ÇETA PARTIZANE E GOLLOBORDËS

Me rastin e 73 vjetorit të formimit të Çetës së Gollobordës

370

Prill 1941. Mbi kodrat e Gjoricës patrullonte një aeroplan Italian. Studionte vendin, sepse pikërisht më 7 prill Italia do të sulmonte Jugosllavinë. Në atë kohë Dibra e Madhe ishte nën Jugosllavi sipas kufijve të vitit 1913.
Pikërisht në vendin që quhet “Fushë e Thatë” (vendi ku është zhvilluar beteja e përgjakshme kundër turqve të komanduar nga Hajredin Pasha) Ejup Cami dhe Sefer Cami me pushkë italiane hapin zjarr dhe rrëzojnë  një aeroplan italian në fushë të Gjoricës, aeroplan i cili mbështeste mësymjen e Divizionit “Firence”.
Kryengritja e parë kundër italianëve shënon 7 prillin 1941 në kodrat e Vanastranës  në orën katër të mëngjezit, dhe vazhdoi deri më 9 prill ku mbetën të vrarë 50 ushtarë italianë. Italianët vranë në kodrat e Gjoricës, mbi shtëpiat e Fisit Mera, më 7 prill 1941 mësuesin e Gjoricës dhe birin e Viçishtit, normalistin Fasli Cami.
Trupi i plagosur që dha jetë në shtëpinë e Kasem Halil Gjurës ishte prologu i kryengritjes që mori përmasa të mëdha dhe komandohej nga vëllai i Fasliut, kapiteni Ahmet Cami që kishte mbaruar akademinë ushtarake.Fashistët italianë u kundërpërgjigjën me arrestime, burgime e raprezalje.
U arrestuan Ejup Cami, Uke Cami, Musa Cami, Hidër Cami, Adem Cami, Lam Cami, Aqif Cami dhe Mexhit Lezi. Për këto të arrestuar u bë një gjyq ushtarak nga Gjykata ushtarake e Divizionit Firence, e cila dha dënim me pushkatim. U pushkatuan Ejup  Cami, Mexhit Lezi (nga Mazhica) dhe Musa Cami. Lapidari i tyre është në Fushën e Vanastranës në Miresh.Por fashistët nuk e lanë me kaq. Ata arrestuan dhe burgosin në një ditë në prill 1941 njëzetëenjë  burra të fisit Cami :arrestuan dhe burgosin në një ditë në prill 1941 njëzetëenjë  burra të fisit Cami :arrestuan dhe burgosin në një ditë në prill 1941 njëzetëenjë  burra të fisit Cami :
Ahmet  Cami, Uke  Cami, Dullë Cami, Adem Cami, Islam  Cami, Izet  Cami, Sulë Cami, Destan Cami, Rremë Cami, Shahin Cami, Tufik Cami, Dilaver  Cami, Ibrahim Buziu, Selim   Mjeshtri, Bexhet  Cami, Aqif  Cami, Hidër  Cami, Liman Cami, Taf  Cami. Rifat Cami, Hasan Cami.
Vdes në burg Dilaver  Cami. Dilaveri i Veliut, vëllai i Tafës,  ishte i ri në moshë dhe i fuqishëm. Por një ditë gjatë torturave ja përplasën kokën për çimentoje, në murin e betonit të birucës.
Ai dha direkt shpirt pasi goditja qe në tru. Drejtoria e Burgut dha njoftim se qe një vdekje natyrale dhe se Dilaveri ishte i sëmurë. Ne e dinim shumë mirë se atë e mbytën hetuesit fashistë me torturat e tyre çnjerëzore. Filluam të vihemi në lëvizje për tu liruar me çdo kusht. Dy herë kishim dështuar për tu arratisur si në burgun e Tiranës edhe në burgun e Burrelit.  Mblodhëm shumë para. Ahmeti porositi vëllain e tij Kurtin që kishte disa lekë mënjanë të vënë nga tregëtia që të sillte 300 napolona flori. Vjehrri i Ukes Ibrahim Hasa edhe ai tregëtar i vogël siguroi   150 napolona flori.  Na ndihmoi shumë miku ynë Beqir Valteri që ndërhyri për zbutjen e akuzës dhe marrjen e urdhërit të lirimit. Në fund të vitit 1942 u arrit lirimi nga burgu.

