Bulqiza një nga vendburimet më të mëdha të kromit në botë

553

Gazetës “Bulqiza” i uroj një fillim të mbarë për të mirën e banorve të zonës së Bulqizës. I dëshiroj asaj të jetë dhe të mbetet një shtyp i pa varur që të pasqyrojë drejt shqetësimet dhe të mirat e qytetarëvet të Bulqizës dhe gjithë banorëve të rrethit.

Bulqiza është nga vendburimet më të medha të kromit në botë por kontrasti qëndron se në këtë vend me pasuri përrallore jeton një popullsi e varfër. Kjo ndodh sepse shpërblimi për atë punë të vështirë dhe të rrezikshme është shumë i vogël në krahasim me vlerën që ka. Kjo ka qenë kështu si gjatë regjimit totalitar komunist ashtu dhe gjatë kohës së sotme të tranzicionit demokratik.

Vendburimi i kromit të Bulqizës u zbulua nga italianët në vitin 1940 të cilët gjatë viteve të pushtimit fashist morën dymijë ton mineral kromi në sipërfaqe.

Në kohën e regjimit komunist, në vitin 1947 u hap miniera e Bulqizës e cila gradualisht në vitin 1959 u zgjerua për veç zonave të Bulqizës edhe me sektorët Thekën-Martanesh, Krastë e Batër deri sa më 1967 këto tre vendburime krijuan ndërmarrjen minerare të kromit Batër.

Bulqiza nga fundi i shekullit të kaluar së bashku me minierat e tjera të kromit prodhonte mbi njëmiljon ton mineral kromi në vit, duke zënë Shqipëria vëndin e dytë në botë.

Në fillim në minierën e Bulqizës u përdor sistemi i shfrytzimit me mbushje që u zbatua nga inxhinier Andrea Zeka por shpejt regjimi komunist e zëvëndesoi me sistemin e shfytëzimit me galeri nënkate, si eksperiencë nga minierat e qymyrgurit në Poloni. Qymyrguri, nëntokë gjendet në formë shtresash dhe nuk ka asnjë lidhje me shtirjen e trupave të mineralit të kromit që janë në formë damarësh dhe xhepash.

Sistemi me mbushje është kur pjesa e shfrytëzuar e mineralit mbushet me steril i sjellur nga jashtë. Ky system është më i sigurtë për jetën e puntorit. Ndërsa sistemi me galeri nënkate gjatë shfrytëzimit lihen disa këmba mbajtëse minerali të cilat nuk janë aqë të sigurta dhe ndodhin shembje e për rrjedhojë edhe aksidente.

Gjatë viteve të regjimit komunist miniera e Bulqizës shfrytëzohej me puntorë të detyruar që përbënin 2/3 e fuqisë punëtore kurse 1/3 ishin puntorë të lirë (zjarrmëtarë, brigadierë) si dhe puntorët mekanikë të reparteve ndihmëse.

Gjatë këtyre viteve miniera është shfrytëzuar kryesisht pa kryer investimet e nevojshme dhe kërkime e punime përgatitore gjë që teknikisht nuk është e rregullt.

S'KA KOMENTE