Rruga e Arbërit dhe deputetët dibranë

Ndërtimi i plotë i “Rrugës së Arbërit” është zvarritur për disa vite për shkak të mosmbajtjes së premtimeve

276

Mungesa e një lobimi të deputetëve dibranë për këtë alternativë të përbashkët mbipartiake dhe me interes dibran dhe mbarëkombëtarë, ka bërë që kjo vepër të kalojë në kufijtë e legjendës si një variant mashtrimi elektoral për çdo fushatë zgjedhore duke shërbyer si një psikoterapi pozitive për dibranët që t’i gëzohen në mënyrë imagjinare ndërtimit të saj

Para një viti, ndërtimi i “Rrugës së Arbërit”  iu besua me një procedurë të posaçme një kompanie shtetërore kineze “China State Construction Company”. Deri më tani kjo është e ditur nga shtypi dhe media.  “Për këtë segment, shuma 28.8 miliardë lekë është vlerë e projektit, e llogaritur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërkohë që kompania kineze paraqiti një vlerë rreth 25 për qind më të ulët për realizimin e këtij segmenti, rreth 21 miliardë lekë.
Problemi u debatua shume nga institucionet e shtetit dhe deri diku u dakortësua  që të parashikoj brenda buxhetit kosto që do të duhet të përballojë buxheti. Kjo rrugë do t’i japë një zhvillim ekonomik gjithë zonës së veriut, duke lidhur Tiranën me Dibrën dhe duke afruar Durrësin me Shkupin. Në këtë mënyrë shkurtohen destinacionet dhe krijohet mundësi punësimi, nëpërmjet nxitjes së bizneseve të reja.
“Kjo kontratë koncesionare lidhet me një nga kompanitë shtetërore ndërtimore kineze, e cila do ta financojë tërësisht 3 vitet e para ndërtimin e rrugës, dhe i vetmi ndikim që do të ketë në buxhet është se qeveria shqiptare pas ndërtimit, pas 3 viteve ndoshta do të vendosë një fond garancie që mendohet nga llogaritjet tona, aty te 26 milionë lekë në buxhet, nëse këto nuk mblidhen nga kompania, nga përdorimi i rrugës”. Kështu u tha para disa muajsh nga qeveria dhe tani nuk ka një qëndrim transparent mbi këtë projekt dhe mbi ecurinë e procesit. Kemi të bëjmë me një segment shumë interesant, me vlera të mëdha ekonomike kulturore turistike.
“Rruga e Arbërit” ka qenë një nga premtimet elektorale të grupeve të deputetëve dibranë për dy dekada. Ndërtimi i plotë i “Rrugës së Arbërit” në Shqipëri është zvarritur për disa vite për shkak të mosmbajtjes së premtimeve nga qeveritë shqiptare dhe heshtjes oportune të deputetëve të qarkut të Dibrës. Mungesa e një lobimi të deputetëve dibranë për këtë alternativë të përbashkët mbipartiake dhe me interes dibran dhe mbarëkombëtarë, ka bërë që kjo vepër të kalojë në kufijtë e legjendës si një variant mashtrimi elektoral për cdo fushatë zgjedhore duke shërbyer si një psikoterapi pozitive për dibranët që t’i gëzohen në mënyrë imagjinare ndërtimit të saj.  Aktualisht, në Shqipëri ka përfunduar një pjesë e këtij aksi të rëndësishëm që shkurton distancën, jo vetëm për në Lindje të Shqipërisë, por edhe lidhjen   me Maqedoninë.
Përse ndiqen procedura të përshpejtuara, përse nuk realizohet ankand transparent që të ulë koston e shpenzimeve. Sensibilizimi publik nuk ka munguar. Idenë e ndërtimit të kësaj rruge e nisi vite më parë një grup intelektualësh nga Prefektura e Peshkopisë nëpërmjet shoqatës “Nisma Dibrane”, më pas u artikulua me forcë nga shoqata të tjera, u krijuan gazeta ekskluzive si “Rruga e Arbërit” e cila e ka mbajtur këtë kauzë vazhdimisht në qendër të opinionit, u shkruan libra të tërë nga inxhinierë gjeologë, studiues e konstruktorë, u zhvilluan konferenca shkencore dhe ëorkshope, por kurrë nuk pamë një qëndrim të unifikuar të deputetëve të Dibrës. Ata kanë mundësi të lobojnë dhe t’i thonë  “stop” mashtrimit legjendar elektoral për ndërtimin e kësaj rruge. Sa e sa shoqata dibrane, veprimtari promovuese kulturore janë bërë dhe nuk po arrihet që të zhvillojmë një takim mbarëdibran për  “Rrugën e Arbërit”, kësaj vepre madhore që lidh qendrën shqiptare me Verilindjen, një koridor i domosdoshëm zhvillues me impakt kombëtar dhe Rajonal. Nëse nuk aktivizohen në mënyrë të njëmendtë deputetët dibranë, ka gjasa që problemi të hyjë në kelenda për t’u  zvarritur pafundësisht duke shërbyer vetëm si një ofertë spektakolare mashtrimi elektoral dhe peticionet virtuale të humbasin në lojërat argëtuese të FB-ut.  Nëse do të vendosnim  si gurë kilometrikë deputetët dibranë që kanë marrë vota në Dibër me alternativën se “do të jem zëri juaj për të ndërtuar  “Rrugën e Arbërit”, do t’i takone në çdo kilometër të pambaruar nga nji deputet. Miti, enigma dhe njëkohësisht padrejtësia që i bëhet kësaj treve me tradita të shkëlquera kombëtare dhe me resurse të mrekullueshme ekonomike.
Kjo rrugë e shkurtër e mundshme  që prêt Shqipërinë nga perëndimi në lindje do të ishte një mrekulli në potencë për banorët Verilindorë, për gjallërimin e peisazhit të atdheut duke depërtuar në gryka dhe lugina të gjelbëruara plot hijeshi ujë dhe oksigjen.
Ti kthejmë sytë nga kjo zonë prej nga burojnë mineralet, energjia, drita, uji lëndët drusore, vlerat historike, kulturore dhe jeta e gjallë e një populli që prêt dhe ëndërron… Projekti i “Rrugës së Arbërit” prej te Spartak Poçi deri te Haxhinasto, mbush çdo vit dosjet me projekte të ministrisë. Kjo histori me fillesat e saj në vitin 2000 vazhdon edhe sot të diskutohet, të debatohet, të dëshirohet, dhe të mënjanohet. Ku janë deputetët dibranë ?

