Prof.Dr.Petrit Bara, për një Universitet Mjeksor të standardeve europiane

Prof. dr. Petrit Bara, “QYTETAR NDERI” i Bulqizës, Peshkopisë, Dibrës së Madhe dhe Tetovës – Kandidati për rektor i Universitetit Mjeksor

139

MJEK DHE PEDAGOG i PËRMASAVE NDËRKOMBËTARE

Ndryshimet në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës, pritet t’i sjellë një staf i zgjedhur me votë të lirë për drejtuesit më të shquar dhe më me vizion. Në këtë universitet deri më tani kemi patur një rektor të komanduar dhe zgjedhja e rektorit do të ndodhë për herë të parë. Një nga kandidatët është prof. dr. Petrit Bara, “QYTETAR NDERI” i Bulqizës, Peshkopisë, Dibrës së Madhe,  Tetovës dhe Zall-Dardhës. Një personalitet i shquar me integritet të lartë profesional në fushën e mjekësisë si për arritjet e tij akademike të cilat i dëshmon në volume të tëra shkrimore si tekste akademike të publikuara brenda dhe jashtë Shqipërisë, ashtu edhe për përvojën prej katër dekadash si mjek kardiolog dhe drejtues i përkushtuar, i cili reflekton një intuitë të rrallë intelektuale gjatë aplikimit të njohurive shkencore në situate praktike të shërbimit mjekësor kardiologjik.
Dr. Petrit Bara, me përkushtim të veçantë dhe humanizëm të thellë, përbën një shembëlltyrë të konstruktivizmit në fushën e dijes, i cili di të ndërtojë ide dhe zhvillime të reja në reformat e ndërmarra si në përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor, ashtu dhe në formimin profesional të gjeneratës së re të mjekëve dhe specialistëve që nesër do të jenë promotorë të arritjeve cilësore të fushës së mjekësisë. Reformat që dr. Bara paraqet në platformën e tij për Rektor të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, kanë në qendër kërkimin shkencor, zhvillimin kurrikular, metodologjinë e mësimdhënies, cilësinë e menaxhimit të shërbimeve përmes një sistemi inovativ, vetëqeverisja në liri akademike dhe autonomi financiare, rekrutim i personelit me procedura transparente konkurimi, konceptimi i ri mbi funksionimin e UM si qendër universitare teoriko-praktike, ku zgjidhjet vijnë si qasje konstruktive në bazë situate, motivim në të nxënë të studentëve dhe pedagogëve dhe lidhjeve ndëruniversitare me institucione homologe perëndimore.
Dr. Petrit Bara është vizionar dhe kreativ.  Këtë ai e tregoi më së miri në krijimin e fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të cilin e krijoi, e reformoi, dhe aktualisht është një fakultet me impakt publik kombëtar dhe ndërkombëtar nga ku diplomohen me një performancë të admirueshme qindra specialistë të shërbimit mjekësor. Studentë të shkëlqyer që dalin nga ky fakultet përformojnë  jo vetëm brenda vendit por edhe në vende të zhvilluara perëndimore. Ndaj Universiteti i Mjekësisë do të ketë një drejtim dinjitoz nëse do ta fitonte si rektor, prof.dr. Petrit Bara, një mjek dhe pedagog i përmasave ndërkombëtare, i cili me shpalljen e kandidaturës për rector, përbën një ofertë të re didaktike në drejtim të këtij institucioni të rëndësishëm të arsimi të lartë shqiptar dhe një shpresë se, aftësitë e tij drejtuese të provuara në një përvojë të gjatë, garantojnë cilësi dhe zhvillim. Për këto arësye besojmë tek aftësia, zotësia, shpirti dhe ndërgjegja reformuese e prof. dr. Petrit Barës.

