Ymer Stojku 40 vite, punë e përpjekje në dobi të qytetarëve

237

Një analist i vëmendshëm që i trajtoi me objektivitet e realizëm ngjarjet e njerëzit në disa botime dinjitoze
Në analet e historisë së Dibrës dhe veçanërisht asaj të Bulqizës zë vend nderi edhe personaliteti i Ymer Stojkut. Jo vetëm si një nga drejtuesit më të shquar të ish NFP e nga pushtetarët vendor më aktivë e më afër shqetësimeve të qytetarëve, por edhe si një analist i vëmendshëm që i trajtoi me objektivitet e realizëm ngjarjet e njerëzit në disa botime dinjitoze që mbajnë autorësinë e tij.
Ymer Stojku lindi në vitin 1930 në fshatin Okshtun i Madh të rrethit të Dibrës në një familje me tradita atdhetare. Vitet e para të fëmijrisë së tij i bëri në Fshatin Okshtun, Gjoricë dhe Lubalesh . Shkolla e parë për të qe oda dibrane ku u njoh me idetë përparimtare të Hoxhë Moglicës, i cili frymëzonte brezin  e  rime  dëshirën për të marrë dije dhe arsim. Me gjithë kushtet e vështira të kohës, ai mësoi shkrim e këndim në mënyrë autodidakte. Babai i tij Zylifi punonte mjeshtër murator në Tiranë dhe Krujë, duke kaluar në shumë familje të këtyre zonave si mjeshtë ndërtimi, ai sillte vazhdimisht në familjen e tij idetë përparimtare të kohës, sidomos të atij brezi që po organizohej për t’i bërë  rezistencë pushtimit fashist Italian. Që në moshën e adolishencës Ymeri ra në kontakt me partizanët e Çetës së Dibrës dhe u aktivizua si korier partizan në krahinën e Zerqanit, Shupenzës dhe Okshtunit, duke kaluar disa herë situata mjaftë të rrezikshme, por me shumë zgjuarsi dhe shkathtësi, gjithëmon i dërgonte letrat në destinacion pa rënë asnjëherë në sy të pushtuesve.
Pas çlirimit të vendit qe nga të parët që shkoi vullnetar me brigadat e rinisë  Dibrane në aksionin e rinisë për ndërtimin e Rrugës Kukës – Peshkopi, ku u dallua si veprimtar shoqëror  dhe aktivist i shquar në aksionin kombëtare kundër analfabetizimit.
Në vitet 1948 -1949 kreu shërbimin ushtarak ku mësoj makinën e shkrimit, duke qënë gjithmonë pranë shtabit të ushtrisë të ganizonit ushtarak të qytetit të Shkodrës. Për aftësitë  shumë të mira në kryerjen e detyrave ushtarake i u propozua që të punonte në ushtri, por ai pas përfundimit të ushtrisë, kreu shkollën e mesme për teknik ndërtimi dhe u emrua përgjegjës i Sektorit të Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe Urave nga Shupenza deri në Steblev. Më pas kreu me sukses kursin e kuadrove të rinisë në Tiranë dhe filloj punë si instruktor të Komitetin e Partisë të Shupenzës dhe Peshkopisë.
Në vitin 1960 transferohet në Bulqizë në detyrën e përgjegjësit të ekonomisë ndihmmëse të Ndërmarjes të Furnizimit të Punëtorve të qytetit Bulqizë, sektor që u ngrit nga e para. Brenda një kohe shumë të shkurtët, ngriti sektorin e perimeve në Klos të rrethit të Matit në një sipërfaqe prej 5 hektarësh, kurse në Bulqizë ngriti fermën e lopëve të racës me rreth 50 krerë , duke arritur që brënda një kohe të shkurtër, të prodhonte perime, mish dhe qumësht për nevojat e banorëve të Bulqizës, duke punësuar mbi 100 punëtor, shumica gra të minatorëve. Njëkohësisht kryente edhe detyrën shoqërore si kryetar i këshillit popullor të lagjes Minatori të  qytetit të Bulqizës.
Më pas zgjidhet Sekretat i Këshillit të Qyteti të Bulqizës, në kohën kur Kryetar ishte Selim Isaku. Në këtë periudhë spikasin përpjektet e vazhdueshme për sistemimin e familjeve të reja në qytetin e Bulqizës, përpjektje për ndërtimin e objekteve të para social kulturore si spitali, shkolla 8 vjeçare dhe të mesme, kinoklubi minatori, kopshtet dhe çerdhet e qytetit, rrjeti tregtar, artizantati, rrjeti komunal e etj, U zgjerua në këtë periudhë qyteti i ri i Bulqizës mori formën e një qëndre të madhe punëtore të re social-kulturore, ku ishim grmbulluar shumë familje të ardhura nga fshatrat e Dibrës dhe kuadro nga gjithë  Shqipëria.
Ymeri ishte i përkushtuar për të kryer me devotshmëri detyrën për sistemimin e familjeve të reja, por dhe për përpjekjet për të lehtësuar punën e vështirë të minatorëve duke ndërtuar mardhënje të shkëlqyera me qytetarët e Bulqizës dhe të fshatrave për rreth.