RIFORMIMI I ÇETËS PAS DALJES NGA BURGU FASHIST  

Themi riformimi sepse Çeta me bazë fshatin tonë ishte formuar dhe kishte vepruar që në prill 1941, ku u vranë 50 italianë. Pas pushkatimit të Ejupit, Musait dhe Mexhitit si dhe të vrasjes së Fasliut, burgosjes së 20 burrave të fshatit, çeta u asgjësua dhe u riformua pas daljes së burgut në maj 1943.
Me 14 maj 1943 unë me Ahmetin rrethohemi pranë shtëpisë sonë në Golevisht nga një grup xhandarësh të Post Komandës së Vendit. Ishte marrë vesh se ne ishim liruar nga burgu i Burrelit dhe tani fashizmi kishte nevojë për informim se çdo të bënim ne më tej. Më parë kishin pyetur nënë Pemen se ku është Ukja. Nana ishte përgjigjur se vetëm nandë muaj e kam mbajtur në bark e mandej ka shkue nga ka ditur vetë. Po ti mos u merr me gra e plaka por gjeji e merru vesh me to aq më tepër që jemi edhe miq, i ishte drejtuar një xhandari.
Në këto kushte ne vendosëm që të riorganizonim përsëri çetën tonë.
Uke Dan Cami ishte dakord për riformimin e çetës, por jo me Haxhi Lleshin, pasi sipas Ukes së Danit me Haxhiun ishte komisar Ahmet Jegeni i cili ishte shprehur hapur kundër nesh. Por Ahmeti tha se këto gjana nuk shihen në kohë lufte. Dhe kështu vendosëm që të riorganizonim çetën tonë me 25 maj 1943, çetë e cila njihet ligjërisht si Çeta e Gollobordës (Fjalori enciklopedik, botim i vitit 1985).
Ajo kishte në drejtim Ahmet Camin komandant, pasi Ahmeti ishte oficer me akademi ushtarake dhe me gradën kapiten, Spiro Velkon komisar, njeri i arsimuar në Normalen e Elbasanit, Hamdi Leshin zëvëndës komandant, nipin tonë dhe luftëtar që në vitin 1941. Nga ora 20.00 e darkës shkuam në Lubalesh tek Ali Kotili, ku qëndruam 24 orë dhe muarëm edhe dy partizanë. Prej andej shkuam në Smollik  tek Hoxhë Murgu ku qëndruam edhe aty 24 orë, prej andej në Tërnovë tek Haset ku morëm edhe aty dy partizanë. Kështu e plotësuam edhe numerikisht çetën tonë.

Në çetë mernin pjesë:
Ahmet Cami, Spiro  Velko, Hamdi Lleshi, Uke Cami, Qamil Lika, Mahmut Cami, Mahmut Dani, Esat Cami, Ibrahim Leci, Ibrahim Kotili, Remzi Kurtulla, Çup Duka, Shaqir Pali, Hazis Cami, Ramiz Murra, Mersim Murra, Hidër Manjani, Shaziman Meha, Selman Balla, Mete Duka, Ibrahim Lumi, Isuf Lika, Bajram Toçi, Mexhit Tola, Abaz Vargu, Murat Aliu, Xhezair Adili, Nexhip Duka, Nexhip Meçe, Ibe Palikuqi, Cen Lila, Lilë Hasa, Ibrahim Kasapi, Lutfi Skuka, Zenel Uka, etj.
Në Tërnovë u ballafaquam me çetën e Haxhi Lleshit ku ishte komisar Ahmet Jegeni. Ahmet Jegeni na akuzoi për nacionalista, por ndërhyri Zoi Themeli që stabilizoi situatën.
Pastaj Ahmeti u takua me Haxhi Lleshin. Pasi shkëmbyen disa muhabete dibre, Haxhiu tha se që të quheni çetë partizane duhet të kaloni në veprime luftarake. Më pas kaluam tek Hamit Hoxha në Okshtun, prej këtu në Trebisht tek Demir Isufi.

