Loja e futbollit në Dibër ka filluar të njihet rreth viteve 1923-1924, e sjellë nga djemtë dibranë, që mësonin në shkolla të ndryshme të vendit, që kur ktheheshin për pushime, merrnin edhe ndonjë top me vete. Në vitin 1928, me iniciativën e nxënësve që studionin në Internat “Dibra” për herë të parë kanë organizuar në pushimet verore një ndeshje futbolli ndërmjet komunës së Homezhit dhe asaj të Maqellarës, në fushën e Cernenes.Ajo përfundoi 1-0 për Homeshin.

Në vitin 1946, në Zerqan shoqëria sportive “Flaka” ka patur 23 anëtarë efektivë dhe 36 miq si dhe ka zhvilluar 87 ndeshje lokale. Gjatë gjithë viteve 40-50, Homeshi dhe Shupenza kanë marrë pjesë rregullisht në aktivitetet futbollistike të kohës.

Në vitin 1950, ndeshjet e kategorisë së dytë në futboll janë caktuar për të filluar më 30 prill. Në Peshkopi do të takoheshin Peshkopia – Bulqiza dhe me 7 maj do të bëhej ndeshja e kthimit.

 

1951, Ngrihet Këshilli Sportiv në Minierën e Kromit.

 

Në vitin 1954:

o   Në muajin qershor është zhvilluar spartakiada lokale ku janë zgjedhur elementët për spartakiadën qendrore të qendrave industriale. Kanë marrë pjesë 44 sportistë në futboll, volejboll, tërheqje litari dhe atletikë (100, 800 dhe 1500 m).

o   Në po këtë vit, në gusht në Peshkopi është zhvilluar spartakiada e parë sportive e fshatrave të qarkut Dibër. Ku kanë marrë pjesë 60 sportistë të rinj nga Burreli, Peshkopia dhe Shupenza. Në futboll: Shupenza – Peshkopia 2-0, Burreli – Shupenza 3-2.

o   Po ashtu në shtator të këtij viti, është zhvilluar kampionati i qarkut Dibër në futboll. Ku kanë marrë pjesë: Miniera e kromit “Fitore” e Bulqizës, “Spartaku” i Peshkopisë, “Garnizoni” i Burrelit dhe “Puna” e Burrelit.

 

Në vitin 1955:

o   Në shkurt është zhvilluar ndeshja miqësore e futbollit; Vicishti – Boçeva 3-0.

o   Në korrik të këtij viti, në Shupenzë është zhvilluar spartakiada e rinisë me pjesëmarrjen e 135 të rinj e të reja. Morën pjesë 8 përfaqësues të kolektivave fiskulturore të fshatrave, ku kooperativa Gjoricë zuri vendin e parë.

o   Në gusht u zhvillua spartakiada e dytë e qarkut në Peshkopi, ku Shupenza zuri vend të dytë.

 

Në vitin 1959

Në spartakiadën e bujqësisë dhe qendrave të punës, morën pjesë 6 kolektiva.Në volejboll në finale; Shupenza – Maqellara 2-0.Në futboll; Shupenza – Maqellara 1-0.

 

Në vitin 1960

Nnë spartakiadën e rrethit me pjesëmarrjen e 7 lokaliteteve dhe 6 qendrave të punes, vendin e parë e ka zënë Shupenza, të dytin Maqellara dhe në të tretin, Muhurri. Për qendrat e punës ka fituar miniera e Bulqizes.

 

Në vitin 1961:

o   Korabi merr pjesë për herë të parë në kategorinë e parë të futbollit. Në atë kohë në rrethin Dibër kishte 42 fusha volejbolli dhe 36 fusha futbolli.

o   Miniera e kromit Bulqizë merr pjesë rregullisht në kampionatet e qendrave të punës dhe prodhimit.

o   Në spartakiadën e këtij viti, në maj – qershor, Shupenza renditet e para mes 6 lokalitetesh, ndërsa miniera e Bulqizës e para mes qendrave të punës.

o   Në maj të këtij viti, është zhvilluar spartakiada në Bulqizë, me pjesëmarrjen e Minierës së kromit, NSHFP, Ofiçinës, Gjeologjisë dhe Repartit 301. Vendin e parë e zuri Miniera e Kromit.

 

Viti 1964:

o   Krijohet ekipi i futbollit me emrin “Minatori” dhe më vonë emrin e ditës së hapjes së Minierës së Kromit “18 Shkurti”.

o     Në garat kombëtare ka filluar të marrë pjesë pas vitit 1966 (fillimisht mes qendrave të punës dhe më pas në kategorinë e tretë).

o   Rezultatet në rritje fillojnë nga viti 1972 dhe në vijim, nën drejtimin e trajnerit të shquar Sabri Abdiu.

