Letra prekëse e një burri pas 56 vitesh martesë

77

Një letër prekëse e postuar në rrjetet sociale ka ngjallur shumë reagime nga ana e ndjekësve, kur janë njohur me një rast ku burri dhuronte fustanin e bardhë të gruas me të cilën kishin jetuar 56 vite bashkë.

Kjo histori prekëse ishte përcjellë përmes një letre e cila ishte bashkë me fustanin e nusërisë, blerë vite më parë. Bëhet fjalë për nje dyqan bamirësie në Angli, e cila morri një fustannusërie në fillim të këtij muaji, ku bashkë me të ishte shkruar edhe një letër prekëse.

Personi që kishte dhënë këtë fustan, uronte blerësen që të kishte një jetë të lumtur, te njëjtë siç kishte pasur edhe ai me bashkëshorten. “Uroj që kushdo grua që do ta veshë këtë fustan, të kalojë 56 vite të lumtura me atë që do, ashtu siç i kalova unë.

Isha një njeri me fat që u martova me zonjën time”, kishte shkruar personi në letër. Fustani i stilit te vitit 1950, ishte në gjendje shumë të mirë, ndërsa është në shitje në eBay, dhe gjithe të ardhurat do të shkojnë për fondin e bamirësisë në Leeds.

S'KA KOMENTE