Beteja me krimin e organizuar, Çako takohet me Llallën

59

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako është takuar sot me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Qëllim i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve në luftën kundër kriit të organizuar, e në veçanti të korrupsionit.

Të dy palët ndanë mendime edhe për hapat e përbashkëta që duhet të hidhen për forcimin e luftës kundër krimit kibernetik, si dhe për një sërë hetimesh që të dy institucionet në bashkëpunim me njëri- tjetrin, pritet të finalizojnë.

Një rëndësi të veçantë në bisedën mes tyre pati dhe koordinimi më i mirë i veprimeve Polici-Prokurori, për hetimet ndërkombëtare ku grupet kriminale të krimit të organizuar përdorin si origjinë, tranzit apo destinacion vendin tonë.

Njëkohësisht Lalla dhe Çako ndan të njëjtin mendim për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteve policore dhe Prokurorisë me vendet e tjera, duke e vlerësuar si domosdoshmëri këtë bashkëpunim për të qenë të suksesshëm në këtë drejtim.

S'KA KOMENTE