Kur janë bashkuar dibranët kanë bërë mrekullira. Madje siç thuhet nëpër legjenda “Po të shembej Stambolli, dibranët do ta ndërtonin përsëri!”. Ndoshta dhe këto sentenca janë pikënisja e nismës se Shoqatës Atdhetare Partitoke “Bulqiza” për të krijuar Unionin e Shoqatave Mbarëdibrane, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, Dibër, lezhë, Durrës etj.  Jetëzimin e kësaj nisme, kreu i Shoqatës “Bulqiza” e nisi me takimin e ngrohtë e miqësor me Prof.Dr.Bujar Kapexhiun, kryetar i Shoqatës Bashkësia Dibrane. Një takim, ndoshta spontan, por ku u gjet mirëkuptimi i plotë për domosdoshmërinë e krijimit të Unionit të Shoqatave Mbarëdibrane, pikësëpari për të unifikuar qëndrimin për ato çështje madhore që shqëtësojnë Dibrën dhe dibranët.

MESAZHE INKURAJUESE NGA DISA SHOQATA

Pas mirëkuptimit dhe përcaktimit të orientimeve bazë me Prof.Kapexhiun, Kryesia e Shoqatës “Bulqiza” u dërgon një Letër të Hapur Kryesisë së Shoqatave: “Bashkësia Dibrane” Tiranë, “Lidhja e Intelektualëve Dibranë”, Shoqatës Kulturore-atdhetare  “Elez Isufi”,  “Nisma Dibrane”, “Votra Dibrane”, “Çidhna dhe Kastriotët” , “Golloborda” dhe  “Martaneshi”. Dhe reagimet e para nga drejtues të këtyre shoqatave janë inkurajuese.
Zoti Hyzen Repa, shpreh gatishmërinë e tij, dhe beson në mbështetjen e nismës nga Shoqata “Çidhna dhe Kastriotët”, me kryetar z. Muhamet Bitri. Gjithsesi z.Repa mendon se më parë duhet bërë një plan bashkëpunimi.
Nisma e Shoqatës “Bulqiza” për krijimin e Unionit të Shoqatave Mbarëdibrane është vlerësuar dhe mbështetur edhe nga Shoqata e Ekspertëve Mjedisorë më qendër në Bulqizë. Kreu i kësaj shoqate, Ing.Danjel Bica vlerëson domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe kordinimit sipas qëllimeve dhe objektivave të çdo shoqate, me qëllim optimizimin dhe rritjen e fuqisë sonë duke ngritur zërin dhe lobuar fort mbi vendimmarrësit për pranimin dhe realizimin e projektit infrastrukturor jetik për rajonin tonë, mbrojtjen e pasurive natyrore (Tokë, Ujë, Ajër, Pyje etj) që po shkojnë drejt shkatërrimit, pasi një menaxhim i mirë sjell përfitime ekonomike, Rrugën e Arbërit, rritjen e përgjegjësisë institucionale ndaj komunitetit.

S'KA KOMENTE