Përshëndetje bashkëqytetarë të Bulqizës !

80

Kam nderin si Kryetar i Bashkisë Bulqizë të percjell urimet e mia më të përzemerta në botimin e parë të  gazetës “Bulqiza” . Falenderime të veçanta për stafin e kësaj gazete për iniciativën dhe punën e paçmueshme të tyre në shpalosjen dhe promovimin  e vlerave të pafundme të këtij qyteti të vogël në hapësirë por të madh në kulturë, traditë, dituri e mirësi . Vlerat e atributet e një populli bujar dhe të edukuar që kanë trashëguar brez pas brezi në mënyrën më të denjë dhe fisnike traditën e Bulqizës.
I uroj gazetës një numër të pafundëm botimesh, në të cilat të pasqyrohen sa më denjësisht problematikat dhe arritjet në zhvillimin e vendit tonë.

I juaji
Myfit DURIÇI

S'KA KOMENTE