GËZIM ALPION: INJORIMI POSHTRUES I DIBRËS NGA SHTETI DHE POLITIKA, I PAPRANUESHËM

289

Një letërkëmbim të frytshëm ka patur kreu i Shoqatës “Bulqiza”, Bashkim Lami edhe me Gëzim Alpion (University of Birmingham, United Kingdom). Ky personalitet i njohur dibran, me vlera të vyera mbarëkombëtare, megjithëse nuk banon në Shqipëri shpreh mbështetjen e tij morale për çdo iniciativë që ndërmerret për propagandimin e vlerave dibrane dhe për zhvillimin e Dibrës.  “Së bashku me disa intelektualë dibranë ne po lobojmë intensivisht për Rrugën e Arbërit dhe nuk do të pushojmë së trokituri në dyert e qeverisë deri sa të na dëgjojnë. Kjo nuk është e lehtë pasi arroganca e pushtetarëve ka kohë që nuk sfidohet dhe në të shkuarën kushdo që ka folur në emer të shoqërisë civile, me sa duket e ka bërë këtë edhe për qëllime personale.  Ne jemi ndryshe pasi po u kërkojmë dibranëve të na përkrahin duke i siguruar se ne nuk do të trokasim kurrë në dyert e tyre për vota”,-shprehet ndër të tjera z.Gëzim Alpion. Duke mbështetur nismën për krijimin e Unionit të Shoqatave Mbarëdibrane, profesori i nderuar shpreson që me idealizmin tonë të infektojmë brezin e ri që ta kuptojnë sa më herët se kush nuk kërkon të drejten nuk ka shumë arsye të luaj viktimen.
“Ne gjithashtu besojmë në fuqinë e dialogut dhe nuk ofendohemi kur politikanët në Tiranë apo ndonjë deputet dibran na injoron apo përfol. Për ne ka rëndësi Rruga e Arbërit dhe për këtë çështje nuk do të pushojmë së lobuari edhe sikur kjo të kërkojë përkushtim me vite.
Për ne, injorimi poshtrues që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet Dibrës nga shteti dhe klasa politike është i pa pranueshëm”,-përfundon letërn e tij Gëzim Alpion. Ndërkohë ai kërkon bashkërendimin e punës për të nënshkruar peticionin për Rrugën e Arbërit, duke  ftuar sa më shumë miq dhe kolegë të bëjnë të njejtën gjë.

S'KA KOMENTE