Me vullnet, punë dhe dashuri çdo gjë mund të arrihet

388

Nga Edison Balla

Student bulqizak në fakultetin politiko-juridik Universiteti Durrësit

“Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde”!E nisa me një shprehje të tillë nga  Elyari sepsee tillë është Bulqiza për mua. Është vendlindja që e dua shumë dhe më trishton pa masë me problemet e saj.

BUL2 Edison Balla studentDRU ndjeva shumë i emoconuar kur fillova të shkruaj këto radhë për mundësinë që po u krijohet bulqizakëve nga dalja në treg e një gazete të re, e cila nxjerr në pah veçanërisht vlerat e komunitetit tonë, evidenton problemet e tij të përditshme dhe bëhet frymëzim për të rinjtë dhe të rejat, burrat e gratë e kësaj zone, që të punojnë më shumë për të mirën e komunitetit dhe njëkohësisht të lidhen më shumë shpirtërisht me vendlindjen e tyre. Duke shpalosur ide dhe projekte të qëndrueshme për zonën dhe popullsinë e saj, secili nga ne i vjen në ndihmë vendlindjes dhe rrit dashurinë ndaj saj. E kam pritur me dëshirë të madhe këtë mundësi që u jepet bulqizakëve, ku një gazetë në emrin e tyre do të shndërrohet në një zë të fuqishëm për kërkesat dhe shqetësimet e tyre, por edhe për të përçuar vlerat e mrekullueshme të bujarisë, mençurisë dhe punës që karakterizojnë komunitetin tonë.

Që në fillim dua të shpreh mirënjohjen time për intelektualët që kanë themeluar shoqatën “Bulqiza”, e cila që në ditët e para të regjistrimit realizoi një ndër misionet e saj kryesore të parashikuara në statut, krijimin dhe organizimin e një gazete që të publikojë zhvillimet e përditshme në rrethin e Bulqizës, në çdo sektor të jetës shoqërore. Kjo dëshirë dhe ky frymëzim gjejnë vendin e duhur në terrenin e ri që kjo shoqatë atdhetare ka krijuar, me hapjen e kësaj dritareje, si burim drite dhe shprese për të gjithë pjesëtarët e komunitetit tonë.

Bulqiza, ashtu si Shqipëria në tërësi, është një vend i bekuar nga Zoti. Pasuritë e saj të shumëllojshme, mbi e nëntokësore, e bëjnë atë mjaft tërheqëse e të lakmueshme.Por pasuria e saj më e madhe janë banorët e saj fisnikë, të lidhur fort me vendin e tyre dhe të përkushtuar për të përçuar në një rreth më të gjerë shoqëror vlerat e tyre të çmuara, zakonore në veçanti e humane në tërësi.Por, për hir të së vërtetës, pavarësisht pasurive të shumta që ka zona, parimi i së mirës së përgjithshme që ne nuk reshtim së kërkuari çdo ditë nuk ekziston dhe për vite me radhë komuniteti ynë është privuar për të pasur mirëqenie ekonomike, dhe një jetë më të mirë.

Banorët e Bulqizës përballen sot me vështirësi të shumta ekonomike e sociale, ndërsa statistikat e dekadës së fundit në humbjet njerëzore, si shkak i keqfunksionimit në veprimtarinëe  nxjerrjes së mineralit të kromit, por edhe administrative, kanë qenë të mëdha. Informaliteti dhe shfrytëzimi barbar i resurseve natyrore kanë lënë gjurmë tek komuniteti, i cili kërkon rregulla, funksionim ligjor dhe në të mirën e të të gjithëve. Bulqiza dhe zonat rreth saj karakterizohen nga bukuri të mëdha natyrore, me mundësi të mëdha zhvillimi, por fatkeqësisht zona nuk është trajtuar nga politika të qëndrueshme zhvillimore nga pushteti qendror dhe ai lokal, duke e lënë komunitetin tonë të varfër dhe natyrën në mëshirë të fatit.

S'KA KOMENTE