Përshëndetje dhe udhë të mbarë.

188

Është kënaqësi e madhe për mua që në moshën 85 vjeçare, në emër të moshatarëve të mi që kanë jetuar e kontribuar gjithë jetën në një krahinë shumë patriote, me njerëz të mençur dhe shumë bujar, me tradita të lashta atdhedashurie  dhe cilësi të larta fisnikrie, të urojë udhë të mbarë gazetën “ Bulqiza”.
Falenderoj nga zemra gazetarët, botuesit dhe nisjatorët e kësaj ndërmarrje të bukur për të botuar këtë gazetë, e cila shpresoj se do të bëhet së shpejti zëri i fuqishëm i djemve dhe vajzave intelektuale të Bulqizës së re,  e cila është jo vetëm thesar i madh i kromit, por  edhe i kulturës, etnografisë, historisë së lavdishme të të gjithë Dibrës dhe Shqipërisë në luftë kundër armiqëve shekullorë të trojeve tona. Edhe unë, megjithëse vitet më rëndojnë mbi supe do të përpiqem që të jap kontributin tim modest, në mënyrë që t’I transmetojmë brezit më të ri, tradidat më të vyera të kësaj treve të çmuar të zemrës së trojeve shqiptare, në të cilën kam kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Edhe një here ju përshëndes dhe udhë të mbarë!
Ymer Stojku

S'KA KOMENTE