E ardhmja e telekomunikacionit në Europë varet nga dixhitalizimi

77

Drejtori i liderit ndërkombëtar të telekomunikacionit Timotheus Höttges: “Deutsche Telekom është pjesë e arkitekturës për një të ardhme dixhitale”

E ardhmja e zhvillimit teknologjik europian varet nga suksesi i dixhitalizimit. Ky është mesazhi kyç që përcjell Drejtori Ekzekutiv i kompanisë lider në tregun botëror të telekomunikacionit Deutsche Telekom, Timotheus Höttges. “Gjithçka që mund të dixhitalizohet po dixhitalizohet,” u shpreh ai, duke shtuar se ata që dështojnë në sfidën e dixhitalizimit shumë shpejt nuk do mund të jenë më në treg. Grupi Deutsche Telecom, i cili është prezent në Shqipëri nëpërmjet AMC, investon çdo vit miliarda Euro për ndërtimin e rrjetit të tij në ndjekje të vizionit për të qenë lider i telekomunikacionit në Europë. “Rjetet janë baza e gjithçkaje. Ja përse ne investojmë më shumë se çdo kompani tjetër në këtë drejtim. Ne jemi pjesë e Arkitekturës për një të Ardhme Dixhitale për dizenjimin e të cilës po ndihmojmë në mënyrë aktive, për veten dhe për të tjerët”. Gjithashtu, standardi celular i shpejtësisë së lartë LTE do të arrijë shumë shpejt shpejtësi deri në 300 megabit për sekondë. Ndërsa,në rrjetin PAN Europian, Deutsche Telekom  po lidh rrjetet e një sërë vendesh, duke bërë të mundur ndërtimin e një rrjeti për korporatat ndërkombëtare për klientët biznes në vetëm 15 minuta. Një numër i madh partnerësh e mbështet këtë nismë të Deutsche Telekom duke bërë që kompania të dallohet nga rivalët e saj. Sipas Höttges, sipërmarrjet e reja veprojnë shumë më shpejt dhe më me fleksibilitet se kompanitë e mëdha. Duke iu referuar të dhënave financiare, Deutsche Telekom njohu të një rritje të jashtëzakonshme në vitin 2014, më shumë se disa vite të marra sëbashku. Grupi regjistroi një rritje të të ardhurave me 4.2 përqind, duke arritur kështu objektivat që i kishte vendosur vetes dhe duke shtuar vlerën për aksionerët e saj. Në këtë mënyrë, Deutsche Telekom i ofron aksionerëve dhe klientëve të saj një prespektivë afatgjatë dhe të sigurt.

S'KA KOMENTE