DREJTUAR:
Kryesisë së Shoqatës  “Bashkësia Dibrane”  Tiranë
Kryesisë së Shoqatës  “ Lidhja e Intelektualëve Dibranë” Tiranë
Kryesisë së Shoqatës  “Elez Isufi”  Tiranë
Kryesisë së Shoqatës  “Nisma Dibrane”  Peshkopi
Kryesisë së Shoqatës  “Votra Dibrane”  Dibër e Madhe
Kryesisë së Shoqatës  “Çidhna dhe Kastriotët”  Tiranë
Kryesisë së Shoqatës  “Golloborda” Tiranë
Kryesisë së Shoqatës  “Martaneshi” Tiranë

Shoqata “Bulqiza” vlerëson të gjitha përpjekjet e deri sotme për thithjen e investimeve që zhvillojnë krahinat e vendlindjeve tona, por mendojmë se zëri i dibranëve nuk ka qenë në lartësinë e duhur për t’u dëgjuar nga pushtetarët dhe ne dibranët nuk e kemi gjetur veten me qëndrimet tona të pa unifikuara. Dibranët ndjehen të zhgënjyer nga mos zbatimi i premtimeve të dhëna kohë pas kohe nga të gjithë pushtetarët e niveleve më të larta të qeverive në këto 25 vite.
Shoqata “Bulqiza” mendon se për të nxitur zhvillimet në krahinat dibrane e më gjërë, është e nevojshme një organizim i ri i të gjithë dibranëve për të qenë më të bashkuar dhe më këmbëngulës në kërkesat tona, ku si fillim për vazhdimin e punimeve të “Rrugës së Arbërit” dhe më pas, të problemeve të tjera që janë me shumë interes për dibranët e më gjërë.
Shoqata “Bulqiza” u propozon të gjitha shoqatave që ushtrojnë veprimtarinë e tyre të lidhur me viset dibrane, si vijon:

1-. Të krijojmë “Bashkimin e Shoqatave të Dibrës” që të funksionojë si UNION për të gjitha problemet madhore të komunitetit dibran e më gjërë.
2-. Secila shoqatë të vazhdojë të funksionojë në zbatim të programit e statutit të saj dhe me përfaqsuesit e saj të paraqesë në “Bashkimin e Shoqatave të Dibrës” qëndrimin lidhur me problemet madhore të komunitetit të të gjitha krahinave të Dibrës.
3-. Kryesia e “Bashkimit të Shoqatave të Dibrës” të organizojë shpalljen e qëndrimit të unifikuar me të gjitha format e mënyrat demokratike, si peticione, rezoluta e protesta.
4-. Secila kryesi shoqate që bën pjesë në “Bashkimin e Shoqatave të Dibrës”  të paraqesë propozimet e saj lidhur me qëndrimin e përbashkët ndaj problemit që kërkon zgjidhje.
5-. Komisioni Nismëtar  i  “Bashkimit të Shoqatave të Dibrës”  të  shqyrtoj e miratoj projektin e aktmarrëveshjes dhe rregulloren e organizimit e funksionimit të këtij bashkimi pa cënuar programet e statutet ekzistuese të shoqatave që mbështesin këtë nisëm.

Kryesia e Shoqatës  “Bulqiza” Tiranë

Nr.prot.  1/2016
Tiranë, më  01.02.2016

S'KA KOMENTE