Loja e futbollit ne Diber ka filluar te njihet rreth viteve 1923-1924, e sjelle nga djemte dibrane, qe mesonin ne shkolla te ndryshme te vendit, qe kur ktheheshin per pushime, merrnin edhe ndonje top me vete. Ne vitin 1928, me iniciativen e nxenesve qe studionin ne Internat “Dibra” per here te pare kane organizuar ne pushimet verore nje ndeshje futbolli ndermjet komunes se Homezhit dhe asaj te Maqellares, ne fushen e Cernenes. Ajo perfundoi 1-0 per Homezhin.

Ne vitin 1946, ne Zerqan shoqeria sportive “Flaka” ka patur 23 anetare efektive dhe 36 miq si dhe ka zhvilluar 87 ndeshje lokale. Gjate gjithe viteve 40-50, Homezhi dhe Shupenza kane marre pjese rregullisht ne aktivitetet futbollistike te kohes.

Ne vitin 1950, ndeshjet e kategorise se dyte ne futboll jane caktuar per te filluar me 30 prill. Ne Peshkopi do te takoheshin Peshkopia – Bulqiza dhe me 7 maj do te behej ndeshja e kthimit.

1951,  Ngrihet Keshilli Sportiv ne Minieren e Kromit.

Ne vitin 1954,

ï Ne muajin qershor eshte zhvilluar spartakiada lokale ku jane zgjedhur elementet per spartakiaden qendrore te qendrave industriale. Kane marre pjese 44 sportiste ne futboll, volejboll, terheqje litari dhe atletike (100, 800 dhe 1500 m).

ï Ne po kete vit, ne gusht ne Peshkopi eshte zhvilluar spartakiada e pare sportive e fshatrave te qarkut Diber. Ku kane marre pjese 60 sportiste te rinj nga Burreli, Peshkopia dhe Shupenza. Ne futboll: Shupenza – Peshkopia 2-0, Burreli – Shupenza 3-2.

ï Po ashtu ne shtator te ketij viti, eshte zhvilluar kampionati i qarkut Diber ne futboll. Ku kane marre pjese: Miniera e kromit “Fitore” e Bulqizes, “Spartaku” i Peshkopise, “Garnizoni” i Burrelit dhe “Puna” e Burrelit.

Ne vitin 1955,

ï Ne shkurt eshte zhvilluar ndeshja miqesore e futbollit; Vicishti – Boceva 3-0.

ï Ne korrik te ketij viti, ne Shupenze eshte zhvilluar spartakiada e rinise me pjesemarrjen e 135 te rinj e te reja. Morren pjese 8 perfaqesues te kolektivave fiskulturore te fshatrave, ku kooperativa Gjorice zuri vendin e pare.

ï Ne gusht u zhvillua spartakiada e dyte e qarkut ne Peshkopi, ku Shupenza zuri vend te dyte.

Ne vitin 1959, ne spartakiaden e bujqesise dhe qendrave te punes, morren pjese 6 kolektiva. Ne volejboll ne finale; Shupenza – Maqellara 2-0. Ne futboll; Shupenza – Maqellara 1-0.

Ne vitin 1960, ne spartakiaden e rrethit me pjesemarrjen e 7 lokaliteteve dhe 6 qendrave te punes, vendin e pare e ka zene Shupenza, te dytin Maqellara dhe ne te tretin, Muhurri. Per qendrat e punes ka fituar miniera e Bulqizes.

Ne vitin 1961,

ï Korabi merr pjese per here te pare ne kategorine e pare te futbollit. Ne ate kohe  ne rrethin Diber kishte 42 fusha volejbolli dhe 36 fusha futbolli.

ï Miniera e kromit Bulqize merr pjese rregullisht ne kampionatet e qendrave te punes dhe prodhimit.

ï Ne spartakiaden e ketij viti, ne maj – qershor, Shupenza renditet e para mes 6 lokalitetesh, ndersa miniera e Bulqizes e para mes qendrave te punes.

ï Ne maj te ketij viti, eshte zhvilluar spartakiada ne Bulqize, me pjesemarrjen e Minieres se kromit, NSHFP, Oficines, Gjeologjise dhe Repartit 301. Vendin e pare e zuri Miniera e Kromit.

Viti 1964:

ï krijohet ekipi i futbollit me emrin “Minatori” dhe me vone emrin e dites se hapjes se Minieres se Kromit “18 Shkurti”.

