Skandali me ilacet,të dyshuarit boshatisën llogaritë para arrestit

88

TIRANË – Prokuroria sekuestron llogaritë bankare të Hysen Rocit i cili është nën hetim në cilësinë e administratorit të 4 farmacive të përfshira në skandalin e rimbursimit me receta fiktive të medikamenteve.

Për habinë e prokurorëve 4 llogarit e sekuestruara kanë rezultuar të boshatisura dhe në total në këto llogari ka vetëm 12 mijë lekë nga 56 milionë të cilat janë lëvruar nga fondi i sigurimeve.

Sekuestro ndaj llogarive bankare është vendosur 1 ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa pritet që ndaj Hysen Roçit të nis dhe hetimi pasurorë.

Hysen Roçi është nën akuzë sëbashku me ish-kreun e fondit për rajonin e Tiranës Pjerin Xhuvani, ndërsa sipas hetuesve skema fiktive e rimbursimit ka prekur dhe drejtori të tjera veç asaj të Tiranës.

Për skandalin e rimbursimit një ditë më parë dha dorëheqjen dhe kreu i fondit Astrit Beci, ndërsa brenda muajit qershor sipas prokurorëve pritet të mbaroj hetimi në rang kombëtar ku dëmi në buxhetin e shtetit përllogaritet në mbi 150 milionë euro.

S'KA KOMENTE