Gjoricë, banorët kundër qeverisë për ndërtimin e dy Hece-ve

198

Projekti i qeverisë, për ndërtimin e Hece-ve, në Zallin e Bulqizës, në zonën e Gjoricës, qendër e njësisë administrative me të njejtin emër, në bashkinë Bulqizë, ka shkaktuar revoltë e indinjatë tek banorët e Gjoricës, të cilët, për të tretën herë radhazi. Përpjekjen e Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Dibër, për të organizuar një dëgjesë publike me banorët, për ndikimet në mjedis të projektit, e është kthyer në protestë nga ana e banorëve, duke kërkuar largimin e tyre, pasi ujin në zallin e tyre, ata e përdorin për të pirë dhe vaditje. Banorët kanë qenë të prerë, se nuk do lejojnë që uji të futet në tubacione, për të tharë kështu zallin, pasi u shkatërrohet natyra, cënohet ekonomia dhe zhvillimi i turizmit.
Dhjetra banorë të mbledhur në qendër të Gjoricës, jo vetëm që nuk kanë pranuar të futen në dëgjesë publike, me DRM Dibër, por kanë qenë kategorik në kërkesa, për largimin e tyre. – Një nga banorët, në indinjatë e sipër u shpreh: – “Nuk ka kapedan që mund të marrë Gjoricën. Ju bëj thirrje, “largohuni prej Gjorice”, pasi këtu ka mbetur Hajredin Pasha, duke lënë 12 mijë ushtarë, e jo ju. Ndaj largohuni sa më parë, pasi kësaj i thonë, ” Gjorica e kuqe”. Ish inspektori i mjedisit, Shpëtim Kaja, banor i këtij fshati, tha se, – Gjorica është një fshat që ka 1400 ha tokë, që zhvillohet mbi bazën e ekzistencës së këtij lumi. Çuditem me inspektorët e mjedisit, si mund të jenë dakord me këtë projekt! Gjorica është një vend me gjelbërim, ajër, me të gjitha. T’i fusish Gjoricës ujin nëpër tuba, do të thotë t’i marrësh lagështirën ajrore, si dhe të gjitha gjallesat e këtij zalli.
Një tjetër banor u shpreh se Gjorica ka nevojë 24 orë për ujë, pasi punojnë mullinjtë e blojës, vaditet toka dhe funksionojnë puset e ujit, në oborret tona. Nëse do vijojë këmbëngulja për ndërtimin e këtyre Hece-ve, në do dalim të bllokojmë rrugën nacionale, pasi zalli ështe vetë jeta jonë. -Do derdhim djersë, do derdhim gjak, nuk na mposht paraja. Në tri rastet që Drejtoria Rajonale e Mjedisit, ka tentuar të realizojë dëgjesën publike, me banorët, kryebashkiaku dhe administratori i njësisë administrative Gjoricë, nuk kanë qenë prezent. Këshilltari i bashkisë Bulqizë dhe njëherësh banor i fshatit Gjoricë, Behar Cami, thotë: – “kam kontaktuar dhe debatuar për këtë problem tri herë me kryetarin e bashkisë dhe më ka thënë, – “unë nuk di gjë, nuk më pyet njeri për këtë punë, këto gjëra vijnë prej lart.

S'KA KOMENTE