GJETAN KETA – KRENARI KOMBËTARE

220

Boksieri Gjetan Keta ka mposhtur mbrëmjen e 8 shtatorit 2018 boshnjakun Sladan Janjanin duke fituar titullin Kampion Bote për peshat e mesme të Federatës WBU

 

Halil RAMA

Urimet më të përzemërta për Gjetan Ketën që na bëri krenarë të gjithëve.
Mirënjohje për trajnerin kampion bote, mike Ismail Keta, që punoi intensivisht, me përkushtim dhe ambicie për ta çuar Gjetanin drejt titullit kampion bote.
Mirënjohje për kolegun Dëfrim Methasani, gazetarin dhe moderatorin e talentuar që promovoi dhe u dha suport të paparë kamapionëve Keta.
Respekt për autoritetet dhe qytetarët e Dibrës së Madhe që treguan qytetari në organizimin, pritjen dhe ndjekjen e kësaj gare të shkëlqyer…
Në duelin e zhvilluar në Dibër të Madhe, boksieri shqiptar mundi boshnjakun Sladan Janjanin.
Ishte një ndeshje ku Gjeta ishte gjithë kohës superior ndaj rivalit të tij. Agresiviteti i tij u vu re që në raundet e para të sfidës duke bërë që Janjanin të mos i rezistojë shumë Gjetës duke u tërhequr në raundin e pestë të sfidës, ndërkohë që në raundet e mëparshme ai ra dy herë në Knock Doën.]
Për Gjetanin, që u ngjit në ring pas një shkëputjeje disa mujore, kjo ishte fitorja e 23 në karrierë.
Nga arena e Dibrës së Madhe, boksieri shqiptar mposhti më 8 Shtator 2018, pas 5 raundeve kundërshtarin e tij boshnjakun Sladan Janjanin duke bërë të tijin titullin kampion bote të federatës më të vjetër në boks WBU.
Luftëtari nga Bulqiza arriti një tjetër sukses shumë të madh në karrierë, pasi e dominoi sfidën nga raundi i parë deri në të 5-in kur edhe boshnjaku Janjanin u tërhoq.
Goditje fituese dhe të njëpashme në fytyrën e kundërshtarin ato të Gjetan Ketës i cili i përkrahur fuqishëm edhe nga publiku shqiptar nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren.
Në fund të sfidës së transmetuar drejtpërdrejt në Supersport, Gjetan Keta u shfaq shumë i lumtur që bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke fituar edhe në vitin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Gjetan Keta: Mirënjohje të gjithë bashkëatdhetarëve

Përshëndetje miq e bashkatdhetarë!
Ju faleminderit për mbështetjen që më dhatë të shtunën më 8 shtator 2018, që të fitoja këtë ndeshje të rëndësishme, se kjo ishte më shumë se një ndeshje boksi për mua, për hir të Heroit tonë Gjergj Kastrioti Skenderbeu, dhe se për herë të parë organizohej një eveniment Boksi në Dibër të Madhe. Dhe për mua ishte një mbingarkese e madhe sepse doja patjeter që t’ju bëja Krenar.
Dhe një herë faleminderit gjithë shqiptarëve anëmbanë botës që më mbështetën.
Faleminderit Sponsorit tim gjeneral, “Kastrati”.
Dhe të tjerë si “Euro Lloto”, “ëestern Union”, “Dragon Heart”, “Riçku shpk”, “Dukas Com”, “Sky Hotel”, “Dutty Free”, “Nord Park”, “Komuna Dibra e Madhe”, “Becker”, “Kolgeci”.
Faleminderit Kryetarit të Dibrës së madhe z. Rruzhdi Lata për realizimin e këtij evinimenti në Dibër.

Defrim Methasani: Djem të tillë lindin rrallë dhe bëjnë mrekulli

Jam zgjuar këtë mëngjes i mrekulluar nga një mbrëmje e madhe, në Dibrën e Madhe, kurorëzuar me një titull të madh. Gjetan Keta shpallet kampion bote në boks, duke mrekulluar mijra njerëz në sallë dhe miliona shqiptarë që e ndoqën në ekran.
Djem të tillë lindin rrallë dhe bëjnë mrekulli.
Mirënjohje për Ju Ismail Keta, Gjetan Keta, Ferit Keta, Mikel A Alliu, Kristi Caca, Muslia Roxhers dhe Bernard Marashi, për emocionet që na dhuruat.
Ju jeni shqiponjat e vërteta në vitin e Skënderbeut!

Ambra vajza që ndihmuan vëllezërit Keta, mbështet kampionin në ring: “Erdha të përkrah ata që dhanë shpirtin për mua”
Ambra Meda në vitin 2013 u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, por falë kurajos së saj dhe një mjekimi intensiv arriti të mbijetojë dhe sot shihet si frymëzim për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje.
Mirëpo në ato ditë të vështira Ambrës iu gjendën pranë shumë persona, të njohur e të panjohur. Midis tyre ata që i hapën dyert e shtëpisë ishin vëllezërit Keta. Ambra shkoi për një kurim më të specializuar në Gjermani dhe ajo së bashku me familjen e saj u strehuan në shtëpinë e vëllezërve Keta. Ata dhanë gjithashtu edhe një mbështetje të madhe financiare për Ambrën, e cila luftonte me vdekjen.
Ndërkohë që mbrëmjen e te shtunes së 8 shtatorit 2018, në Dibër të Madhe, boksieri Gjetan Keta u përball me boshnjakun Sladan Janjanin, duke triumfuar, nuk mund të mungonte edhe mbështetja e Ambrës. Ajo ishte e pranishme në arenë dhe nuk ngurroi të shprehte emocionet në asnjë moment.
Madje ditën e sotme Ambra ka bërë disa postime emocionuese në profilin e saj në Instagram për vëllezërit Keta të cilët dhanë shpirtin për të.

S'KA KOMENTE