Çerenec i Epërm, banorët: Jemi të harruar

106

Banorët e fshatit Cerenec i Epërm, në bashkinë Bulqizë, ankojnë se kanë ngelur të harruar dhe të braktisur nga shteti, pasi në këtë fshat mungon çdo gjë për një jetë sadopak normale. Në fshatin tonë, jetesa është bërë e pamundur, thonë banorët, pasi jemi pa ujë vaditës për tokën, rruga po shkon drejt shkatërrimit të plotë, se nuk mirëmbahet, energjia elektrike na ndërpritet me ditë të tëra, dhe si të mos mjaftonin këto, na është mbyllur edhe shkolla fillore për fëmijët. Pushtetarët kujtohen për ne vetëm gjatë fushatave elektorale dhe nuk duan t’ia dinë se ne po na thahen tokat për pikën e ujit, dhe po na kalben mollët për mungesë tregu shitje. Të deshpëruar, ata thonë, se në kushte të tilla, jemi të detyruar të emigrojmë, madje edhe të kalojmë me Dibrën e Madhe, që na ka premtuar ndërtimin e saj.

S'KA KOMENTE