ï  Ne garat kombetare ka filluar te marre pjese pas vitit 1966 (fillimisht mes qendrave te punes dhe me pas ne kategorine e trete).

ï Rezultatet ne rritje fillojne nga viti 1972 dhe ne vijim, nen drejtimin e trajnerit te shquar Sabri Abdiu.

Viti 1966, krijohet Cirku Amator,  me iniciativen e Riza Gjetes, Ekrem Muces, Njazi Kocit, Sabri Gjetes, Selman Alla, Behar Gjeta etj. Cirku i Bulqizes arriti te jene nder trupat me te mira te vendit, duke dhene shfaqje ne te gjithe vendin. 

Viti 1968, Bulqiza merr pjese per here te pare ne kategorine e trete ne futboll.

Fut BZ1972Viti 1977, ne kupen e Republikes ne futboll, kooperativa Gjorice, ne eliminatore ka mundur Kukesin dhe Shkodren dhe eshte eliminuar ne cerekfinale nga Lushnja.

Viti 1978:

ï Futbollistet e Bulqizes kane bere nje prezantim te hijshem ne kampionatin e kategorise se dyte per te rinj.

ï Spartakiada e klases punetore eshte zhvilluar ne Bulqize ku SMT_ja e Peshkopise ka mundur Minieren e Kromit.

ï Skiatoret e e Klenjes me trajner Fadil Aline, jane shpallur kampione kombetare per femra.

Viti 1979:

ï Ne festivalin e 3_te kombetar te lojrave popullore, zhvilluar ne Peshkopi, Zerqani ka perfaqesuar rrethin duke zene vendin e trete.

ï Formohet Ekipi i mundjes ne Bulqize nga Mjeshtri i Sportit Qamil Muca dhe mjeshtri Rifat Duka, me dy ekipe pioniere dhe te rinj ne stilin e lire.

ï Mori pjese per here te pare ne Kampionatin Kombetar ne vitin 1980. Ne keto vite u aktivizua si trajner edhe Shefqet Karasani dhe Ivzi Muca.

Viti 1980-1981:

Ështe zhvilluar ne Bulqize, kampionati i mundjes se lire per te rinj dhe ne Ostren, per pionieret.

Viti 1982:

ekipi i mundjes per pioniere zuri vendin e dyte ne Kamp. Kombetar.

Nga nga vitet 1974 – 1982,

Antoneta Koci, kampione e vendit disa vite ne hedhjen e Gjyles dhe pjesemarrese ne disa gara nderkombetare.

Viti 1983, ekipi mundjes per te rinj zuri vendin e 6_te ne Kamp. Kombetar.

Viti 1984, per te tretin vit ne rrethin Diber jane zhvilluar gara hipizmi zonale ne Gjorice dhe Fushe-Cidhen.

Viti 1988, ekipi i mundjes per pioniere zuri vendin e 3-te, me trajner Rifat Duka.

Vlejne te permenden:

ï Xhafer Peti, kampion kombetar – Nderi i Mundjes Shqiptare,

ï Qamil Muca, disa here Kampion Kombetar, Mjeshter Sporti dhe nderi i Sportit Shqiptar.

ï Riza Gjeta, kampion kombetar (ish-boksier) dhe nderi i Mundjes Shqiptare

ï Izet Keta, kampion kombetar dhe nderi i Mundjes Shqiptare

ï Ferit Duka, n/kampion i vendit dhe fitues i kupes se republikes – trajner i suksesshem

ï Enver Kaci, fitues i vendit te trete dhe fitues i Kupes se Republikes, nderi i Mundjes Shqiptare

Qe nga vitet 90” me shume nderprerje ekipi i futbollit ka marre pjese rregullisht ne kategorine e trete. Trajneret dhe mesuesit e pasionuar si Sabri Abdiu, Tomor Shahini, Ilir Disha, Rami Hoxha dhe ne fund trajneri i licensuar nga FSHF, Hakik Cekici, jane munduar te ngrene futbollin ne Bulqize. Qe prej dy vitesh ekipi militon rregullisht ne kategori te trete, por per mungese terreni sportiv i mohohet kalimi ne te dyten. Ekipi eshte rregjistruar ne QKR dhe ka nje President. Ekipi ka nje marredhenie dhe bashkepunim shume te ngushte me pushtetin vendor. Gjithashtu ekipit i kane dhene ndihme nje numer biznesmenesh te nderuar.

Ne Ostren eshte riformuar Shoqata e Mundjes.

S'KA KOMENTE