Vrasjet në Tiranë, për drogën e Camorra

236

Mentor Lufi (Doçi) dhe Besnik Sulku, dy kundështarët që u vranë të martën në Tiranë në një përplasje me armë me njëri – tjetrin, kishin qenë më parë ortakë. Dhe kishin punuar për llogari të grupit mafioz italian, Camorra. Zanafilla e atentatit që la dy të vrarë duket se është një rreng që Mentor Lufi i kishte bërë grupit mafioz, duke përdorur besimin e Sulkut. Ai u kishte marrë 20 kilogram kokainë me vlerë 1 milionë euro dhe nuk ua kishte kthyer. Droga ishte në pronësi të një prej bosëve të Camorras-s shkruan gazeta Panorama. Lufi besohet se e kishte shitur drogën dhe bosëve të mafias u kishte thënë se ajo kishte humbur. 19 dhjetorin e kaluar Mentor Lufi ra pre e një atentati pranë stadiumit Dinamo, pranë lokalit të mikut të tij Gerti Goxhaj, edhe ai i vrarë të martën. Dy plumba e goditën, por arriti të shpëtonte. Dyshohet se ndaj tij qëlloi Besnik Sulku. Dështimi i atentatit çoi në organizimin e një tjetër plani, atij të së martës. Për t’u siguruar që Mentor Lufi nuk do të shpëtojë Carmorra dërgoi në Tiranë një prej killerave të tij profesionistë. Salvatore Letizia kishte ardhur 5 herë në Shqipëri 2 muajt e fundit. Atij policia i gjeti edhe një foto të Lufit. Prokuroria e ka dërguar italianin në gjykatë nën akuzën e vrasjes për gjakmarrje, bashkë me dy nipat e Mentor Lufit, Markeljan e Klejvi Doç, që qëlluan mbi Besnik Sulkun. Nuk përjashtohet mundësia që kur akuza të ndryshojë kur të ngrihet zyrtarisht. Pjesë e përplasjes mes dy bandave është edhe vrasja e vëllait të Besnik Sulkut më 6 prill në Roterdam. Surim Sulku u ekzekutua me një plum në kokë në makinën e tij Smart, në një parkim në periferi të Roterdamit.

S'KA KOMENTE