Katër shtyllat e programit të rekorit të ri

Prof.Dr.Petrit Bara kandidon për postin e nderuar të Rektorit të Universitetit Mjeksor të Tiranës jo rastësisht. Ai ka një përvojë të suksesshme si Kardiolog, duke i qëndruar afër çdo pacienti, një eksperincë të gjatë si Shef i Urgjencave të Kardiogjisë, Profesor i Fakultetit të Mjeksisë, Shef i Shërbimit të Kardiologjisë. Dhe mbi të gjitha ai synon kreun e këtij universiteti, bazuar në përvojën drejtuese si Dekan ku obligimi kryesor i tij ka qenë themelimi dhe rritja e cilësisë të Fakultetit të sapokrijuar të Infermierisë.
Në 4 vitet e ardhshme Dr.Bara synon, që së bashku me kolegët e tij pedagogë të Universitetit Mjeksor, të themeluar tashmë, ta bëjë një qendër universitare të mirëfilltë. Ai beson fort se kjo mund të arrihet vetëm sëbashku me kolegët pedagogë, dukë qenë secili prej tyre një bashkëpunëtor i afërt i tij, që do kontribuojë me ide dhe përvojë, në këtë nismë, për të drejtuar Universitetin Mjeksor.
“Përvojat tona individuale, tanimë duhen të vihen në shërbim të një qëllimi madhor. Universiteti Mjeksor i Tiranës, unik në vendin tonë, duhet të arrijë vlerat më të mira të simotrave të tij, në Rajon, Europë dhe më gjerë“,-shprehet Prof.Dr.Bara. Ai vlerëson se në dekada, profesioni i nderuar i mjekut, ka çuar përpara cilësinë e jetës të qytetarëve në mbarë vendin. Ndërkohë, spitalet universitare, ato rajonale, si dhe qëndrat shëndetësore kanë qënë jo vetëm pavionet e QSUT, por edhe mjediset kërkimorë shkëncore të armatës së mjekëve. Parë nga ky këndvështrim, për rektorin e ardhshëm të Universitetit Mjeksor, profesorët tanë elitarë, disa prej të cilëve të përjetësuar në emrat e shërbimeve tona klinike universitare, kanë qenë dhe do jenë themeli dhe frymëzimi i tij për këtë projekt madhor.
“Studentët, Stafet Akademike Mjeksore, trajtimi i barabratè i tre fakulteteve si dhe akreditimi i Univeristetit Mjeksor do të jenë katër shtyllat, të cilët në kooperim shumëpalësh do të mundësojnë bërjen e Universitetit“, shprehet Prof.Dr.Bara.
Për të jetësuar këtë projekt ai do synoj që gjatë këtij mandati të mbështes integrimin e Universitetit në Projektet kryesorë kërkimore shkencore në nivel botëror, si p.sh: HORIZON2020, ERASMUS, DAD, ËHO,CORDIS, etj.

Akreditim, baraz Cilësi

Akreditimi i Universitetit Mjeksor dhe cilësia e tij, do të jetë në fokus të punës së rektorit Bara dhe stafit të tij. Nisur nga përvoja drejtuese dhe performanca shumë pozitive ai shpreh bindjen se së bashku me kolegët do të arrijnë të akreditojmë të gjitha diplomat, ashtu si në rastin e diplomave të FSHMT, ku mbyllja e sistemit Part-Time duhet thënë se ndikoi në rritjen e cilësisë të diplomave. “Në duhet të bazohemi në modelin anglo-sakson. Arsimi Britanik është i bekuar!”,-ky është lajmotivi i rektorit Bara. Ai premton të përfshijë çdo të ri, të shkolluar në perëndim, si dhe studentët tanë ekselentë sipas standarteve ndërkombëtare, në stafet akademike edhe të klinikave të shërbimit terciar spitalor.
Në platformën e rektorit të ardhshëm të këtij universiteti synohet unifikimi it raporti staf akademik/student, në të gjitha Fakultet e Universitetit, duke respektuar standartet europiane të ngarkesës mësimore në auditore.

