•    Hapja dhe njohja me botën e qytetëruar, përshkallëzoi në mënyrë të shpejtë ngritjen drejt objektivit final të sportistit. Tek Ismaili, karriera përmbante ndershmeri e realizëm pa asnjë manipulim e përgënjeshtrim siç mund të arrijnë sukses disa njerëz të famshëm.

Ismaili, Bulqiza dhe Kombi.  Një trekëndësh mbi të cilin vërtiteshin mesazhe të fuqishme kombëtare,  morale dhe estetike.  Një intervistë emocionuese  në emisionin “Kontrata” nga S.Meçe. I kushtohej Ismail Ketës, kampionit të botës në sportin e boksit. Ismaili u rrit me lavdinë e Kombit, tani Kombi lartësohet edhe me lavdinë e tij. Kushdo ka simpati për njerëzit e shquar. Kjo ka qenë motoja njerëzore në shekuj. Madhështia që i përket akteve të mbështetjes tek vetvetja zakonisht shndërrohen në idol. Ismail Keta  nga Bulqiza, me një histori interesante edukimi dhe rritjeje. Njeriun e shpjegon historia e tij. Muza e historisë qe ndikuese në projektimin psikomoral të personalitetit të tij. Përgjigjen e jetës nuk e gjeti në libra, e zhvilloi vetë. Ai rrëfen hisori vetjake, mbresa, mesazhe, emocione… Gjëja më e rëndësishme në botën e vlerave të njeriut është shpirti aktiv. Ismaili u rrit dhe u edukua në një mjedis me nxitës mjedisorë ekstrem. Klima dimërore e ashpër e Bulqizës, me akujt dhe acarin që zgjat me muaj, me murlanin dhe suferinën që ngrejnë tornado pështjelluese përgjatë fushës, ku qëndrojnë të pashkulur nga toka, vetëm Gurët e Skënderbeut, kërkojnë të përgatitesh që fëmijë për një mbijetese sakrale. Tek Ismaili, fuqia fizike shkon në harmoni me fuqinë morale. Ata janë ene komunikuese që furnizojnë njëra-tjetrën. Krenaria kombëtare ishte stimuli nxitës. Ai ishte mjeshtër i qeverisjes së fuqive të tij fizike. Në rrethana konkrete do të ndërtonte njohuri dhe zgjidhje mbi skedulat e motricitetit me një këmbëngulje të pashembullt për t’u stërvitur. Këmbëngulja mund gjithshka thonë të urtët. Demokracia, çlirimi i lirive politike dhe shpirtërore, krijoj shanse të reja edhe për perspektivën konkuruese të Ismailit. Hapja dhe njohja me botën e qytetëruar përshkallëzoi në mënyrë të shpejtë ngritjen drejt objektivit final të sportistit. Tek Ismaili karriera përmbante ndershmeri e realizëm pa asnjë manipulim e përgënjeshtrim, siç mund të arrijnë sukses disa njerëz të famshëm. Duke u fokusuar tek familja, gjyshi, fshati, vështirësitë ekstreme emisioni gjeneron një mesazh paqendjellës që çliron energji dhe dritë shprese tek fuqia e suksesit të njeriut, thyerja e tabuve dhe afirmimi i të jashtëzakonshmes. Po. Ismail Keta është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, i rrallë, kampon bote, sportist me famë botërore. Intervista ishte një gjendje-premise që emetonte emocione estetike pozitive në kuadrin e të madhërishmes dhe bukurisë morale të qëndrimeve dhe vlerave që ndan protagonisti me audiencën…  Më tej, karshi fshatit Kocaj, vendlindjes së tij, vendi i luftërave legjendare të Skënderbeut, do të ishte modeli mendor udhëheqës në koshiencën e Ismailit.  Në galeritë e kromit, në shpat të malit do të shfaqej imazhi epiko-heroik  i minatorëve, karvani i të cilëve ngjitej në kollonat e puseve për të zbritur në nëntokë me kilometra, në kërkim për të nxjerrë nga barku i malit kromin e florinjtë, duke të ngjarë si heronj legjendash. Ky mjedis që bashkon legjendën me të vërtetën do të farkëtojë tek Ismaili vyrtyte të mëdha. Njeriu, në jetë, arrin atë që  beson më shumë. Ai tani është pedagog, mjeshtër, për studentët e tij.  Përgjërimi ndaj prindërve, paraardhësve të tij është aksesi i edukatës dhe ndërveprim i individit në mjedisin familjar, plot dashuri, mirënjohje dhe rivlerësim identitar. Ai është një mit, një legjendë e kohës sonë moderne që na frymëzon me shqiptarizëm, pikërisht tani kur kemi nevojë më shumë për të qenë vetvetja.
Dr.Hajri Mandri
Pedagog në Albanian University, Tiranë.

Ky kampion i madh e do Shqipërinë dhe e nderon flamurin më të bukur në botë. Faleminderit Ismail Keta, që na bën të ndjehemi krenar!

S'KA KOMENTE