Në takimin e datës 26 mars u shprehën unanimisht për dakortësi në parim përfaqsuesit e mbledhur dhe u ngrit grupi i  punës i  përbërë nga: Edlira Haxhiymeri; Hyqmet Gonxhe; Bashkim Lami; Saimir Shatku; Hajri Mandri; Hamit Dërvishi; Skënder Gjoni; Gjetan Nura; Hysen Uka që do të përgatisë dokumentin e Akt Marrëveshjes me përmbajtjen e formës së realizimit të bashkëpunimit. Gjithashtu u ra dakort për një  Memorandum  që të bëhet publik në një takim të gjërë të shoqatave me mbështetje nga të gjitha trevat e Dibrës

Në datën 26 mars 2016, u mblodhën në Tiranë përfaqësuesit e shoqatave dibrane: Bujar Kapexhiu, kryetar i  “Bashkësisë Dibrane”; Bashkim Lami, kryetar i  “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza”; Musa Riçku, zv/kryetar i  shoqatës Lidhja e Intelektualëve Dibranë”; Hajri Mandri, kryetar i  shoqatës “Elez Isufi”; Shaban Bitri, zv/kryetar i  shoqatës “Çidhna dhe Kastriotët”; Skënder Gjoni, kryetar i  shoqatës “Martaneshi”; si dhe Agim Quku, Hamit Dërvishi, Agim Biçaku, Sulejman Keta, të cilët diskutuan mbi nismën për krijimin e UNIONIT DIBRANËVE .
Kryesia e Shoqatës  “Bulqiza” në Tiranë më 1 shkurt 2016 i u drejtua të gjitha shoqatave me anëtarësi dibranësh me një letër të hapur për domosdoshmërinë e unifikimit të qëndrimeve që lidhen me projektet zhvillimore për Dibrën.
“Shoqata “Bulqiza” vlerëson të gjitha përpjekjet e derisotme për thithjen e investimeve që zhvillojnë krahinat e vendlindjeve tona, por mendojmë se zëri i  dibranëve nuk ka qenë në lartësinë e duhur për t’u dëgjuar nga pushtetarët dhe ne dibranët nuk e kemi gjetur veten me qëndrimet tona tëpa unifikuara. Dibranët ndjehen të zhgënjyer nga moszbatimi i  premtimeve të dhëna kohë pas kohe nga të gjithë pushtetarët e niveleve më të larta të qeverive në këto 25 vite.
Shoqata “Bulqiza” mendon se për të nxitur zhvillimet në krahinat dibrane e më gjërë, është i nevojshëm një organizim i  ri i  të gjithë dibranëve për të qenë më të bashkuar dhe më këmbëngulës në kërkesat tona, ku si fillim të unifikojmë qëndrimin për vazhdimin e punimeve të “Rrugës së Arbërit” dhe më pas, për zgjidhjen e problemeve të tjera që janë me shumë i nteres për dibranët e më gjërë.
Për të arritur këto qëllime shoqata “Bulqiza” u propozon të gjitha shoqatave që ushtrojnë veprimtarinë e tyre të lidhur me viset dibrane, si vijon:
1-. Të krijojmë “Bashkimin e Shoqatave të Dibrës” që të funksionojë si UNION për të gjitha problemet madhore të komunitetit dibran e më gjërë.
2-. Secila shoqatë të vazhdojë të funksionojë në zbatim të programit e statutit të saj dhe me përfaqësuesit e saj të paraqesë në “Bashkimin e Shoqatave të Dibrës” qëndrimin lidhur me problemet madhore të komunitetit të të gjitha krahinave të Dibrës.
3-. Kryesia e “Bashkimit të Shoqatave të Dibrës” të organizojë shpalljen e qëndrimit të unifikuar me të gjitha format e mënyrat demokratike, si peticione, rezoluta e protesta.
4-. Secila kryesi shoqate që bën pjesë në “Bashkimin e Shoqatave të Dibrës”  të paraqesë propozimet e saj lidhur me qëndrimin e përbashkët ndaj problemit që kërkon zgjidhje.
5-. Komisioni Nismëtar  i   “Bashkimit të Shoqatave të Dibrës”  të  shqyrtojë e miratojë Projektin e Akt Marrëveshjes dhe Rregulloren e organizimit e funksionimit të këtij bashkimi, pa cënuar programet e statutet ekzistuese të shoqatave që mbështesin këtë nisëm.
Gjatë kësaj periudhe afër dy mujore u bënë takime i ntensive me disa përfaqësues të këtyre shoqatave për të shëndoshur opinionin e nevojës së bashkimit të shoqatave, nisur nga pikat e propozuara nga kryesia e shoqatës “Bulqiza”.
Iniciatorët e takimit këtë rradhë qenë drejtuesit e shoqatës “Bashkësia Dibrane”, konretisht Prof.Dr.Bujar Kapexhiu, kryetari i  kësaj shoqate që është më e vjetra, të cilët thirrën takimin e përfaqsuesve.  Në bisedimet e bëra u arrit dakortësia për zhvillimin e një takimi të përfaqsuesve nga kryesitë e shoqatave simotra. Në takimin e bërë me 26 mars  për këtë nisëm u shprehën unanimisht për dakortësi në parim përfaqsuesit e mbledhur dhe u ngrit grupi i  punës i  përbërë nga: Edlira Haxhiymeri; Hyqmet Gonxhe; Bashkim Lami; Saimir Shatku; Hajri Mandri; Hamit Dërvishi; Skënder Gjoni; Gjetan Nura; Hysen Uka që do të përgatisë dokumentin e Akt Marrëveshjes me përmbajtjen e formës së realizimit të bashkëpunimit. Gjithashtu u ra dakort për një  Memorandum  që të bëhet publik në një takim të gjërë të shoqatave me mbështetje nga të gjitha trevat e Dibrës, brënda e jashtë kufirit dhe në diasporë. Pjesmarrësit u njohën me dakortësitë e ardhura nga shoqata që nuk patën mundësi të jenë të pranishëm në këtë takim si: “Nisma Dibrane” në Peshkopi; “Golloborda” në Durrës; “Ekspertët e rinj mjedisor” në Bulqizë; Shoqata “Votra Dibrane” në Dibër të Madhe; “Shoqata Atdhetare Dibra” në NY; FNAI në i tali; Kulturore italo-Shqiptare në i tali; etj. Grupi i  punës po pregatit dokumentat e nevojshme për takimin që pritet të bëhet dhe në ditët e ardhëshme do të finalizohet kjo nismë.
Është planifikuar organizimi i  një reagimi të gjërë e gjithëpërfshirës,  fillimisht për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit” dhe më pas edhe për problemeve të tjera të mëdha për të cilat janë të i nteresuar dibranët që të futen në rrugën e zgjidhjes. Kërkohet që Qarku i  Dibrës të mos lihet në harresë për kryerjen e i nvestimeve që përmirësojnë jetën në ato vise, ku nuk mungojnë resurset natyrore, por duhen projekte që sjellin zhvillimin e shumëpritur. Shpresojmë se do të gjënden mënyrat për të ndërgjegjësuar dibranët që të reagojnë për të ardhmen e tyre.

S'KA KOMENTE