Talente të reja nga Bulqiza

128

Ajernisa Xhemali

   NENA (ese)

Engjëlli im mbrojtes dhe ylli më i shndritshëm i qiellit. Dora e saj e butë si petalet e mëndafshta të trëndafilit, ledhatojnë flokët e mia. Fjalët e saj të arta e të çmuara më çojnë drejt rrugës së duhur. Ninullat e dikurshme që buronin nga zemra e saj bën që gjaku në venat e mia të lëvizë me shpejtësi. Dora ime shtërngon zemrën  e saj të mrekullueshme. Sa herë depërtoj në sytë e saj imagjinata ime shkon përtej kufijve. E dua më shumë se gjithçka në këtë univers plot magji. Sa herë ngrej kokën lart në qiell edhe retë marrin formën e fytyrës së saj përrallore. Perla më e madhe e detit, brenda një guacke të vyer. Në këtë botë ka një dhe vetëm një engjëll, që është më e pastër se sa vesa e mëngjesit dhe më e  sinqert sa vete sinqeriteti. S’mund të shikoj dhe një pikë lot të rrjedhë në fytyrën e saj sepse më duket sikur po mbytem në të katër oqeanet e botës! Jam shumë e lumtur që kam një nënë si ajo dhe s’do e ndërroj me askënd, me të gjithë botën!

Eriola Boba – Xll A

ËNDRRA QË U SHUA

Gjithçka nisi si një ëndërr, ku dielli lëshonte një rrezatim të fortë si kristali. Ajo ishte si një bletëz e vogël që u turbullua nga aroma magjike e nektarit të luleve, e me një shkëlqim në sy, vraponte drejt aventurave misterioze. Për të, për të jetuarë, ishte si një lojë, ku letrat i luanin njerëzit. Papritur, bota u shemb dielli perëndoi, e qielli u errësua nga një shkëndijë e madhe goditi jetën e saj. E tani ëndrra e saj e bukur, u kthye në një makth të keq, si nje labirinth të thellë e të pafund. Dikush, dikush përfitoi nga pafajësia që kishte pushtuar zemrën e asaj vajze, ai ia rrënoi edhe ato pak themele të jetës së lumtur që ajo kishte nisur. Në atë moment, ajo u zgjua nga gjumi, që hapi sytë  dhe i tregoi se si ishte jeta e vërtetë. Një bote e egër, ku shpirti i njeriut është pushtuar nga ligësia, e cila si një djall prek dhe lëndon çdo engjëll që mungohet të zbukurojë ndonjë cep të ashpërsisë së saj. Çdo gjë ndryshoi, nga një fëmijë i vogel, ajo u kthye në një të rritur, që ndiente se po vinte fundi i aventurës së saj, e nuk mund të bënte asnjë sakrifice për t’a ndryshuar. E vetmja gjë, ishte të largohej sa më shpejt, e të mos prishte emocione që të tjerë kishin…
Para fundit ajo tha: “Mos të lutem, mos lëndo, jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë, e nëse diçka e keqe të ndodh, mos ia uro dikujt tjetër, por këshilloje që të mos takohet kurrë me të!

Fjoralba  Bici

E KAM TË VËSHTIRË TA PRANOJ…

S’e pranoj dot një jetë si kjo e imja,
Në mes të errësirës, e dua dhe unë një jetë si të tjerët.
Të paktën të kem dhe unë një jetë normale,
Të kem pranë njerzit që dua,
e jo ato  që jetën ta shkatërrojnë,
Që të bëjnë  të katandisem në vetmi.
Kam ecur gjithmonë me kokën prapa,
nuk  kam parë  drejt përpara, çfarë jeta më ofron.
Kam menduar se mos ndoshta një ditë
Çdo gjë do të ndryshojë,
ëndërrat ndoshta do realizohen një ditë
Nuk i humbas shpresat sepse bota rrotullohet,
Një ditë dhe për mua do të lindë një diell.

