Zana (Vajza)e liqenit të zi të Tërnovës

513

EDUART RAMÇI

-Legjenda e sirenës së
liqenit-
Në pranverë dhe në verë barinjtë nga Tërnova, ngjitnin çdo ditë malin përpjetë duke kullotur bagëtitë së bashku me qentë e tyre të racës Molosa ose siç i quanin ndryshe Balat. Ato ishin qen shumë të mëdhenj dhe ishin roje shumë tëmirë, të cilët mbronin bagëtitë nga kafshët e egra, sidomos nga ujku dhe ariunë bjeshkët e mrekullueshme të Tërnovës, liqeni i zi, shesh të epërm, shesh të poshtëm, livadhi i dashit,liqeni i luleve, fusha e gjatë,etj.
Një nga barinjtë i quajtur Metzi ishte shumë i apasionuar pas fyellit të tij. Ai i binte kaq mirë fyellit me të cilin krijonte një melodi kaq të bukursë bashku me zërin e zogjve të cilit cicëronin në mal, krijonin një atmosferë magjepsedhepërrallore. Në ato kohë, fyelli ishte një instrument muzikor shumë i përdorur nga banorët e zonës. Ai përdorej nga barinjtë e kopeve jo vetëm për të kaluar kohën, por dhe për të mbajtur larg kopeve kafshët e egra.
Një ditë Metzi, po kulloste tufën me delet e tij në afërsi të bregut të liqenit, si gjithmonë nën melodinë e bukur të zogjve, fyellitdhe këmbanave të bagëtive,befas në liqen afër bregut ai shikon një vajzë të bukur të çveshur e cila po krehte flokët e gjata që i zbrisnin poshtë deri në gjunjë. Metzi për momentin friksohet, ndërpret melodinë e fyellit dhe kërkon të largohet duke thirrur Balat, pasi ato ishin drejtuesit dhe prijësit e kopesë së bagëtive, por dhe nevojën që kishte për momentin të komunikonte me dikë, jashtë këtij realiteti të çuditshëm dhe befasues që po përjetonte. Në momentin që po largohej, befas, ai dëgjon një zë. Metzi kthen kokën dhe shikon që vajza e bukur që sapo kishte parë kishte filluar të këndonte.
Ishte një zë mahnitës saqë Metzi ra në një gjëndje hutimi, harroi bagëtinë dhe gjithçka e rrethonte, ndërsa gjithçka brenda tij ishte në një moment dehje, ai nuk arrinte t’i ndante sytë nga ajo vajzë e cila vazhdonte të krihej, këndonte e shikonte plot dashuri e buzëqeshje nga Metzi.
Ai duke tundur kokën foli me vete duke belbëzuar: jam në ëndërr? vallë ç’po ndodh me mua? Ç’është kjo ? Nga doli ? Nën këtë këto belbëzime dhe si pa dashje, ai filloi të largohet, pasi ishte në gjendje ankthi dhe frike nga kjo që i ndodhi, por dhe habie pasi vajza po shprehte një ndjenjë mirësjellje dhe dashurie ndaj tij.
Metzi po largohej gjithë nxitim por kokën e mbantenganjëherëduke shikuar rrugën, por më tepër duke shikuar nga liqeni, befas vajza u zhduk para syve të tij, së bashku me këngët dhe bukurinë e saj. Metzi e pa tek ajo u zhyt në thellësi të liqenit të kristaltë,i cili nga rrezet e diellit, i rrethuar nga mali, shkëmbinjtë dhe pishat e gjata i japin një sfond përrallor sipërfaqes së tij.
Ai mori rrugën për poshtë duke ju drejtuar fshatit, ndërkohë që tanimë ishte liruar nga frika, hutimi, emocionet, si dhe gjendja e ankthit, të cilin deri pak minuta më parë e kishte përpirë. Fliste dhe pyeste duke folur me vete,si është e mundur që një vajzë kaq e bukur qëndron mbi ujë e vetme në liqen?Vallë ç’bënte aty? Pse krihej dhekëndonte ? Çfarë zëri të bukur kishte,ah sikur ta shikoj dhe një herë, ah sikur ta dëgjoj zërin e saj dhe një herë, mendonte ai me vete.
Metzi po i afrohej fshatit pasi doli në kodër sipër tij, kopeja dhe balat gati ishin futur në fillim të shtëpive, ai mendonte me vete për atë që i kishte ndodhur por nuk arrinte të hiqte nga mendja bukurinë dhe zërin e ëmbël të vajzës së liqenit.
Kur mbërrin në shtëpi ai nuk i tregon askujt dhe nuk bisedon me asnjë njeri, për atë që i kishte ndodhur, Gjatë gjithë mbrëmjes ai nuk bëri gjë tjetër, por vetëm mendonte dhe ëndërronte për atë vajzë të bukur që kishte parë në liqen.