 

Viti 1966

Krijohet Cirku Amator, me iniciativen e Riza Gjetës, Ekrem Muçës, Njazi Koçit, Sabri Gjetës, Selman Alla, Behar Gjeta etj. Cirku i Bulqizës arriti të jetë ndër trupat më të mira të vendit, duke dhënë shfaqje në të gjithë vendin.

 

Viti 1968

Bulqiza merr pjesë për herë të parë në kategorinë e tretë në futboll.

 

Viti 1977

Në kupën e Republikës në futboll, kooperativa Gjoricë, në eliminatore ka mundur Kukësin dhe Shkodrën dhe është eliminuar në çerekfinale nga Lushnja.

 

Viti 1978:

o Futbollistët e Bulqizës kanë bërë një prezantim të hijshëm në kampionatin e kategorisë së dytë për të rinj.

o Spartakiada e klasës punëtore është zhvilluar në Bulqizë ku SMT_ja e Peshkopisë ka mundur Minierën e Kromit.

o   Skiatorët e Klenjës me trajner Fadil Alinë, janë shpallur kampione kombëtare për femra.

 

Viti 1979:

o   Në festivalin e 3 të kombëtar të lojrave popullore, zhvilluar në Peshkopi, Zerqani ka përfaqësuar rrethin duke zënë vendin e tretë.

o   Formohet Ekipi i mundjes në Bulqizë nga Mjeshtri i Sportit Qamil Muça dhe mjeshtri Rifat Duka, me dy ekipe pioniere dhe të rinj në stilin e lirë.

o   Mori pjesë për herë të parë në Kampionatin Kombëtar në vitin 1980. Në këto vite u aktivizua si trajner edhe Shefqet Karasani dhe Ivzi Muça.

 

Viti 1980-81

është zhvilluar në Bulqizë, kampionati i mundjes së lirë për të rinj dhe në Ostren, për pionierët.

Viti 1982

Ekipi i mundjes për pionierë zuri vendin e dytë në Kamp.Kombëtar.

 

Nga nga vitet 1974 -1982

Antoneta Koçi, kampione e vendit disa vite në hedhjen e Gjyles dhe pjesëmarrëse në disa gara ndërkombëtare.

 

Viti 1983

Ekipi mundjes për të rinj zuri vendin e VI në Kampionatin Kombëtar.

 

Viti 1984

Për të tretin vit në rrethin Dibër janë zhvilluar gara hipizmi zonale në Gjoricë dhe Fushë-Çidhën.

 

Viti 1988

Ekipi i mundjes për pionierë zuri vendin e 3-të, me trajner Rifat Duka.

 

Vlejnë të përmenden:

o   Xhafer Peti, kampion kombëtar – Nderi i Mundjes Shqiptare,

o   Qamil Muça, disa herë Kampion Kombëtar, Mjeshtër Sporti dhe nderi i Sportit Shqiptar.

o   Riza Gjeta, kampion kombëtar (ish-boksier) dhe nderi i Mundjes Shqiptare

o   Izet keta, kampion kombëtar dhe nderi i Mundjes Shqiptare

o   Ferit Duka, n/kampion i vendit dhe fitues i kupës së republikes – trajner i suksesshëm

o   Enver Kaci, fitues i vendit të tretë dhe fitues i Kupës së Republikës, nderi i Mundjes Shqiptare.

Që nga vitet 90″ më shumë ndërprerje ekipi i futbollit ka marrë pjesë rregullisht në kategorinë e tretë. Trajnerët dhe mësuesit e pasionuar si Sabri Abdiu, Tomor Shahini, Ilir Disha, Rami Hoxha dhe në fund trajneri i liçensuar nga FSHF, Hakik Cekiçi, janë munduar të ngrenë futbollin në Bulqizë. Që prej dy vitesh ekipi militon rregullisht në kategori të tretë, por për mungesë terreni sportiv i mohohet kalimi në të dytën. Ekipi është regjistruar në QKR dhe ka një President.Ekipi ka një marrëdhënie dhe bashkëpunim shumë të ngushtë me pushtetin vendor, kjo falë këmbënguljes së Kryetarit të bashkisë Z. Myfit Duriçi.Gjithashtu ekipit i kanë dhënë ndihmë një numër biznesmenësh të nderuar.

Në Ostren është riformuar Shoqata e Mundjes.

S'KA KOMENTE