Dhurata Cupi: Kryeministri, përgjegjës i kësaj mendësie kriminale

170

Tre qytetarë humbën jetën dhe një tjetër po lufton me plagët e marra në spital. Ata nuk ishin banditë, as trafikantë e vrasës, por ishin qytetarë të ndershëm që po punonin për të ndërtuar rrugë për banoret e varfër te Shëlliut. Ndërsa familjarët dhe qytetarët e Matit u dhanë lamtumirën e fundit tre qytetarëve që u vranë në krye të detyrës, kryeministri i vendit nuk ka gjetur një minutë të paktën për të ngushëlluar familjet, ndonëse përgjegjësia e tij është e shumëfishtë. Tre qytetarë u vranë barbarisht dhe jo nga një njeri dosido, jo për hakmarrje apo prishje pazaresh droge, por nga kryeplaku dhe kryetari i PS-së, me motivin e vetëm se po ndërtonin rrugë dhe rruga mund ti prishte punë në zgjedhje. Kjo është mendësia barbare që ka mbjellë Edi Rama me qeveverinë e tij. Trafik droge për vota, kriminelë që kërcënojnë me zgjedhje dhe kulmi, vrasja në Shëlli të Matit, më e tmerrshmja nga të gjitha. Edi Rama hesht sepse është ai përgjegjes i kësaj mendësie kriminale, i kësaj pasigurie dhe mbështetës i banditëve qe ka veshur me pushtet politik.

S'KA KOMENTE