Fond special të kërkimit shkencor, për të mbështetur stafet akademike

Nëse do të fitojë garën për rector të Universitetit Mjeksor, Prof.Dr.Bara garanton krijimin ej fondit special të kërkimit shkencor, për të mbështetur stafet akademike në botimet shkencore, duke synuar revistat shkencore me IF Thomson Reuters, apo konferencat shkencoretë vendenve të BE dhe OECD. Kjo si një ndihmesë e domosdoshme për  rritjen e cilësinsë dhe përfomancës. Ai premton se të ardhurat dytësore nga tarifat studentore do të orientohen në këtë drejtim.
Së bashku me kolegët, rektori i ri do të punojë për ti kthyer Qëndrat tona Spitalore Universitare, në zgjedhjen e parë të pacientit, si duke konkuruar shërbimin spitalor privat, nëpërmjet rritjes së cilësisë, ashtu edhe duke bashkëpunuar me ato shërbime private që ofrojnë cilësi të akredituar elitare, në kuadër të teknikave, ambienteve, dhe stafeve të mirëkualifikuara”,
Një ndër prioritetet e Prof.Dr.P.Barës në drejtimin e Universitetit Mjeksor do të jetë shfrytëzimi i të gjitha hapësirave që lejon ligji, si dhe ndërmarrja e të e gjitha hapave të nevojshëm ligjor, që ashtu si edhe në vendet e Europës, tu krijohet mundësia mjekëve dhe Profesorëve të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në shërbimet private mjekësore, pa cënuar në asnjë rast aktivitetin akademik dhe kërkimor. Ai beson, që eksperinca e çmuar e tyre, nuk është “monopol” vetëm i shërbimeve shtetërore mjeksore, por është “pronë” e të gjithë shqoqërisë sonë.
“Duke e konsideruar hapjen e UMT-së drejt strukturave të tjera shëndetësore publike dhe jo publike si një projekt zhvillimi si dhe duke konsideruar punën klinike të personelit akademik si një e drejtë e pamohueshme do të impenjohem në shqyrtimin nga pikëpamja kushtetuese dhe administrative në gjykatat përkatëse të lejimit të dypunësimit të mjekëve pedagogë(duke anulluar vendime apo kontrata të caktuara) gjë që do të sillte rritjen e konkurrueshmërisë si dhe të një shërbimi më të mire ndaj pacientit”, -shprehet Dr.Bara për gazetën “Koha Jonë”.

INFRAFSTRUKTURË BASHKËKOHORE

Duke vlerësuar domosdoshmërinë e një ingfrastrukture bashkkohore, rektori Bara do të synojë t‘iu kthejë Auditoreve tona mësimore, si baza e formimit profesional të studentëve, rëndësinë e munguar, duke motivuar dhe ndihmuar stafet pedagogjike në përmbushjen e misionit të tyre fisnik, duke vlersuar çdo orë mësimore mbi normën. Për faktin se formimi profesional i studentëve tanë, kalon nga auditori në klinikat e shërbimeve, kreu i ri i universitetit mjekësor do të insistojë në ridimensionimin dhe zhvillimin real të praktikave mësimore në shërbimet mjeksore universitare, si një faktor thelbësor i formimit të tyre profesional. Bazuar në përvojën pozitive të shtimit të godinave, auditoreve për studentët, ambienteve të punës për stafin pedagogjik në FSHMT, Dr.Bara angazhohet se do të insistojë fort për të shtuar godinat dhe hapësirat edhe për Universitetin tonë Mjeksor.
“Në kuadër te mbarëvajtjes dhe mirëfunksionimit të procesit mësimor, është e rëndësishme të shtohen hapësira të reja parkimi për stafin akademik dhe studentët si dhe pajisja e tyre me kartë parkimi pranë ambjenteve të QSUT. Kjo gjë do të realizohet nëpërmjet shfrytëzimit të të ardhurave nga fondi dytësor I Universitetit”,-konkludon kandidati për rector të Universitetit Mjeksor, Bara. Gjithashtu pjesë e angazhimeve të tij është  implementimi i teknologjisë dixhitale e-learning , duke aktivizuar në kohë reale on-line Profesorë eminent të huaj, në auditoret tona, në tre nivelet akademike – Bachelor, Master, PhD si dhe në studimet e Specializimeve afatgjata, për të rritur nivelin e formimit bashkëkohor mjekësor.