Në mëngjes niset si çdo ditë me kopenë e bagëtivekodrave përpjetë, duke u nxituar e duke, kërkuar që të mos humbte kohën si ditët e tjera pasi delet herë pas here ndaleshin nëpër lëndina duke kullotur. Atë ditë Metzi nuk e lejonte kopenë që të ndaleshin të kullosnin gjatë rrugës pasi deshte që të mbërrinte sa më shpejt në liqen. Kur mbërriti në liqen, ai vuri re që vajza ishte pikërisht aty ku ai e kishte parë një ditë më parë. Për momentin ai u ndrydh, pasi e kapi përsëri gjendje e ankthit dhe e frikës, duke pyetur veten çfarë po më ndodh mua ? Të afrohem apo jo? Por diçka nga brenda tij dhe dëshira e madhe për të parë këtë vajzë nuk e linin atë të mendohej.Vajza kur pa Metzi, që sapo doli nga pylli dhe rrinte si i hutuar filloi të këndojë dhe ta shikojë Metziun plot dashuri e buzëqeshje, për t,i dhënë kurajo atij që të afrohet.
Duke u afruar buzë liqenit ai e pyet: Ju nuk jeni një magjistare që ka rënë nga qielli, e vërtetë, apo jo?
Vajza ju përgjigj.
“Oh jo, mor djalë i bukur, unë jam një sirenë. Emri im është Zana “,i tha atij, duhet të ik tani, nesër hajde më herët, unë në orën dymbëdhjetë duhet të shkoj dhe Zana u zhduk përsëri në ujin e liqenit duke lënë Metzin vetëm në liqen nën shoqërinë e bagëtive dhe të qenve të tij besnik. Ai mbeti pak i zhgënjyer nga kjo sjellje e vajzës, pasi nuk kishte fjetur gjithë natën duke menduar atë.
Të nesërmen shkon që në mëngjes dhe zana ishte po aty.Ajo e pyeti si quhej dhe ai u përgjigj Metzi. Ajo duke qeshur i tha mund t’ju thërras Zi, pasi koha që unë kaloj kur iki nga këtu e deri kur kthehem në sipërfaqe është e zezë për mua për shkak të një mallkimi.
Unë mendoj duke të thirrur Zi do të ndodhë e kundërta, pra do të dal në dritë, dhe unë e ndjej që ti do ta biesh mbi mua dritën. Vajza porsa përfundoi këto fjalë, u zhyt përsëri në liqen. Metzi shikon atë teksa zhdukej, dëgjon zërin e saj tek i thoshte që dotë shikoheshin të nesërmen.
Ato filluan të takoheshin çdo ditë në liqen, derisa bariu kërkoi dorën e sirenës dhe ajo u shpreh e lumtur të heqë dorë nga jeta e liqenit për të marrë një palë këmbë. I vetmi kufizim ishte që të shtunën e të dielën, deri në ditën e dasmës, ajo nuk do të lejonte të shiheshin. Çdo gjë shkoi mirë për dy javë, por të shtunën e tretë ai shkoi në vendin e zakonshëm.
Metzi nuk pa askënd. Ai ishte gati të largohej krejt i trishtuar, kur dëgjoi nga një zë që erdhi nga uji:
“ZI, është e shtunë dhe unë duhet të kthehem në një peshk për shkak të një mallkimi. Por nëse martohesh me mua, të gjitha këto mallkime do të ikin “. Metzi i lumtur nga zëri i Zanës që sapo dëgjoj, pak edhe nga gëzimi i propozimit të martesës u largua i lumtur atë ditë, duke menduar për atë që sapo dëgjoj.
Kështu vendosën të martoheshin dhe Metziu e mori në shtëpi, në fshat. Martesa u bë dhe ishte e lumtur. Ajo lindi dhe rritën tre djem. Por një ditë Zana u sëmur rëndë dhe para se të vdiste kërkoj që të varrosej në liqen. Metziu ishte i dëshpëruar, për humbjen e së dashurës së saj. Mori trupin e saj të vdekur duke u larguar nga Tërnova dhe u nis për tek liqeni duke u futur bashkë me Zanën në liqen për të mos dalë më kurrë.
Dhe Liqeni i Zi mori një bukuri të paparë në formë zemre ngaqë mori në brendësi të tij dy të dashuruar të cilët dhanë jetën për njëri-tjetrin.
Që atë ditë liqenit i mbeti emri liqeni i zi për nder të djalit me merin Metzi’ i cili nga dashuria që kishte për nusen që i dha ky liqen, vendosi të kthehet bashkë me të dhe që të prehet përgjithmonë në liqenin e zi.

