Gjetan Keta është shpallur nën/kampion bote për titullin Interkontinental për federatën WBC, pasi ka mundur boksierin turk, Tugaj Uzun, i cili është dorëzuar në raundin e 4.
Mbrëmja spektakolare e 19 shkurtit 2016 në “Asllan Rusi” është mbyllur me ndeshjen e shumëpritur Gjetan Keta dhe turkut Tugaj Uzun.
Gjatë këndimit të himnit tonë kombëtar është shpalosur edhe një flamur gjigant kuq e zi.
Ndeshja me 12 raunde nga 3 minuta për titullin Interkontinental për federatën ËBC ka nisur mirë nga boksieri Keta, që është hedhur me njëherë në sulm.
Por turku Uzun qendroi gjatë gjithë kohës në mbrojtje duke detyruar Ketën që gjuante nga jashtë dhe poshtë kokës.
Gjatë raundit të dytë këta është hedhur përsëri në sulm që në disa raste ka gjetur hapësirën e dhe ka kryer disa gjuajtje të pastra në fytyrë.
Boksieri turk ka pasur si strategji që të mbrohet gjithë kohën dhe me dinakëri të gjuaj në befasi Ketën.

Dinastia “KETA” “pushton” Ballkanin
I stërvitur nga trajneri kampion bote në kikboks, Jonny Ismail Keta, ekipi i tij na dhuroi të premten në darkë (19 shkurt 2016) një spektakël madhështor në “Asllan Rusi”.
Fitore historike e nënkampionit të botës Mike Gjetan Keta përballë kundërshtarit turk, por edhe e boksierëve, tashmë kampionë Europe, Ferit Keta e Kristian Prenga, përballë kundërshtarëve serbë e grekë. Këta djem janë krenari kombëtare.
Ju lumte!!!
I lumtë edhe gazetarit dhe moderatotit të talentuar të këtij spektakli tyë paparë televiziv, Defrim Methasani, që s’resht së promovuari këta shqiparë me zemër të madhe, por dhe mendjendritur, siç u shfaq sërish Ismail Keta në disa intervista televizive…..pas kësaj fitorje historike…
Kolegu dhe miku im i ngushte, Methasani, me të drejtë ndjen krenari legjitime, për faktin që ka folur, motivuar dhe mbështetur djem të talentuar, fitues si Sajmir Peti, Fabjan Gjonaj, Ilirjan Brahja, Ferit Keta e mbi të gjitha dy kampionë të rinj, njëri europe në kikboks, Kristjan Prenga dhe superkampionin, ‘’Tajsonin e bardhe’’, kampionin e ri intrekontinetal, Mike Gjetan Keta. Ndaj dhe e falenderon përzemërsisht Defrimi mikun e tij, trajnerin e suksesshem Jonny Ismail Keta, që na dha këtë mundësi për të folur ship, për heronjtë e një Shqipërie europiane…

Legjenga e boksit Ismail Keta dhe kampioni në kick boks Kristjan Prenga ‘Qytetar nderi i Mirditës’
Kampioni i Evropës në kick boks Kristjan Prenga dhe trajneri i tij Ismail Keta janë nderuar në Mirditë me titullin “Mirënjohje e qytetit”. Ky vlerësim ka ardhur nga bashkia e Mirditës si një nderim për sportistët të cilët po e prezantojnë vendin tonë denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare.
Qindra qytetarë të Mirditës, nga të gjitha moshat kishin tejmbushur sallën e Qendrës Kulturore të Mirditës, për t’u përshëndetur me Kampionët, djalin mirditas Kristian Prenga, dhe vëllezërit Ismail e Gjetan Keta,të cilët përmes sportit emocional Kikboks dhe Boks, i kanë dhënë emër të nderuar jo vetëm trevave nga vijnë si Mirdita dhe Bulqiza, por gjithë kombit.
Publiku i shumtë për minuta të tëra ka shpërthyer në ovacione me hyrjen e kampionëve. Kryetari i bashkisë Mirditë Ndrec Deda është i bindur se edhe titulli kampion bote në kick boks do të jetë për ngjyrat kuq e zi dhe Kristjan Prengen.
Ndërsa ka pranuar emocionet që të përcjell një vlerësim i tillë, për trajnerin Ismail Keta të rinjtë duhet të jenë pjesë e sportit pasi do te ishte zgjidhja më e mirë për ta. Prania në sallën e mbushur me qytetarë të Mirditës ka qenë më emocionuese se vetë sfida në të cilën u shpall kampion Evrope. Ky është përjetimi i sportistit 26-vjecarit Prenga ndërsa nderohej me titullin “Mirënjohje e qytetit” të Mirditës me motivacionin e ndermit të ngjyrave kuq e zi dhe si promovues i suksesshëm i Mirditës dhe Shqipërisë, në arenën ndërkombëtare.
Këta sportistë të mrekullueshëm, sot janë të shoqëruar nga gazetarë të mirënjohur miq të Mirditës, Tefta Radi dhe Dëfrim Met’hasani. Të jesh kampion kombëtar kërkon shumë djersë, shumë sakrificë, shumë përkushtim. Ata kanë lartësuar jo vetëm emrin e vendeve nga vijnë, Bulqizës, Dibrës e Mirditës, por kanë lartësuar emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe do ta lartësojnë akoma më shumë.

Përshëndetje të veçantë solli dhe gazetari sportiv Dëfrim Met’hasani, pjesë e fortë e këtij organizimi, i moderuar nga drejtori i kulturës Gjergj Marku. Gjithashu përshëndetje solli dhe gazetarja e njohur e ekranit shqiptar Tefta Radi.
Vallet e krahinës dhe këngët e Gjin Donës, përcollën mjaft emocione për publikun dhe kampionët, të cilët u shprehën se “jemi ndjerë më me shumë emocione se në ring”.
Kryebashkiaku Dedaj shtroi dhe një drekë për kampionët, ku dhe është diskutuar për bashkëpunime të mëtejshme, madje dhe ndonjë organizim special në Mirditë, në fushën e boksit.

“Nderi i Shoqatës Atdhetare Kulturore BULQIZA”
Vetëm tre ditë para përballjes së madhe,  vëllezërit Ismail e Gjetan Keta u vlerësuan me titullin “Nderi I Shoqatës Atdhetare Kulturore BULQIZA”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kreu iI Shoqatës, Z.Bashkim Lami u akordoi kampionëve këtë titull, me motivacionin “Për qëndrimin patriotic e human në të gjitha garat sportive të kick-box profesionist, si garues dhe si trainer në Gjermani, Shqipëri dhe në botë, duke mbajtur titullin e lartë të kampionit botëror”.

S'KA KOMENTE