FAMILJA “RUSI” NË NJU JORK, NDERI I KOMBIT TONË

1495

Meqënëse konstatoj deformime diletantësh, kam detyrimin moral të sqaroj opinionin publik për prejardhjen e z.Selim Rusi, i biri i Turhanit me banim dhe punë në Nju-Jork.
Unë dhe Selimi jemi të së njejtës rrënjë, ndonëse nuk njihemi dhe as jemi takuar kurrë.
Në vitin 1986 unë kam lexuar në lidhje me prejardhjen e fisit “RUSI” nga një kandidate shkencash, po e fisit tonë, që tani nuk rron, por ka pasardhës dhe mund të gjejmë dokumenta që dëshmojnë prejardhjen e fisit “RUSI”.
Rreth 500 vite më parë nga Siçilia pë në Leskovik të Korçës….Më vonë shumica prej tyre kanë lëvizur në drejtim të Shkodrës, dhe aty mendohet të kenë qëndruar rreth 100 – 150 vite. Më vonë të gjithë janë organizuar dhe janë kthyer në vendin e tyre të origjinës, kryesisht në Siçili por edhe në Kalabri, (dhe tani fisi RUSI është i shtrirë thuajse në gjithë Italinë e Jugut. Këtë e kam kostatuar vetë në vitet që isha emigrant, 1993 -2001). Vetëm tre vëllezër kanë marrë rrugën dhe kanë lëvizur në drejtim të Dibrës. Njëri nga këto ështe ndalur në Homesh, Dibër; tjetri ka zënë vend në Dibër të Madhe nga buron edhe pasardhësi, Selimi. I treti është kthyer në Leskovik.
Po nga ky studim që posedonte zonja e cila kish gjurmuar arkivat e disa vendeve ku ishte prezent mbiemri RUSI, mësova se ata që sot janë me shumicë në Shkodër nuk janë autoktonë, por u ka mbetur ky mbiemer nga lagja me emrin “RUSI”, meqënëse këta ishin banuesit e parë të asaj mëhalle (lagje). Po nga ky studim evidentohej fakti se mbiemri RUSI është trasformuar në shumë mbiemra të tjerë, ku pasardhesit trashëgonin emrin e babait si mbiemër, si në: TASHA, ZENELI, KURTI etj…..
Në lidhje me familjen në fjalë që padrejtësisht përgojohet, mbasi  tek ajo paska shkuar  Kryeministri aktual, di që është ndër të pasurat e Njujorkut. Madje z. Selim njihet si filantropisti më famoz atje. Kanë emigruar për Amerikë pas një kalvari të gjatë vuajtjesh në Dibër, rreth vitit 1970.  Është për t’u theksuar se kjo familje shquhet për ndjenja të larta atdhedashurie dhe humane. Në Dibër të Madhe, Turhan RUSI së bashku me tre djemtë kanë investuar për ndërtimin e një spitali shumë të sofistikuar për sëmundjet e grave,  ku i gjithë populli dibran, por edhe vendet perreth u janë shumë mirënjohës, pasi të gjitha ekzaminimet bëhen falas. Në muajin shtator të vitit të shkuar kam lexuar në Gazetën “ILLIYRIA” (organ i diasporës në Njujork) se edhe znj.Clinton, kandidate për Presidente në zgjedhjet e radhës, këtë vit, ka startuar fushatën e mbledhjes së ndihmave pikërsiht tek kjo familje,(RUSI)…
Ja edhe një tjetër kuroizitet. Vërtet përflitet për “DEKA”, por aty është një pronar që edhe unë e njoh, sepse kam 15 vite që zhvilloj bisnes, 200 metra në krah të Kompanisë “DEKA”…..por nuk kam dëgjuar se aty paska lidhje Familja RUSI. Të dashur miqtë e mi! Me bashkëkombas si Selim RUSI, dy vëllezerit e tij e babain Turhani, ne duhet të krenohemi, jo vetëm se kanë investuar miliona dollarë, siç thamë për spitalin në Dibër, por sepse kanë ndihmuar me mijëra patriotë në Amerikë dhe aktualisht kanë me mijëra shqiptarë të punësuar në firmat e tyre mjaft të suksesshme atje. Ata janë nderi dhe krenaria, ajka e kombit tonë dhe si të tillë nuk e meritojnë nëpërkëmbjen dhe as politizim të historisë të bizneseve të tyre. Labirinthet e jetës së tyre të mundimshme meritojnë vëmendje, si një shembull i mirë për t’u admiruar dhe ndjekur.

S'KA KOMENTE