KUVENDI I DHOKSIT, 1922

Në vitin 1922, në Malin e Dhoksit, afër Bulqizës, u takuan Bajram Curri, Elez Isufi, Zija Dibra, Halit Lleshi, Ramiz Alliu, Mehmet Duriçi etj për të diskutuar dhe për të zbatuar vendimet e Kongresit të Lushnjës.
Siç ka treguar patrioti Bajram Zeneli, i cili kishte marrë pjesë vetë në atë takim si bashkëluftëtar i Mehmet Duriçit, Plaku i Maleve Bajram Curri u ishte drejtuar të pranishmëve :”Hasmit e dushmanit t’i japim plumb të nxehtë. Me be e besë shqiptari, betohuni !”. Të gjithë kishin vënë duart mbi flamur e mbi armë dhe kishin thirrur njëzëri:”Qe besa e burrave! Dhe ishin ngritur nga kuvendi me besim se do t’i jepnin vendit një qeveri demokratike.
(Haxhi Lleshi, “Vite, njerëz, ngjarje” , Kujtime, Shtëpia Botuese “Dituria” 1996, Faqe 15)
Në kuvendin e Dhoksit së bashku me Bajram Zenelin kanë qenë edhe tërnovas të tjerë, ndër ta edhe Muharremi i Xhepës, (Muharrem Rexhep Ramçi).