DIXHITALIZIMI I KONKURSEVE TË  PRANIMIT TË SPECIALIZIMEVE

Prof. Dr. Petrit Bara premton shtrirjen e përvojës pozitive me dixhitalizimin e konkurseve të pranimit të Specializimeve në FM, edhe në zhvillimin e vlerësimeve të njohurive gjatë provimeve, si një shtysë për eleminimin e vlersimeve subjektive jo reale. Në këtë kontekst, transparenca do të jetë themeli i punës së tij si rektor.
“Është koha të integrohemi në tregun europian të punës, aktualisht shumë të kërkuar për profesionet tonë, duke nxitur shkëmbimet akademike-kërkimore, të stafeve pedagogjike dhe studentëve midis Universitetit tonë dhe homologëve të tij, në vende si Gjermania, Italia, Anglia, etj, për njehsimin e kurrikulave mësimore”,-shprehet Dr.Bara. Ndërkohë ai angazhohet që të zgjerojë përvojën e suksesshme të njohjes së Diplomave për studentët e FSHMT, në shtete të BE, si Gjermania, Angli, Itali, etj, edhe për Diplomat e Fakulteteve të tjera të Universitetit tonë, duke formuar intelektualë europianë.
Një pikë tjetër e rëndësishme në projektin e rektorit të ri të UM është bashkëpunimi me trojet ne fushën akademike të mësimdhënies në të gjitha nivelet si dhe insistimi për zbatimin e vendimit të qerverisë për njëhsimin e diplomave.
Nisur nga fakti se UM diplomon studentë, që do ti përgjigjen tregut europian të profesionit tonë, rektori Bara shprehet se gjuhët kryesore europiane si anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, do të jenë pjesë e kurrikulave universitare, duke insistuar në dy gjuhë të huaja.
Ndërkohë, në prioritetet e platformës së konkurentit dinjitoz për kreun e UM, Dr.Bara është themelimi sipas eksperiencave botërore, edhe në këtë universitet të studimeve të post-doktoraturës, për formimin e thelluar profesional të stafeve të reja akademike kërkimore-shkencore.
Kjo nismë do i shërbejë institucioneve kërkimore në fushën e mjeksisë për të forcuar nivelin formimit shkencor të doktorëve, si dhe në veçanti grupit të doktoruarve të FSHMT, ku si pasojë e një numri të madh kuotash nga qevërisja e kaluar, në ndonjë rast ka pasur edhe ulje të cilësisë.
Ristrukturimi i Departamenteve aktuale, për t’iu përshtatur kritereve ligjore të reja, duke synuar rritjen në efektivitet, sidomos në ato Departamente ku ka mangësi, nëpërmjet rekrutimeve të reja me kandidatë me tituj akademikë, është gjithashtu pjesë themelore e platformës së Prof.Dr.Petrit Bara. Ai garanton gjithashtu vazhdimësinë në Fakultetin e Farmacisë.Në këtë drejtim do të punohet për konsolidimin dhe plotësimin e stafeve akademike të Departamenteve, shtimin e ambjenteve të reja me bazë didaktike te plote  në mënyrë që të plotësohen standartet ligjore të kërkuara.
Një objektiv tjetër i rektorit Bara është unifikimi i shërbimit shëndetësor farmaceutik me shërbimin spitalor.

Studentët si shtylla kryesore e Universitetit do të jenë prioriteti i tij. Ai shpreh bindjen se. suksesi është i lidhur me përparimin e tyre akademik dhe profesional.

PRANIMET E REJA

Pranimet në Universitete do të bëhen sipas Ligjit të Ri të Arsimit të Lartë. Duke qënë se përditë po merren Udhëzime dhe po nxirren akte nënligjore, Senatet Akademike kanë shqyrtuar dhe ende po japin mendime për metodën e pranimit të studentëve me kriteret e mesatares së ponderuar ose aritmetike duke lënë mbrapa korrupsionin e para viteve 2006 e duke eleminuar abuzimet e bëra në vitet paraardhëse. Drejtimi I Universiteteve të reja do ketë një transparencë të plotë, kriteret meritë – preferencë do jenë më të aplikuarat dhe gjithashtu prioritet do jetë neni 74 , në pikën 1 ku thuhet se “ pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është I mundur për cdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e shkollës së mesme dhe plotëson kriterin e notës mesatare bazë (dysheme).
Kjo do të shtojë autonominë universitare reale dhe jo fiktive pasi ky është orientimi e inkurajimi I nevojshëm për 40000 studentët që presin të mbarojnë maturën këtë vit e tu drejtohen dyerve të Universiteteve.
Kjo autonomi universitare shprehet edhe një herë me vendosjen e kriterit shtesë nga Universitetet përkatëse në të cilat do aplikohet.
Gjithashtu do të eleminohen sorrollatjet dhe ecejaket e studentëve, duke qënë se aplikimi, pranimi dhe shërbimet e pagesat do jenë pa abuzime dhe eficiente, ndryshe nga cka treguar eksperienca e mëparshme.
Ndaj angazhohet që puna në auditor të rifitojë dimension të ri, duke realizuar të plotë dhe në kohë proçesin pedagogjik.
Duke konkluduar se suksesi në misionin fisnik si dhënës të dijes, nuk mund të bazohet kurrsesi në rritjen e kostove të studimeve, Dr.Bara si pretendenti kryesor për kreun e Universitetit Mjekësor, synon që nëpërmjet pjesëmarjes në projekte ndëkombëtare të realizojmë burime alternative nga tarifat studentore. Ndërkohë ai do të synojë miratimin sa më të shpejtë nga MAS të Kartës së Studentit, duke i dhënë dinjitet çdo studenti të shkencave mjeksore.

S'KA KOMENTE