Këtë vit pjesë e spektaklit “The Voice Of Albania” është bërë edhe një djalë i ri nga qyteti i Bulqizës. Ai është Ilger Alliu, 18 vjeç dhe studion në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë.
Ilgeri u bë pjesë e audicioneve të fshehta të “The Voice of Albania” dhe me performancën e tij ai bëri që të kthenin karrigen të katër trajnerët.
Katër trajnerët kanë vlerësuar me nota të larta performancën e shkëlqyer të të riut nga Bulqiza, i cili më pas zgjodhi që të jetë pjesë e skuadrës së trajneres Alma Bektashi. Ilgeri ka treguar se ai ka zgjedhur pikërisht skuadrën e Almës pasi i pëlqejnë sfidat dhe konkurrenca ndaj për të treguar talentin e tij zgjodhi edhe skenën e “The Voice of Albania”.
Para se të hynte në skenë për të realizuar performancën e tij, Ilgeri tregoi se muzika ka qenë një ndër pasionet e tij të hershme, por që nuk kishte gjetur forcë për ta shpalosur talentin e tij.
Për të realizuar këtë ëndërr i riu nga Bulqiza i ka besuar skenës së “The Voice of Albania”, dhe duket se ka bërë një zgjedhje të mençur, pasi vlerësimi ka qenë maksimal. Ilgeri ka kaluar me sukses edhe fazën e dytë që janë betejat mes konkurencëve dhe pret të garojë në fazën e tretë që është edhe më e rëndësishmja. Tashmë Ilger do të përballet me sfida të tjera në “The Voice of Albania” dhe e urojmë që të ecë sa më para duke kaluar nga sfida në sfidë dhe pse jo të jetë edhe fitues i “The Voice of Albania”.

S'KA KOMENTE