Kush është italiani i Kamoras që erdhi të vrasë në Tiranë

169

Më fund ekzistojnë edhe provat. Policia e Tiranës ka gjetur pistoletën e tretë të krimit që u krye në afërsi të maternitetit.  Arma “Glock 17” u gjend e hedhur në një kazan plehrash pranë rrugës së barrikadave. Sipas policisë është tashmë e vërtetuar se ajo i takon Salvadore Letizias, italianit 33 vjeçar i cili kishte ardhur në Tiranë me cilësinë e një killeri me pagesë. Po si është kjo histori? Kush është ky italian që u gjend i fshehur në një hotel aty pranë pasi ishte larguar nga vendi i krimit? Pse kish ardhur ai në Shqipëri? A ka arritur krimi shqiptar të rekrutojë vrasës me pagesë nga përtej Adriatikut? Të gjitha këto pikpyetje e bëjnë edhe më interesant portretin e napoletanit Letizia.

Sipas të dhënave të deritanishme ai del i skeduar vetëm në dy raste në vendin fqinjë. Njëherë për armëmbajtje pa leje dhe një herë tjetër për plagosje. Por për të po hetohet gjithashtu për pjesmarrje në organizata mafioze. Auroritetet e vendit fqinjë e konsiderojnë atë si një nga kapot e një prej klaneve të kamoras të quajtur ‘picollo letizia’. Si i tillë ai ka flirtuar me arrestimin dy herë. Të parën ai arriti ti shpëtoje një aksioni policie në shkurt të vitit 2001, në të cilin iu vunë prangat 10 personave nga klani i tij. Mes këtyre të dhjetëve ishte edhe xhaxhai i tij, kamoristi i njohur, Armando Letizia, i njohur në botën e kriminalitetit apenin si organizatori i një seri vrasjesh për llogari të kamoras.

Herën e dytë Salvatores i janë vënë prangat në vitin 2007, për armëmbajtje pa leje. Por në të gjitha rastet ai i ka shpëtuar dënimeve të rënda dhe burgimit të gjatë.

Ai u përpoq të shpëtonte edhe këtë radhë në Tiranë. Por tre elemente kyç e tradhëtuan duke e bërë të pamohueshme pjesmarrjen e tij në krimin e të mërkurës ku mbetën të vrarë tre persona. Së pari fotografia e viktimës Mentor Lufi në portofolin e tij së dyti gjetja e revoles së hedhur në një kosh plehrash në rrugën e barikadave dhe së treti kamerat e sigurisë të një kazinoje pranë vendngjarjes. Të treja këto pista e bënë Salvadore Letizian të ndryshojë variantin e parë dhe të pranojë krimin. Tashmë autorësia e tij është e vërtetuar. E vetmja gjë që mbetet ende mister është fakti se si ka mundësi që kriminalitet shqiptar rekruton një Italian të Kamoras, për të kryer një vrasje?

S'KA KOMENTE