GENTIANA  KOLA

KAM FRIKË

Kam frikë nga e ardhmja ime,
Se mos më sjell ndonjë të papritur,
Që do të lëndoj pa masë zemrën time.
Kam frikë nga e shkuara,
Se nuk dua që të përsëriten gjërat e kaluara.
Kam frikë nga e bukura se mos zhgënjehem,
Kam frikë nga e keqja se mos trishtohem.
Kam frikë nga vetja,
Se ndoshta nuk do mundem ta kontrolloj nga gjithë këto vuajtje ..
Në total kam frikë nga çdo gjë e çdo kush …

ERNISA IMERI
Klasa 11-d

NËSE JETA….

Nëse një ditë do kërkosh vetminë,
Njerëzit jashtë mase të kanë  zhgënjyer.
Nëse jeta do të të kthejë krahët,
Je ti që shpinën asaj ia ke kthyer.
Pastaj do mendosh: “sikur të ishte ndryshe …”
E duam jetën kur i kemi të gjitha,
Kur na mungojnë bëhemi romantikë.
Jeta, një dallgë që  të përplas në breg,
Jeta, një zjarr që të djeg.
Në se jeta na ka bëre të tillë duhet të përulemi para saj
Dhe pengesë të mos bëhet frika jonë
Ta shohim në sy, trimërisht ta përballojmë.
Dikur kërkonim shumë sot edhe më shumë
Dhe i vafëri ka atë botën e vogël të mrekullueshme…..

Që  sa më pak të qajmë nga gabimet tona
Duhet të shkuarën ta lexojmë të pastër.
Atëherë ia vlen denjësisht të jetojmë
Dhe mjeshtërisht ta ndërtojmë të ardhmen…

Ramiz  Alia

Eh  jeta…

Sa  e  pakuptueshme  është   kjo  jetë:
Një  moment  përpiqesh
Një  moment  lëndohesh
Një  moment  gëzohesh
Dhe  një  moment  dështon
Prap  ngrihesh  në  këmbë
Çohesh , e po nuk ke se ç’beën
Ndryshe  nuk  ke se si
Kuptimin  jetes  t’ia  dish
Ankohet  shpirti  im
Brenda  meje
Kërkon  të  dijë  vallë …
Pse  ka  dhimbje  në  këtë  botë
Pse  njeriu  kërkon  lavdinë  e  tij
Pse  ka  dy fytyrësi,
Pse ?
Por, kësaj  psesë  time
Vete jeta  po  i vë  kufi…

Hipokrizia  e  te  qenurit  njeri

Sinqeriteti  i  masakruar  tek  zvarritet  rrugëve
Ku  mijëra  njerëz  kalojnë
Dhe  kjo  rrugë  hesht
Ky   vend  nuk  flet
Këmbët  e  dikujt  po  dëgjohen
Mos  janë  të  një  fëmije  të  braktisur
Që në jetë po vjen
Apo  të  një  të  moshuari të rraskapitur
Mos  janë  të  një  zonjushe  zemër  djegur
Apo   të  një  studenti  shpresë  vdekur
Heshtje  përsëri
Hipokrizia ec me emrin njeri.

Eridona Dauti

ATDHEU

Frymë merr e dehet si njeriu
Me muskuj si gunga të vargmaleve
Me mushkëritë e galerive të mineraleve
Me arteriet e gjakut të shinave e lumenjëve
Me nerva si te autostradave të shkëputura copë-copë
Me këngën e moçme të Edrenesë
Me tingujt e rrokut, e ritmit të kohës
Me ballin e mbeshtetur te dielli
Me zemren te besimi
Nxitojmë drejt teje, Europë!

Lime Skuka

DËGJO

Dëgjo instiktin
Ai të bën të veprosh
Dëgjo zemrën, ajo të thotë
kujt t’i besosh
Dëgjo shpirtin
ai të lë të fluturosh
Dëgjo mendjen
ajo të thotë vazhdo të mësosh
Dëgjo prindërit
ato s’të lënë që të gabosh
Nëse dëgjon vazhdo të mësosh
Nëse dëgjon të tjerët
ata të nxjerrin jashtë kësaj bote
Kështu pastaj kalon dhe jeta jote
Besoji vetes
dhe leri gjërat të ecin rrjedhshëm
Kështu do të jetosh jetën
dhe kurrë nuk do ta humbësh
shpresën
Armanda Gjoka

MË THUAJ…

E zhtyrë në mendime jam
Guximin që kërkoj se kam
E humba ditën që njoha arsyen
Tani e vetme vuaj të pakryerën
Mos vallë dhimbja ime
Ishte ilaç për shoqërinë
Mos ndoshta jam unë
Burgu i lirisë së tyre
Më thuaj, o zot
mos më ler të pres
se pritja e tepërt
le ëndërrat në mes
Më thuaj diçka
më bëj të harroj gjithçka
por a do mundë koha
të fshinte vuajtjet që lashë pas.

