Vëzhgim arkeologjik sipërfaqësor tek “Shkëmbi i Kullës së Skënderbeut”

271

Nga Sami CURRI

Një eksperiencë shumë e bukur që për një ditë të ishim shoqërues të Prof. Dr. Adem Bunguri, i cili bëri një vëzhgim arkeologjik sipërfaqësor në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kullës së Skënderbeut” në Valikardhë të Bulqizës.

Ylli Xhaferri: Respekt për euriditin dhe kulturologun e heshtur, Adem Bunguri, që gjatë gjithë jetës ka punuar në funksion të detyrës dhe intelektualitetit të tij, jo rrahjes së gjoksit për të amplifikuar produktin. Njeriu para të cilit, ia vlen të përkulesh me respekt. Mirenjohje për të.

Adem Bunguri: Shumë faleminderit Prof. Ylli për gjithë vlerësimin tuaj miqësor. Ju përshëndes me shumë respect. Ademi

Avni Hupi: Tungjatjeta Zotri Adem Bunguri. Në fakt, thesarkerkuesit janë treguar të pabesë ndaj historisë, atdheut tonë të përbashkët…
Do jem krenar me ju kur të kthehem në vendlindje, Lepurak, Bulqizë, Dibër t’ju  takoj dhe tregoj me saktësi ku ndodhen dy thumbat e Kalit të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në pllaken e gurit Cardak. Nuk mbaron me kaq. Do ju çoj tek shpella ku është grabitur thesari i shumëpërfolur i Skënderbeut. Këtë amanet ma ka lënë babgjyshi im Jonuz Hupi. Ju faleminderit!

Adem Bunguri: Përshëndetje z. Avni. Atë ditë patëm kënaqësinë të kemi shoqërinë e një ekipi të rinjsh entusiastë, ku nuk mund të mungonte vëllai juaj, Lulëzimi, pasionin për turizëm dhe eksplorim të të cilit, e pamë dhe e provuam atje në majën e Shkëmbit të Kullës së Skënderbeut, ku pas një rruge të lodhshme, shijuam bujarinë dhe bukën e shtëpisë së Hupëve, pijet freskuese dhe frutat, të ofruara me shumë dashamirëssi dhe traditë. Unë ju falenderoj shumë për shoqërimin dhe gjithë infon mbi një monument shumë të rëndësishëm të Heroit tonë, të cilin pata fatin ta shohë për herë të parë. Po kështu, kurdo që të ktheheni në vendlindje, do të vija prapë me kënaqësi, pasi një monument i kësaj natyre, kurr nuk mund të vlerësohet i plotë vetëm me një vrojtim i shpejtë. Shumë të fala, Ademi.

arkeologji 3 arkeologji 2 arkeologji 1

S'KA KOMENTE