërr  dhe i qindra fishohet prodhimi.  Këtu përftohet kuptimi mbi fuqinë e Allahut Mirëbërës. Shëmbëllesa këtu është mjeti shprehës që qëndron si bazë e figurës së paravolisë.

Ndërsa e kundërta do të ndodhte në rastin e shpenzimeve që bëjnë jobesimtarët:

“Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk të lashtat. Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.” (Sure “Ali Imran:, ajeti 117)

Në këtë rast ku njeriu hyn në marrëdhënie me natyrën kemi një system simbolik që përbëjnë paravolinë. Në pak rreshta kemi personifikime, metafora metonimi dhe në fund mbyllet me porosinë si kumt për ta dëgjuar dhe për t’i përvetësuar: “Këta janë shembuj që t’ua vini veshin”

“ Ai i dërgon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij. Kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Ai i çon ato tek ndonjë vend i vdekur, ku lëshon shi dhe me anë të tij nxjerr lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Këta janë shembuj që t’ua vini veshin”. (Sure “A’raf”, ajeti 57)

Veçori dalluese tek paravolitë në Kur’an, vërehet një mënyrë unike e sqarimit të ideve, ku në mënyrën e të  shprehurit në strukturën e fjalive dallon nga shkrimet e shenjta në biblat e tjera. Në aspektin e ligjërimit ata percjellin mesazhe botëkuptimore dhe estetike,  si nevojë njerëzore për disiplinë frymëzim dhe energji. . Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli?

25. Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin.

26. Fjala e keqe është si pema e keqe me rrënjë të shkulura, e paqëndrueshme për ekzistencë. (Sure “Ibrahim: ajetet 24-26)

Paravolia kuranore estetikisht shkakton përgjatë ligjërimit, një reaksion zinxhir të moralit; nxit ndjenjë, përfytyrim, ndijim perceptim. Mesazhi paravolik themelor zakonisht qëndron tek kumti: s’ka fitore të njeriut, të jetës, s’ka sfidë dhe arritje që s’përfaqësohet nga fitorja morale. Njeriu në jetë realizon më mirë atë që beson më shumë.

S'KA KOMENTE