AKSIONET E PARA
Të nesërmen në të gdhirë organizuam aksionin e rrugës Strugë-Dibër ku shkatrruam 5 maqina ushtarake italiane dhe vramë 5 ushtarë e kapëm rob 10 ushtarë italianë.
Robërit i lamë të lirë më përjashtim të një ushtari italian me emrin Salvador që ishte kalabrez dhe shprehu dëshirën të qëndronte e të luftonte me ne. I dhamë një mitroloz të tipit “breda” Në Trebisht morëm 3 partizanë. Në Çerenec, pas takimit në shtëpinë e Adem Xhepës morëm edhe dy partizanë të tjerë. Në Shupenzë morëm tre partizanë , ndërsa në Homesh Hidër Manjanin e Ramis Manjanin. Në shtëpinë e Veli Zogut në Valikardhë bëjmë një takim me Çetën e Grykës së Madhe ku vendosëm për një aksion të përbashkët përsëri në rrugën Strugë-Dibër
Pas këtij aksioni , fashistët të ndihmuar edhe nga komanda e vendit dogjën fshatin Trebisht dhe bënë raprezalje në njerëz.

BETEJA E SOFRAÇANIT
Një kollonë e madhe me makina, kafshë dhe ushtarë italianë niset nga Dibra e Madhe në drejtimin Sofraçan-Bulqizë-Burrel-Krujë-Durrës. Në Sofraçan organizojmë pritën. Në veri të rrugës automobilistike vendoset çeta e grykës së Madhe dhe çeta e Grykës së Vogël, çeta e Gollobordës tek shtëpitë e Hoxhe, në krahun jugor të rrugës.
Zhvillohet një betejë e ashpër, rreth katër orë luftim ku mbetën të vrarë Kamber Xhafa dhe Mexhit Tola.
Forcave armike të cilat patën shumë të vrarë dhe të plagosur u erdhën ndihma të tjera nga Dibra e Madhe, bile edhe autoblinda, dhe u krijuan mundësinë për të vazhduar marshimin drejt  Bulqizës.

Dëshmorë të Çetës së Gollobordës
1. Ahmet   Cami  vrarë në luftën e Peshkopisë në tetor 1943.
2. Lilë  Hasa          vrarë në luftën   e  Peshkopisë  në tetor 1943.
3. Mexhit  Tola       vrarë  në luftën e Sofraçanit në gusht 1943.
4. Hamdi  Lleshi  vrarë në luftën e Dibrës së Madhe në nëntor 1943.
5. Spiro Velko  vdiq në Kampin e Prishtinës nga torturat (mësues i popullit).
6. Irfan  Qylafku vrarë në luftën e Dibrës së Madhe.
7. Salvatore, ushtar italian si dhe shoferi italian i autoblindës, vrarë në luftën e Dibrës së Madhe

Të plagosurit e Çetës së Gollobordës
1. Prokop Murra plagosur në luftën e Dibrës së Madhe
2. Hidër Manjani plagosur në luftën e Peshkopisë
3. Ibrahim  Lumi plagosur në luftën e Peshkopisë
4. Esat Cami  plagosur në luftën e Peshkopisë
5. Murat  Aliu plagosur në luftën e Dibrës së Madhe
6. Nexhip Melcka plagosur  në luftën e Dibrës së Madhe
7. Mersim Murra plagosur në luftën e Dibrës së Madhe
8. Bajram  Toçi  plagosur në luftën e Peshkopisë.
9. Lahim  Dullë     Cami  (partizan i Br. 18 )
10.Uke  Cami plagosur në  prill të vitit 1941, gjatë largimit nga pushkatimi.

Aktiviteti kryesor i çetës së Gollobordës
Aksionet e saj luftarakekanë  qenë në fshatrat Trebisht, Ostren, Radovesh dhe Viçisht. Ajo ka vepruar e vetme dhe me çeta të tjeranë kuadër të batalionit të Dibrës dhe më vonë në kuadër të Brigadës 18 deri në çlirimin e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë
-Dy aksione në rrugën automobilistike Strugë-Dibër
– Çlirimi i Trebishtit
– Çlirimi i Zerqanit
– Çlirimi i Ostrenit
– Lufta e Sofraçanit
– Dy luftërat e Dibrës së Madhe
– Lufta e Peshkopisë etj.
Pas  formimit të Br 18 Sulmuese më 18 gusht 1944 në Sllatinë të Dibrës , në kuadër të saj kjo çetë ka marrë pjesë në këto aksione:
– Rimarrja e Dibrës së Madhe
– Luftimet në Kala të Dodës
– Luftimet në kullën e Lumës
– Aksioni në Bardhoc të Kukësit
– Aksioni i Dragashit
– Aksioni i Morinës
– Çlirimi i Kukësit.

