•    Projekti “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara të rrethit Bulqizë” implementohet nga Shoqata e Ekspertëve të Rinj Mjedisorë, në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave komunale, Bulqizë, në kuadër të projektit “Eco-Nord”

Shoqata “Ekspertët e Rinj Mjedisor”, në kuadër të projektit Eco-nord, të financuar nga Bashkimi Evropian, po zbaton projektin “Mbrojta e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin e Bulqizës.
Projekti do të fokusohet në rrethin e Bulqizës, ku janë përzgjedhur pesë zona specifike të synuara (Fushë Bulqizë, Zerqan, Ostren, Klenjë, Trebisht), ku për çdo zonë do mbahen nga dy takime: një me nxënësit e shkollave për Edukimin Mjedisor dhe tjetri, me fermerët e zonave, për teknikat më të mira të veljes së BMA.
Për nxënësit e shkollave kemi menduar publikimin e një broshure ndërgjegjesuese me temë: Biodiversiteti, Vlerat dhe Rëndësia e Tij dhe një fletëpalosje me informacion të përgjithshëm. Ndërsa për fermerët kemi menduar botimin e një manuali, i cili do të përmbajë teknikat e vjeljes së BMA, kultivimin e llojeve kryesore mjeksore, informacioni i kontakteve të kompanive përpunuese dhe eksportuese të BMA në Shqipëri, si dhe Bimët kryesore të gjetura gjate rivelimit të zonës me ekspertin Biolog.

Fokusi tematik (biodiversiteti, mjedisi, lobimi, etj)

Projekti “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara të rrethit Bulqizë” implementohet nga Shoqata e Ekspertëve të Rinj Mjedisorë, në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave komunale, Bulqizë, në kuadër të projektit Eco-Nord.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është zhvillimi i një kuptimi gjithëpërfshirës mbi mbrojtjen e natyrës përmes pjesëmarrjes së komunitetit, për të siguruar një përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mirëqënie sociale.
Objektivi specifik 1: Ofrimi i edukimit mjedisor për zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë për mbrojtjen e biodiversitetit dhe llojeve endemike tek brezat e rinj.

Objektivi specifik 2: Përmirësimi i njohurive mbi praktikat më të mira të vjeljes dhe përpunimit pas vjeljes të BMA të egra dhe futja e teknologjisë së kultivimit të llojeve të rrezikuara, duke rritur vlerën e produkteve bimore dhe ndikuar në nivelin e mirëqenies për banorët e zonave rurale të rrethit të Bulqizës.
Në këtë projekt janë parashikuar nëdërhyrja në zonën e synuar dhe inpaktin që do të japë ai në përfundim, ku kemi parashikuar si Rezultate:
Rezultati i pritur 1: Ndërgjegjësimi dhe ndjenja e përgjegjshmërisë midis të rinjve dhe komunitetit për mbrojtjen e biodiversitetit dhe llojet endemike të rritur.
Rezultati i pritur 2: Njohuritë mbi praktikat e vjeljes dhe përpunimin pas vjeljes së BMA të egra të rritura, kultivimi i llojeve të rrezikuara i nxitur dhe vlera e produkteve bimore e rritur;
Takimi i parë informues e ndërgjegjësues u realizua në Fushë Bulqizë  për Edukimin Mjedisor, me nxenësit e Shkollës së Mesme.
Ky takim  u organizua nga Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor (SHERM) Albania, në kuadër të projektit Eco Nord “Rritja e kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Shqipërinë e Veriut për përmirësimin e biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit” që financohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Por vleresojmë se interesi i nxenësve ishte mjaft kuptimplote ku vazhduam një bisedim të detajuar për sqarimin e mëtejshëm të bimëve mjekësore dhe pse duhet qe t’ i mbrojmë ato.
Diskutimet vazhduan për mbrojtjen e biodiversitetit dhe se si ne mund të kontribuojmë të gjithë, duke luajtuar rolin tonë dhe duke dhënë inpaktet në mjedis. Sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit duket ndjeshëm dhe po vazhdon të marrë hapat e rritjes dita – ditës dhe kjo është pozitive pasi sjell uljen e ndikimeve negative në mjedis.

S'KA KOMENTE