Shoqata “Bulqiza” uron kryetarin e Bashkësisë Dibrane, Bujar Kapexhiu

Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bulqiza” mendon që të gjitha shoqatat me bazë popullsinë autoktone të Dibrës të funksionojnë si union në të gjitha rastet kur interesat janë të përbashkëta, si “Rruga e Arbërit”; “Ujrat e Radikës”; “Përpjekjet për liri”; “Vlerësimi i atyre që kanë bërë historinë”; “Projekteve zhvillimore”; “Tradita e kultura”, etj.

390

logo 02 pa backgShoqata Atdhetare-Kulturore “Bulqiza” uron zotin Bujar Kapexhiu për zgjedhjen e tij në krye të Bashkësisë Dibrane, dhe shpreh bindjen se kjo është zgjedhja më e mirë për të vitalizuar këtë Shoqatë me aktivitet gati mbi një shekullor.

Me rastin e 115 vjetorit të krijimit Bashkësia Dibrane, organizoi në mjediset e Akademisë së Shkencave, një akademi solemne.

Në këtë veprimtari, krahas anëtarëve të kryesisë së SHBD dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të SHBD, ishin të pranishëm, studiues, intelektualë, qytetarë, përfaqësues të artit dhe të kulturës, si dhe kandidati për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Dr. Halim Kosova. Në këtë takim, Kosova shprehu publikisht edhe rrënjët e tij dibrane, nga nëna.

Në këtë veprimtari u vlerësuan nga Bashkësia Dibrane me Certifikata Mirënjohjeje disa figura të artit, kulturës, shkencës, mjekësisë, ndërtimit, sportit dhe besimit me prejardhja nga Dibra e Madhe.

Ndër këto figura përmendim: skenaristi dhe regjizori, Gëzim Erebara; kompozitori Agim Krajka; dijetari dhe eruditi, Hoxhë Said Najdeni (Hoxhë Vokrri); doktori Azmi Dibra; aktori i njohur i skenës, Fadil Kujofsa; shkencëtari dhe matematicieni, prof. dr. Ylli Vejsiu; balerina e parë e operas, Mukades Erebara; patrioti Ibrahim Jegeni (Dibra); prof. dr: Hiqmet Gonxhe; mësuesi i populli, Moisi Tërshana; ing. Irfan Findo; specialisti i sportit dhe basketbollit, Astrit Greva; prof. i shkencave Juridike, Zejnullah Ballanca, etj.


Një rezyme të veprimtarisë së SHBD-së, përgjatë periudhës 2010-2015 u bë nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Saimir Shatku. Më pas, mbi risitë dhe të rejat më të funditmbi rrugën e shumëpritur të Arbrit foli z. Tefik Jegeni.  Ky material ishte përgatitur nga projektuesi i kësaj rruge, dr. Faruk Kaba. Ndërsa me temën për “Mbrojtjen e Radikës, sfidat dhe identitetin e saj”, hodhi dritë me fakte dhe argumente historik, shkencor, të marrëveshje ndërkufitare të viteve 1947;1958;1962; studiuesi Ing.Tefik Jegeni.

BUL2 foto3Për të pranishmit, shfaqi interes referimi i shkrimtarit dhe publicistit  z. Shpëtim Kodra, i cili foli për figurat kombëtare me prejardhje dibrane që përmenden në periudhën moderne në historinë dhe letërsinë shqiptare e atë europiane.

Me pas  referuar statutit të SHBD (neni 4) dhe funksionit të Kryetarit të Shoqatës, u votua me konsesus nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, përzgjedhja e Kryetarit me votim të hapur. Ndërsa si kandidaturë për të drejtuar Shoqatën u miratua me konsensus të plotë, ajo e anëtarit të Kryesisë së SHBD-së, prof. dr. Bujar Kapexhiu.

Pas zgjedhjeve,  z. Kapexhiu foli shkurtimisht. Ai tha se së bashku dhe me ndihmën tuaj, do të bëjmë aktivitete, ku do të  kënaqemi të gjithë.

Duke uruar z.Kapexhiu dhe gjithë Kryesinë e re të Bashkësisë Dibrane, Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bulqiza” sugjeron funksionimin si union të të gjitha shoqatave me bazë popullsinë autoktone të Dibrës.

S'KA KOMENTE