Vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës në Vajkal

285

Vajkali do jetë me rrugën e tretë të asfaltuar. Këto ditë ka nisur puna për ashaltimin e rrugës së Vajalit nga ana e bashkisë Bulqizë, Bëhet fjalë për sistemim-asfaltimin e një segmenti rrugor me gjatësi prej rreth 1.2 kilometra përfshirë edhe një urë lidhëse të këtij fshati me rrugën nacionale, me vlerë 15 milion lekë të reja.

Rruga përvecse shtresave të stabilizantit me zhafvor dhe asfaltit do të ketë edhe kanalet anësore të rrjedhjes së ujrave. Firma ndërtuese “Balla” shpk në administrim të Gëzim Ballës është tejet e angazhuar që punimet të mbarojnë në një kohë rekord dhe me cilësi.

S'KA KOMENTE