FORMIMI I BATALIONIT PARTIZAN TË DIBRËS, 26 KORRIK 1943
Mbledhja paraprake për rënien dakord për formimin e batalionit partizan të Dibrës, për vendin e organizimit dhe për komandantin  u bë tek shtëpia e Uruç Karasanit në Radovesh. Aty u vendos që vendi të ishte Gjorica e Sipërme dhe komandant Haxhi Lleshi.
Krerët e Parisë së Dibrës dhe fashistët u përpoqën të na ndalonin, duke u bërë presione popullit të Gjoricës, por toka  ku do të bëhej organizimi i batalionit  ishte pronë e Zenel Camit  dhe e pasuesve të tij, ishte kulla e Mahmut Camit, dhe për rrjedhojë askush nuk mund ta ndalonte. Influenca e Ahmet Camit, që jo rastësisht mbante edhe emrin e babait të Zenel Camit  ishte e madhe. Këtu një ndihmë konkrete dha edhe imami i Gjoricës, Sheh Latifi i cili kishte të falura katër hektarë tokë nga Cami. Në përbërje të batalionit ishin Çeta e Sllovës, Çeta e Grykës së Vogël, Çeta e Grykës së Madhe dhe një pjesë nga Çeta e Gollobordës, skuadra për ruajtjen e vendit të grumbullimit të batalionit, luftëtarë nga fisi Cami dhe nga Gjorica. Ceta e Gollobordes ka qene inisiatore dhe pjesmarrese ne formimin e Batalionit partizan te Dibres. Diten e krijimit te batalionit, ceta e Gollobordes ka qene ngarkuar, qe te siguroje e te ruaje territorin e Gjorices. Batalioni eshte formuar ne kullen e Mahmut Camit ne Gjorice. Kuvendi per krijimin e Batalionit te Dibres zgjodhi Shtabin e Batalionit me komandant Haxhi Lleshin, zv/komandant Esat Elez Isufin, komisar Njazi Islamin, zv/komisar Prokop Murren.
Diten e formimit te batalionit, Ahmeti u caktua perseri komandant i cetes se Gollobordes dhe anetar i shtabit te batalionit, ndersa Spiro Velko u caktua komisar.
Pa pjesmarrjen e cetes se Gollobordes, batalioni i Dibres nuk mund te krijohej ne ate fshat per shume arsye si te influences se Ahmetit, me gjithe ato lidhje farefisnore e miqesore, por edhe te mbeshtetjes se madhe qe kishim ne si cete tek populli, si rezultat i prestigjit qe kishim fituar nga aksionet luftarake, qe kishim kryer. Prandaj kushdo qe eshte perpjekur, qe te mohoje pranine e cetes se Gollobordes dhe inkuadrimin e saj ne radhet e batalionit te Dibres ne diten e krijimit te batalionit, nuk eshte realist dhe behet me qellime te caktuara, per te mohuar padrejtesisht luften e kesaj krahine dhe gjakun e derdhur nga deshmoret e kesaj zone.

Në komandë të batalionit u zgjodhën:
Haxhi Lleshi , komandant
Njazi Islami, komisar
Esat Ndreu , zv.komandant
Prokop Murra, zv komisar.
Partizanët e Çetës së Gollobordës u rreshtuan në batalionin e Dibrës dhe në Brigadën e 18 Sulmuese. Pas rënies dëshmor të Ahmet Camit, çeta mori emrin e komandantit të saj Ahmet Cami.

Çeta e Gollobordës
Golloborda jonë me halle
Për një krodhe kurbetlie
Golloborda jonë me male
Seç u bë pishtar lirie.

Çeta e saj mblodhi bijtë
Përmbi Drin, beteja e parë
Nga Stebleva në Viçisht
Dolën trimat vullnetarë.
Ahmetin e deshën shumë
Ndaj e zgjodhën komandant
Goja mjaltë e fjala punë
Qerpiku s’ju drodh një çast.

Komandant e komisar
Lidhur fort mish e kockë
Ndonëse Spiro ish korçar
Buzë Drinit rritur tok.

Nga aksioni në aksion
U hodh çeta me vërtik
Por një ditë në tetor
Komandanti ç’u godit.
Hidhen trimat vetëtimë
Pas teje o komandant
Dielli në mal flakërin
Flamuri valvitet mbi Korab

Lufton Çeta e Gollobordës
Luftojnë trimat si luanë
Në palën e skuqur të flamurit
Pjesën e gjakut ata kanë.

S'KA KOMENTE