Ridvan Bode:
Rruga e tenderimit do të ishte më e drejtë

Opozita ka kundërshtuar ashpër kërkesën e qeverisë për të ndjekur një procedurë të përshpejtuar për të dhënë me koncesion Rrugën e Arbrit. Deputeti Ridvan Bode, deklaroi se nëse do të ndiqej rruga e tenderimit, kostoja për ndërtimin e saj do të ishte shumë e vogël.
“Mendoj që janë gjëra jo ekonomike, jo transparente dhe që rrisin kostot publike për ndërtimin e kësaj rruge. Qeveria në vend të marrjes me punë të ndërtimit të rrugëve, ka nxjerrë rrugët në pazar. Rrugët i ka lënë në mes, ka dy vjet nuk po hidhet një lopatë zhavorr”,-është shprehur Bode.

Erion Braçe: Praktika që ndjekim sot është tërësisht në përputhje me ligjin për koncesionin. Nëse ju nuk e merrni seriozisht kryeministrin në detyrë të asaj periudhe kur keni qenë Ministër i Financave, mua më vjen keq. Në datën 19 korrik të dy keni qenë në detyrë si zoti Sali Berisha, si juve.

Edmond Haxhinasto: Për këtë segment kjo vlerë që unë u thashë sot, 28.7 miliard lekë, është vlerë e projektit e përllogaritur nga ARRSH, ndërkohë që kompania kineze ka paraqitur një vlerë rreth 25 për qind më të ulët.

Dashamir Shehi: Sa i përket afateve, procesi i negociatave me kinezët mund të hyjë sot dhe të mbyllet pas 4 vjetësh. Kemi një përvojë të keqe në këtë punë, sepse kemi negociuar njëherë për hidrocentralin e Bushatit. Kemi hyrë brenda, kemi vazhduar dy vjet dhe kemi dalë përjashtë. Kështu që a ka marrë njeri garanci për këtë punë.

Shkëlqim Cani: Më shumë se dy vite më përpara, që kur ishin këkëto çështje për t’u futur në axhendë, programe etj. jam takuar me autoritetet që ishin dhe janë ende me poste, e kemi biseduar për mundësinë që me palën maqedonase të vijohet më tej.

Shehi: Ne e kemi një stekë, të cilës i afrohemi, që do të thotë se nëse shumën koncesionare do ta kishim marrë me kredi; do t’i shtojmë këtij interesi dhe koeficientin e interesit të kompanisë dhe do na dalë shuma. Nuk është mister, se ndryshe ecim në errësirë.

S'KA KOMENTE