Masakra në Tiranë, lihet në burg italiani i dyshuar si vrasës me pagesë

155

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin italian, Salvatore Leticia, i akuzuar për pjesëmarrjen dhe vrasjen e trefishtë, ngjarje që ndodhi në bulevardin “Zogu i Parë”, më 27 maj. Italiani Salvatore Leticia do të qëndrojë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve për masakrën e ndodhur në mes të ditës në bulevardin Zogu i Parë në kryeqytet, ku mbetën të vrarë tre persona.

Italiani dyshohet se është vrasës i paguar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Lufi, pasi dy të fudnit në hasmëri me njëri-tjetrin. E njëjta masë është kërkuar edhe ndaj dy të arrestuarve të tjerë, Markeljan dhe Klevis Doçi, të cilët kanë pranuar edhe krimin.

S'KA KOMENTE