Gjykata, 9 vjet burg ish- Drejtoreshës së Arsimit Lushnjë

56

Gjykata e Lushnjës dënoi me 9 vite burg ish-Drejtoreshën e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku, ndërsa djalin e saj me 3 vite burg. Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Lushnjës për shpalljen fajtor të Liza Tabakut, ish-drejtoreshën Arsimore në këtë qytet, e akuzuar për veprat penale; “shpërdorimi i detyrës” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanat rënduese “më shumë se një herë” dhe “Duke shpërdoruar funksionin publik”.

Po ashtu, Gjykata ka dënuar edhe djalin e saj, shtetasin Xhonluko Tabaku, me 3 vjet burg, i akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanën rënduese “më shumë se një herë” parashikuar.

Ndërsa shtetasi Rigert Zeneli është dënuar me 1 vit burg, po për akuzën “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjykata ka dhënë vendimin pak ditë më parë, ndërkohë që hetimi dhe gjykimi për këta persona është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Procedura është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet në gjendjen që ishin në dosjen hetimore të Prokurorisë së Lushnjës.

S'KA KOMENTE