“Punë dhe dinjitet”, Durim Balla për Bulqizën

148

Durim Balla është kandidat për kreun e bashkisë Bulqizë, i  koalicionit opozitar “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, i kryesuar nga Partia Demokratike. Ai vjen nga shtresa e ish të persekutuarve politikë të regjimit komunist.
Është zgjedhur në krye të Degës së Partisë Demokratike, me një mbështetje  të gjërë.
Ka qenë kryetar i Komunës së Zerqanit, ku është shquar për drejtimin e saj me kompetencë e profesionalizëm dhe për përkushtim maksimal ndaj qytetarëve.
Ka kryer edhe detyrën e drejtorit rajonal të rrugëve në qarkun e Dibrës.
Në garën për kreun e  bashkisë Bulqizë ai hyn me premtimin se do të jetë non stop në shërbim të qytetarëve dhe se telefoni i tij do të jetë gjithmonë i hapur

Zoti Balla, cilat janë motivet e kandidimit tuaj për kren e bashkisë së Bulqizës?

Tashmë harta e re elektorale në lidhje me pushtetin vendor  bëri që qendra e re administrative të jetë Bashkia  Bulqizë. Themi harta elektorale  sepse kjo njësi administrative  do të përfshijë në teritorin  e saj,  pra Bashkia Bulqizë, Komunën Fushë Bulqizë, Komunën Shupenzë, Komunën Gjoricë, Komunën Ostren, Komunën Trebisht dhe Komunën Martanesh. Do të kemi një bashki të re me një përfshirje të tërë territorit të Rrethit të Bulqizës, ku përfshihen tërë trevat: Bulqiza, Gryka e Madhe, Gryka e Vogël, Golloborda  dhe Martaneshi.
Motivi im  për të kandiduar është të ndryshojmë  pamjen e Rrethit të Bulqizës sot  dhe të Bashkisë Bulqizë nesër. Të ngemë vlerat kulturore të tërë trevave  që  formatojnë Bashkinë Bulqizë, të ngremë vlerat  patriotike,  si  dhe të ngjallim  shpresen  tek  tërë qytetarët dhe banorët e Bashkisë së re Bulqizë, për  një  jetë më të mirë, për  një ekonomi më të zhvilluar, për një të ardhme më të sigurtë.

Ku konsiston platforma juaj elektorale?

Platforma elektorale ka në themel shërbimin  ndaj  qytetarit,  marrjen  e  mendimeve dhe të problematikave të veçanta për secilën  zonë, lagje, fshat, dhe gjetjen e zgjidhjeve të mundshme  dhe të  domosdoshme për të ardhur  në  ndihmë ekonomisë, së çdo banori, çdo qytetari.

Bulqiza në fokusin tuaj, problematikat dhe rrugëzgjidhjet?

Bulqiza sot ka shumë probleme që kërkojnë  zgjidhje, si në marrjen, thithjen e ivestimeve, ashtu  dhe  në  fushën  e  shërbimeve. Furnizimi me ujë të pijshëm i qytetit Bulqizë për gjatë 24 orëve, pastrimin nga plehrat, zgjerimin e vendeve publike, hapjen e tyre dhe vënien në funksion të qytetarit, ndërtimin e terreneve sportive për rininë, ndërtimin e vendeve publike, parqeve për të moshuarit, ndërtimin e qendrës kulturore, veçanërisht muzeut dhe biblotekës një këndvështrim të posaçëm,  mbështetja  dhe përkrahja e fëmijëve të minatorëve të vrarë në minierë, mbështetja dhe përkrahja e shtresave në nevojë, si me ndima ekonomike ashtu edhe nëpërmjet punësimit, mbështetje  dhe përkrahje armatës së rinisë në të gjitha  rrugët e punësimit,  mbështetje maksimale në fushën  e arsimit, zgjidhja njëherë e përgjithmonë e ujit vaditës të Vajkalit, zgjidhja njëherë e përgjithmonë e ujit të pijshëm për Vajkalin, ndërtimi e asfaltimi i rruges qytet i ri – Dragu – Fushë Bulqize – zyrat e komunës sot.
– Ndërtimi përfundimtar i ujësjellësit të Komunës Shupenzë,  ndërtimi e asfaltimi i rrugës Ura Serbinit-Qafë  Mollë,  mbështetje tërë familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
– Ndërtimi i ujësjellësit të Gjoricës, ndërtimi i rrugës Cerenec i Eper,  gjetjen  e mundësisë së zgjidhjes për ujë të pijshem dhe vadites;
– Ndërtimi e asfaltimi i degëzimit Qafë Radovesh – Ostren i Madh, proritet do të marrë ndërtimi i rrugëve të fshatrave të tërë Komunës Ostreni. Në mbështetje të  banorëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
-Ndërtimi i rrugës për në fshatin Kodra e Danit si dhe vënien në efiçencë të plotë të ujësjellësit të Fushë Bulqizës që vjen  nga Gurrat e Kaculit; mbështetje për punësim për të rinjtë.

Pse duhet t’ju votojnë  zgjedhësit e bashkisë së re të Bulqizës dhe cfarë u premtoni atyre?

Zgjedhësit e Bashkisë Bulqizë duhet të votojnë më 21 Qershor 2015 për administratorin e tyre, duhet të votojnë për ekipin tim, pasi do të jemi në shërbim të qytetarit non stop. Zyra e Bashkisë do të jetë zyra e qytetarëve, telefoni im do të jetë i hapur non stop. Do të votojnë për qytetarin e tyre, banorin e tyre, administratorin e tyre, i cili për 25 vite  rresht ju ka shërbyer, ju shërben  dhe do t’ju  shërbejë edhe në të ardhmen. Unë, kryetari i ardhshëm i Bashkisë nuk do shoh të majtë dhe të djathtë, por do të jemë në punë  dhe shërbim  pa dallim bindjesh politike, pa dallim zonash apo krahinash,  banorët e bashkisë do të jenë të barabartë për para meje.

S'KA KOMENTE