Grupi Balfin ka investuar përmes AlbChrome 28,5 milionë në minierën e Kromit në Bulqizë

180

Në kuadrin e investimeve, pusi 9 është ai që bën diferencën tek zgjatja e jetës së minierës. 95% e punës ka përfunduar, ndërkohë që pritet që shumë shpejt të përfundojë edhe pjesa tjetër

Por pas 26 vitesh në gjendje të mjerueshme dhe e kthyer në një plagë pa shërim të ekonomisë së vendit, me marrjen e koncesionit nga viti 2012 deri në fund të vitit 2017, Grupi Balfin ka investuar përmes AlbChrome plot 41,2 milionë USD, nga të cilat 28,5 milionë në minierën e Kromit në Bulqize, 8,6 milionë në uzinën e Ferrokromit në Burrel dhe 4 milionë në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan (të gjitha lidhen me minierën e kromit, uzinat shërbejnë për shkrirjen e tij). Investimet po vijojnë dhe është parashikuar që deri në vitin 2021 ato të prekin kuotën e 60 milionë dollarëve, çka e tejkalon ndjeshëm atë që ishte parashikuar nga marrëveshja koncesionare.
Vetëm me invesitmet në pusin nr. 9, ku po investohet me shkallën më të lartë të mekanizimit, bëhet e mundur rritja e jetegjatesisë së minieres me të paktën 30 vjet, ndërkohë që të gjithë subjektet e tjera që nuk i konsiderojnë humbjet teknologjike të shfrytëzimit, parashikohet ta përfundojnë aktivitetin e tyre për një periudhë jo më shumë se 5 vjeçare.

Keqinformim apo keqdashje mediatike?
Të vjen keq kur këtë histori suksesi (që një kompani shqiptare më në fund po vë në jetë, duke u munduar që të korrigjojë dhe zhbëjë edhe mëkatat e të tjerëve, të huaj apo vendas, me kostume private apo shtetërore) shpesh përpiqen ta baltosin pasaktësi mediatike, të buruara nga keqdashja informative, apo mungesa e profesionalizmit gazetaresk. Në fakt, nuk janë të pakta rastet kur lidhur me çdo aksident, apo fenomen negativ që lidhet me minierën e Bulqizës, ato të përmenden në mënyrë të përgjithshme, dhe pa e specifikuar qartë se në cilat zona ndodhin problemet në fjalë dhe cilat janë konkretisht subjektet e prekura apo përgjegjëse. Përgjithësime të tilla, i futin të gjithë në të njëjtin thes, duk e djegur edhe barin e njomë bashkë me atë të thatë. AlbChrome është vetëm një nga 35 subjektet minerare që operojnë në Bulqizë.

Përgjegjësia sociale, Albchrome mbështetës i dy shkollave profesionale
Duhet theksuar gjithashtu se Albchrome, ndryshe nga koncesionarët e mëparshëm, i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme përgjegjësisë sociale dhe është iniciatori dhe mbështetësi i vetëm i rihapjes së shkollës profesionale të Bulqizës, ku këtë muaj diplomohen gjimnazistët e parë në profilin e minatorëve, pas vitesh të tëra lënie në apati, duke u dhënë atyre perspektivë për një jetë më të mirë dhe punësim të qëndrueshëm.
Albchrome është iniciatori i vetëm edhe i rihapjes së shkollës profesionale për metalurgë në Elbasan, e cila do të kontribuojë së shpejti në industrinë e metalurgjisë me profesionistë të mirëfilltë.
Albchmrome ka të planifikuar edhe donacione të tjera gjatë vitit 2018 por edhe në të ardhmen, në dobi të komuniteteve ku ai operon.

Paga mesatare 87.000 lekë në muaj dhe marrja e masave të larta të sigurisë
Sikurse dihet profesioni i minatorit është i vështirë dhe rregullohet veçmas me akte ligjore dhe nënligjore. Miniera e Kromit në Bulqizë dhe Traverbanku i Klosit përbëhet kryesisht nga punonjës të kategorisë ‘Punonjës Nëntoke”. Por duke i vlerësuar me realizëm këto vështirësi, AlbChrome vetëm gjatë vitit 2017 ka dhënë paga mesatare neto prej 87,000 lekësh në muaj për punonjësit e saj. Punëtorët, përveç pagës bazë, përfitojnë trajtime të tjera për vështirësi në punë, si paga e 13-të dhe trajtimi me normë. Në sajë të investimeve të kryera në Minierën e Kromit në Bulqizë (hapja e thellësisë) pritet që në këtë njësi të punësohet një staf shtesë prej 90 punonjësish vetëm gjatë vitit 2018. Gjithashtu, me instalimin e furrës së re në Uzinën e Ferrokromit Burrel, në këtë njësi u rrit numri i punonjësve me 40 veta në fillim të vitit 2018.
Ndër masat e tjera të sigurisë që ndërmerren rregullisht nga Albchrome për punonjëist e saj mund të përmenden: 1. Ngritja në çdo njësi e një oficeri të Sigurisë në Punë; 2. Inspektime të përditshme për sigurinë në punë të kryera nga ekipi i ekspertëve në bazë të një grafiku specifik; 3. Buxhet dhe plan mujor/3 mujor/vjetor për trajnimin dhe komunikimin e rregulloreve të sigurisë në punë; 4. Disiplinë e rreptë në punë, kontrolle ditore për konsumim alkoli nga stafi dhe masa të menjëhershme për çdo thyerje të rregulloreve të sigurimit teknik; 5. Kurs profesional për sigurinë në punë, çdo punëtor i minierës kryen një kurs formimi përpara fillimit të punës.

Shifrat e Sigurisë në Punë

Prej vitit 2012 është ulur ndjeshëm numri i aksidenteve në punë;
Prej vitit 2012, më shumë se 2 milionë USD investime janë kryer për përmiresimin e kushteve të sigurimit teknik;
Mesatarisht janë kryer 6 kontolle të hollësishme në jave në çdo njësi rreth zbatimit të rregullores së sigurimit teknik.

1106 të punësur dhe 7.3 mln USD për buxhetin e shtetit.
Në kuadrin e investimeve, pusi 9 është ai që bën diferencën tek zgjatja e jetës së minierës. 95% e punës ka përfunduar, ndërkohë që pritet që shumë shpejt të përfundojë edhe pjesa tjetër. Në kuadër të investimeve të vazhdueshme, Albchrome përgatitet të shtojë fuqinë punëtore me rreth 200-250 punonjës të rinj. Kompania ka sot të punësuar 1106 punonjës nga 841 që ishin më parë, të ndarë ndërmjet Minierës së Kromit në Bulqizë, Traverbankut në Klos, Impiantit të seleksionimit në Klos, Uzinës së Ferrokromit në Burrel, Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe në zyrat qendrore në Tiranë. Me një fond pagash vjetore prej rreth 12 milionë dollarësh, AlbChrome është gjithashtu një ndër taksapaguesit më të mëdhenj në vend. Ai kontribuoi në buxhetin e shtetit shqiptar me plot 7.327.885 USD për vitin 2017.

“LAPSI.al”

S'KA KOMENTE