Dëshira Mera

ENGJËLLI  MBROJTËS

Ti ike nga kjo jetë
Më le të vetme në këtë botë
Të qenurit bijë e babait
Unë nuk e provova dot.
Se di çfarë ka rëndësi në këtë botë
Posti i një parlamentari apo një lot
Tani fotot kanë ngushëllim
Ato janë i vetmi kujtim
Pyes veten time
Si do të ishte jeta me ty!
A do ndryshonte ndopak
sikur të ishim bashkë të dy
Nuk e di çfarë ndjesi është
të thërrasësh “babi!”
Nuk e di se çfarë do të përjetoja
nëse një ditë me ty të jetoja.
Do të hap një tjetër kapitull
të shkruaj një fletë tjetër në librin e jetës
kështu do t’i them botës
ti je engjëlli im mbrojtës.

FABIOLA  BALA
KLASA: XI A

MURIN  DO  TA  SHEMB

Me  fjalët  e  hedhura  si  gur  ndaj  meje
ngrite  një  mur  ndarës, mur  të  madh,
nuk  ndërhyj  në  zanatin  e  muratorit
se  vetë  nuk  di  të  bëj  as  gardh .
Në  zemër  nuk  i  kishe  fjalët  e  rënda ,
po  goja  t‘i  nxorri  një  nga  një ,
kështu  ti  e  mbulove  fytyrën  vetë ,
mos  të  të  shoh  pas  murit  më .

Ç‘duhet  të  bëjmë  në  këtë  mes?
Po !  Hidhërimi  rëndë  peshon ,
do  ta  shemb  murin , pa  u  sforcuar ,
mosha  ime  më urdhëron .

Erjola Cani  Xll-C

NËNËS

O nënë – thirra me një zë të brishtë
disi të padëgjuar.
Përsëri, përsëri… por s’më dëgjon asnjeri
dy pika loti po më rrëshqasin
këto lotë nëne ty të përkasin.
Ty nënë, vajza po të thërret
se për ty ajo po pëlcet.
Ashtu siç lëshon dielli
rrezet e tij të artë
që ndriçojnë plot bukuri,
ashtu është zemra jote, o nënë
plot mall e dashuri !

Donisa Laçi

VARFËRIA

Nuk kanë, është e vërtetë
Por çfarë i shtyn ata që të
Mendojnë kështu,
jemi ne ata që gjykojmë,
jemi ne që të tjerët me veten i krahasojmë.
Nuk kanë faj ata që s’kanë
Ata që vdesin nga uria,
Ata që ngrin nga i ftohti,
Janë njerëz dhe ata .
Kujt i bën keq një fëmijë i vogël që endet rrugëve !?
Kush është ai njeri që dëshiron të vdes?
Por ç‘ti bësh varfërisë që jetën avash ta merr
Të këput dhe të ul në gjunjë, të detyron
Të bësh gjëra që as vetë si kupton
ulesh në një nivel që dhe jetën s’e meriton
varfëria…  ajo që të shkatërron.

VILSON  LAÇI

Fëmijëria

Kjo është bota me e çuditshme …
Me një milion befasira
me pesë kilometra dëshira
Më çapkën se unë s’bën më natyra
E kam kërkuar kahmos çelësin
ta çel këtë botë

Kam mësuar se si është bota
Endrra….dëshira….buzëqeshje….
Duke mësuar nga jeta  me nostalgji e nota
Jam bërë poet, hapat e mia i kam shkruar
Jam bërë matematikan vitet duke i numëruar

Por as të flas dhe as të hesht nuk mundem
U bëra sëpatë ta çaj këtë derë
Goditje më goditje tej mase ..Ohhh i mjeri unë
Për ty mendoj si doherë
Pastaj rri e mendohem shumë.

Hap sytë dhe përqark shikoj …

S'KA KOMENTE