MISIONI USHTARAK ANGLEZ NË TËRNOVË TEK SHTËPIA E
BAJRAM ZENELIT

Anglezët mbetën të mahnitur nga natyra e bukur, të cilën e krahasonin me atë të Zvicrës. Mbi të gjitha u bëri përshtypja e popullit, bujaria e fshatarëve.
Në fillim anglezët kishin vendosur çadra në Fushën e Zerqanit, rrëzë pyllit, poshtë Vorreve të Vrame….
Bisedova me Bajram Zenelin dhe vendosëm t’i strehonim anglezët në shtëpinë e tij, tregon Haxhi Lleshi. U vu në lëvizje e gjithë familja, për të pastruar e rregulluar dhomën.
Anglezët mbetën të mahnitur nga natyra e bukur, të cilën e krahasonin me atë të Zvicrës. Mbi të gjitha u bëri përshtypjetradita dhe rrespekti për mikun, bujaria dhe mikëpritja e fshatarëve të Tërnovës që kishin turp tu merrnin para për sendet ushqimore që u jepnin atyre. Dhe për këtë ata flisnin me shumë mirënjohje.
Meqë ato ditë do të largohesha për në Labinot, shkruan H.Lleshi, u dhashë disa porosi Qazim Prishtinës (shoqërues dhe përkthyes) si dhe Bajram Zenelit, që të kujdeseshin për anglezët. Gjithashtu u thashë të tregoheshin të kujdesshëm në marrëdhëniet me ta.
-Ky është mission ushtarak i dërguar pranë nesh, u thashë. Lidhjet duhet t’i mbajnë me ne. Megjithatë ne nuk do ti ndalojmë që të takohen me këtë duan.
Haxhi Lleshi, “Vite, njerëz, ngjarje” , Kujtime, Shtëpia Botuese “Dituria” 1996, Faqe 152
NË TËRNOVË KA PASUR EDHE NJË BURG…
Burgu i Tërnovës ose Reparti riedukimit Nr 312 u hap në vitin 1987 dhe u mbyll në vitin 1991 (https://kujto.al/burg-kamp/reparti-i-riedukimit-nr-312-ternove/)
U hap në Tërnovë në bazë të VKM nr. 213, datë 20.6.1987 me urdhrin e ministrit nr. 611, datë 30.6.1987. Kampi u përbë nga gati 400 të dënuar, shumica politikë, të ardhur nga Tirana, Spaçi dhe Saranda. Objekti kryesor i punës ishte nxjerrja e kromit nga nëntoka. Tërnova ishte ndër vendet më të vështira të kampeve të atyre viteve. Reparti u ndërtua nga 110 të dënuar politikë. Me përfundimin e punimeve këta u sollën në Tiranë. Zhvendosja nga repartet e tjera u bë në datat 30.10.1982 – 2.11.1982. me urdhrin nr. 611, datë 30.6.1987 të ministrit, reparti 301/1 me 130 të dënuar ordinerë u zhvendos në repartin e sapohapur 312. Po ashtu nga reparti 305 erdhën 70 të dënuar dhe nga Tirana rreth 100 të dënuar. Reparti 303 Spaç mbahej rezervë me 30-40 të dënuar. Personeli i kampit u përbë prej 93 vetash (prej të cilëve 37 ushtarë). Në një raport të vitit 1990 thuhej se për 2 muaj ishin nxjerrë 700 tonë mineral duke bërë punime në 500 metra linearë. Në kushtet e reja të krijuara në vend pas vitit 1990, me një urdhër të përbashkët të ministrave të Punëve të Brendshme Gramoz Ruçi, Industrisë dhe Energjetikës Drini Mezini dhe të Bujqësisë Ahmet Osja, më 13.4.1991 reparti 312 i kaloi në dispozicion ndërmarrjeve përkatëse.

Pozicioni dhe ndërtimi i kampit

Reparti i të dënuarve nr.312 Tërnovë ishte ndërtuar në Verviak tek miniera e kromit Tërnovë dhe shërbente si një kamp i punës së detyruar i hapur për të nxjerrë mineralin e kromit dhe funksionoi si i tillë në vitet 1987-1991. Kampi së bashku me komandën ishin vendosur afër galerisë nr1, në krahun e djathtë të kampit ndodhej Drejtoria dhe zyrat e minierës dhe të gjeollogjisë, si dhe një pjesë e dhomave të punëtorëve, pasi pjesa tjetër ishte më poshtë, tek vendi i quajtur treshi apo galeria Nr . 3. Kampi kishte në total tre pallate pesë katëshe, një për komandën dhe dy pallate pesë katësh së bashku me disa godina më të vogla ishin për të dënuarit. Kampi, por jo vetëm, u ndërtua nga vetë të dënuarit, të cilit pjesa më e madhe ishin të dënuar politikë. Nga ky burg ka pasur disa herë tentim për tu larguar, kryesisht me anë të tuneleve të nëndheshme por gjithmon janë ndaluar. Përveç një rasti kur gjashtë të dënuar hapin një tunel të nëndheshëm dhe ja arrin qëllimit të largohen, por liria e tyre zgjati pak orë, pasi u kapën të gjithë.
Në atë kohë flitej që aty vuanin dënimin dhe disa ish kuadro të lartë shtetëror, si dhe ish bashkëpuntorë të ish kryeministrit Mehmet Shehu. Të dënuarit ndërtuan edhe disa pallate katër katëshe bashkë me guzhinën e punëtorëve, ndërtesa që nuk ekzistojnë më, në vendin e quajtur zona e treshit apo galeria Nr 3. Pjesa dërrmuese e tyre punonin nëpër galeri nën tokë, duke nxjerrë krom, vetëm një pjesë shumë e vogël punonin në sipërfaqe dhe sigurisht këto ishin më të privilegjuarit. Këtu vuanin dënimin kryesisht të dënuar politikë por dhe ordinerë.
(Marrë nga libri: TËRNOVA E
DIBRËS – HISTORI, TRADITË,
TURIZËM MALOR)

S'KA KOMENTE