Jehonë e fjalës së lirë

108

Si qytetar i Bulqizës i uroj numrit të ri të gazetës “Bulqiza” udhë të mbarë në vazhdimësinë e pasqyrimit të aktualitetit, për popullin tim të dashur, i cili më mungon prej më shumë se 15 vitesh. Gazeta “Bulqiza” le të bëhet një jehonë e fjalës së lirë, e pavarur dhe t’i shërbejë të mirës dhe shpresës, dijes dhe emancipimit, zhvillimit dhe të ardhmes. Personalisht ju përshëndes dhe ju uroj suksese të gjithë gazetarëve dhe stafit drejtues të gazetës, dhe si shkrues i shumë artikujve të numrave të parë të saj të vitit 1992, do të mundohem të shkruaj përsëri në të ardhmen, pavarësisht pozicionit që kam.
Përshëndetje dhe urime
Vebi Musta

S'KA KOMENTE