KESHTU TA SHKRUASH HISTORIKUN E LANÇL TE DIBRES!

-NGA BISEDA E HAXHI LLESHIT ME HISTORIANIN KRISTO FRASHERI, 16 KORRIK 1982-

134

H.Lleshi: Unë për historikun e Dibrës kam biseduar me disa shokë. I thashë sh.Haki Toska, Kriston e kemi pasur në Dibër gjatë luftës dhe e njeh ai këtë zonë. Ne na intereson se ai mund ta bëjë mirë këtë punë. …Nuk e kam fjalën se del emri im për këtë luftë.
K.Frashëri: Tani ka ardhur koha.
H.Lleshi: Tani duhet bërë kjo punë, është detyrë, por duhet edhe pasion. Po nuk bëmë ne për Dibrën e Madhe kush do ta bëjë ? Pse jugosllavët do ta bëjnë ? Kishin bërë një film për Ibe Palikuqin sikur ajo kishte dashuruar dhe jo luftuar. Po kur bëmë ne një emision , ngaqë patën frikë se mos u dilte e vërteta në mejdan i bënë shumë zhurmë televizionit tonë, që të mos e shihnin andej.
K.Frashëri: Kam qenë një muaj në shtëpinë e Ibe Palikuqit. Si motër e kisha. Edhe këmishat ajo mi lante.
H.Lleshi: Ata të gjitha i mohojnë. Tërë aktivitetin e Brigadës së 18. Ne luftuam atje. Maqedonasit mezi u bënë vetëm 50 vetë. Kurse ne ishin një brigadë e tërë. Kur erdhi Miladin Popovici i thashë: More Miladin , ja si janë maqedonasit, na e dhanë fjalën dhe nuk erdhën në Sofracan. E thotë vetë populli i Dibrës së Madhe, ju na keni cliruar. Kështu që ti do të bësh një punë me vlerë të madhe.
K.Frashëri: Unë mendoj se do ta bëj në rregull punën, do të punoj në orët e lira.
H.Lleshi: Do të bësh një punë shumë të dobishme dhe të mirë.
K.Frashëri: Shokët e ngarkuar si Sula (Baholli) e të tjerët ato materialet që kanë duhet ti sjellin. Nga shtatori mendoj se do të ja fillojmë sistematikisht. Besoj se do të më lehtësojnë tek puna ime.
H.Lleshi: Edhe sh.Enver e bëri të qartë tani, do të hiqen shumë gënjeshtra, servilizma, subjektivizma…. Ata Camajt përfunduan kriminelë lufte, por nuk  duam ti hapim këto deftere. Prandaj nga këto ruaju.
K.Frashëri: Unë jam historian dhe do ti them ashti sic i thotë historia. Unë do të ruhem, por edhe ju më ruani.
H.Lleshi : Të shikojmë anën pozitive të luftës sonë dhe të heronjve. Kështu p.sh Elez Isufi luftoi kundër turqve, malazezve, la nam kundër serbve.
K.Frashëri: Është figurë e madhe. Dibra ka katër heronj të Luftës NCl , por nuk ka asnjë më përpara. Përse ? Ka figura të shquara Dibra qysh më përpara.
H.Lleshi : Gjithë jetën ka luftuar ai, më 1920, 1924 dhe vazhdimisht. Në Dibër u bë rezistencë e madhe ndaj regjimit të Zogut. Ai hyri në Tiranë, Bajram Curri erdhi deri afër Krujës, ndërsa Halit Lleshi erdhi nga Elbasani. Elez Isufi e mbylli me nder. ….
(Flet për fisin e vet)…
Bisedo me popullin, me masën, të dalë sic është e vërteta, të mbështeten në dokumenta.  ….
Dibra qe e para në Veri. Të parët e filluam ne, që në prill të vitit 1941. Kështu pra mos u merr me Camet se të gjithë tradhëtarë ishin , gati të gjithë.
Me 3000 forca e bëmë Stalingrad Dibrën e Madhe ku ishin mbi 10000 gjermanë. Populli luftoi trimërisht. …
Historinë nuk e bëjnë individët, por populli. Duhet patur kujdes me të vërtetën. Ja  në ato “Yjet e pashuar”  ka shumë gënjeshtra. …
K.Frashëri: Figurat do ti shikoj si historian.
H.Lleshi : Po ata kanë miq.
K.Frashëri: Pavarësisht
H.Lleshi: Po të paktën ta kenë mbyllur me nder…
I kanë bërë këngë Ejup Camit sikur të ishte hero. …Po kush e thotë këtë: Agim Hila, që bën hile. Shkon një herë Pavllo Gjidede në Dibër dhe shkruan për Ahmet Camin, me një dorë mbante plagën dhe me tjetrën luftonte. Ore Pavllo, i thashë, po pse shkruan kështu ? Duhet patur kujdes me të shkruar se nganjëherë ja ngopin kot. …Pra lufta e Dibrës duhet të dalë mirë. Luftën këtu nuk e bënë maqedonasit, as serbët, as malazezët. E bënë dibranët…..
K.Frashëri: Ka vecori lufta në Dibër.
H.Lleshi: Kemi luftuar atje katër ditë dhe katër netë. Tërë populli ishte me ne. Me gra dhe fëmijë. Asnjë nuk ishte kundër nesh.
K.Frashëri: Është e vështirë ta nxjerrësh luftën e Dibrës së Madhe
H.Lleshi: Këtu është zotësia jote, ta nxjerrësh. Tempo e Tito donin që të bënin shtet të përbashkët, por ne nuk pranuam…

(Publikuar nga gazeta “Minerva” www.minerva.com PDF sipas proces verbalit te mbajtur ne Presidiumin e Kuvendit Popullor me date 16.07.1982)

S'KA KOMENTE