Shoqata “Bulqiza” ka zhvilluar një takim me bulqizakë të suksesshëm që jetojnë dhe punojnë në Tiranë.  Në takim morën pjesë bulqizakë e bulqizake nga të gjitha viset, nga Qafa e Buallit deri në Gollobordë. U njohën pjesëmarrësit me njëri tjetrin dhe me disa nga përvojat reale të ngjitjeve në karrierat profesionale në fusha të ndryshme, nga pedagogë, studentë, biznesmenë e i ndividë që kanë arritje të vlerësuara nëpër i nstitucione e dikastere dhe në shoqërinë ku jetojmë.
Në takim u diskutua për njohjen e vlerave njerëzore që vijnë nga krahinat tona dhe gjetjen e formave të bashkëpunimit për realizimin e qëllimeve të shoqatës që lidhen me vendlindjen tonë.
Shoqata Bulqiza në këtë vit të parë të veprimtarive të saj ka qenë këmbëngulëse për të evidentuar dhe promovuar vlerat e trashëgimisë njerëzore, etno-kulturore e historike të zonës së Bulqizës. Për të bërë të mundur njohjen e vlerave njerëzore që vijnë nga krahinat tona dhe të formave të bashkëbisedimit për realizimin e qëllimeve të shoqatës që lidhen me vendlindjen tonë, duhet që të gjithë sëbashku, në mënyra të ndryshme, të bashkojmë kontributet tona për të evidentuar dhe ngritur më lart vlerat kulturore edhe njerëzore që mbart zona jonë.
Në takim u ra dakord që të gjithë bulqizakët intelektualë dhe me i nfluencë që jetojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, të bashkohen me në krye deputetët e zonës së tyre, si ata të majtë edhe ata të djathtë për të ngritur zërin tonë ndaj qeverisë, me qëllim mbajtjen e premtimit për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, një premtim i  bërë disa herë nga qeveritë që vijnë dhe shkojnë, por që deri më sot asgjë nuk po finalizohet. Kjo rrugë është shumë e rëndësishme për Bulqizën dhe gjithë Dibrën, pasi ndihmon në zhvillimin e zonës, e cila për hir të së vërtetës duhet thënë se megjithëse është më e pasura në nëntokë, mban mbi vete popullatën më të varfër në Shqipëri. Në takim u kërkua nga pjesmarrësit që të gjënden edhe forma të tjera ku mund të bashkohen bulqizakër në raste të  festave kombëtare dhe ngjarjeve të ndryshme, siç bëjnë edhe shoqata të trevave të tjera shqiptare.
Takimi u vlerësua nga të gjithë pjesmarrësit për frymën përafruese të njerëzve, për vlerësimin e arritjeve individuale, që shoqata “Bulqiza” don ti promovojë në dobi të shoqërisë, për të rritur kulturën e bashkëpunimit dhe të pjesmarrjes së individëve mbi i nteresat e tyre vetjake dhe për të ruajtur lidhjen shpirtërore me vendlindjen tonë.
Drejtues të shoqatës “Bulqiza” bënë të ditur se po punohet i ntensivisht për zhvillimin e një takimi të madh ku do të marrin pjesë të gjithë bulqizakët që jetojnë dhe punojnë në Tiranë, për të treguar se po të jemi të gjithë bashkë edhe zëri ynë për problemet e hallet tona do të bëhet më i  dëgjueshëm nga ata që mund ti realizojnë.

S'KA KOMENTE