Në vitet 1970 Ymeri dërgohet në kursin një vjeçar të shkollës së Bashkimeve Profesionale në Durrës, ku u dallua si një nga studentët më të mirë dhe më pas deri në vitet 1980 punoj në pusin Nr.1 të Minierës së Kromit dhe kreu detyrën e sekretarit të bashkimve profesionale, ku u shqua si veprimtar i dalluar shoqëror dhe mik e shok i pandarë i minatorëve dhe gjithë punëtorve të Bulqizës.
Ai kujton me respekt bashkëpunimin me inxhinjerët dhe kuadrot Niko Lulo, Jorgo Kola, Bujar Pata, Martin Cukalla, Jashar Dema, Nazmi Përkola, Zenel Durici, Dilaver Deda, Hamza Gurra, Refik Allushi, Ismail Losha, Ramazan Bega, etj, pasi përveç cilësive të larta individuale ishte edhe një kuadër i përgatitur që u jepte zgjidhje të butë të gjithë problemeve që lindnin, me shëmbullin e tij në punë dhe në shoqëri.
Më pas Ymer punoj në sektorin e mirëmbajtjes së motorave elektrikë të gadishmërisë, pasi në kushtet e minierës nuk duhej të mungonte energjia elektrike asnjë minutë.
Ymeri është martuar me Sanije Stojkun(Lala), vajzën e një patrioti dibranë, Musa Lala, që megjithëse luftoj deri në çlirimin e plotë të vëndit, rregjimi i kohës  e cilësoj antiparti e armik të pushtetit, një pjesë të represionit ra edhe mbi Ymerin, por populli i Bulqizës pavarsëisht kësaj e respektoj dhe vlerësoj gjithnjë veprimtarinë e tij.
Sanija, bashkëshortja e Ymerit punoj laborante në laboratorin e analizave të kromit ku ishte e papërtuar në punë dhe si nënë shëmbullore.
Ymeri dhe Sanija ishin bashkëshortë shembullor në qytet dhe lindën e rritën tre fëmijë, të cilët shkëlqenin në mësime dhe sjellje, duke qënë model në shkollë. Vetë Ymerri ishte admirues e mbështetës i punës së mësuesve duke marrë pjesë active në këshillat e prindërve ku fjala e tij dëgjohej me respekt pasi ai shpaloste shëmbullin e tij për edukimin e fëmijëve. Para urtësisë së tij afroheshin qytetarët duke biseduar probleme të vështirësive në edukimin e fëmijëve. Flutura ishte vajza e madhe që  mbaroi studimet në UT dhe ka punuar mësuese, përkthyese e sot është punonjëse në Ambasadën Franceze në Tiranë. Djali Bashkimi,  nga djemtë më të mirë të qytetit, jo vetë si punëtor por dhe futbollist i ekipit të futbollit. Vajza e vogël Majlinda u diplomua me rezultate të larta, juriste në UT. Ymeri lidhi miqësi në Bulqizë për Djalin e vetëm që e martoj me Valentina Begun, vajzën e Skënder Begut, një familje e njohur dhe me shumë tradita nga fshati Vajkal i Bulqizës.
Ymerr Stojku 40 vite jetë, punë e përpjekje, në vështirsi të mëdha, jo vetëm të punës por edhe të natyrës së egër të motit, ai u shqua si një ndër qytetarë që sakrifikonte gjithmonë për t’ju ardhur në ndihmë punëtorve, për t’u lehtësuar vështirësitë. Ymeri kurrë nuk u shkëput nga jeta dhe puna e minatorëve të Bulqizës ai shkroi mbi 68 shkrime në organet e shtypit, për jetën dhe veprimtarinë e minatorëve, qytetarve, si dhe traditat patrotike e atdhetare të këtyre trevave.
Ymeri ka botuar disa libra si “ Dibra në Vite”,” Kujtime nga Jeta”, “Mesazh Brezave”,’ “Bulqiza qyteti i thesarve të mëdha” etj, ku evokuon me shumë kopetencë përpjekjet e qytetarëve të zonave ku ka punuar e jetuar për të futur të renë përparimtare, për evidentimin e vlerave historike e njerzore të shumë personaliteteve të Dibrës e Bulqizës. Ai me shumë kujdes evidenton vlerat  atdhetare të popullit bujar të krahinave të Bulqizës që për 40 vjet priti e përcolli me shumë dashuri me qindra kuadro të rinj inxhinierë, mësues, ekonomistë e mjekë, nga gjithë rrethet e Shqipërisë, por edhe ideon përpjekjet që duhet të bëhen sot në kushtet e demokracisë që jeta e qytetarve të këtij qyteti me pasuri të mëdha të përmirësohet.
Ymeri është vlerësuar për dallueshmërinë e tij me disa dekorata e medalje për punë shembullore në të gjithë sektorët ku ka punuar e jetuar, dhe gëzon respektin e dashurinë e qytetarëve të Bulqizës.

S'KA KOMENTE