Tatuazhi i Skënderbeut në krahun e Gjetan Ketës

288

Jonny Ismail Keta

 

“Gjergj KASTRIOTI”. – Nga meraku të mos e turpëroj në ringun e boksit nuk e bëra tatuazh të madhin.!
I njejti edukim dhe krenari për heroin ishte dhe tek GJETANI.
Falë zemrës së tij luftarake dhe besimit tek unë si vëlla dhe Trainer, vendosi të bëj tatuazh SKËNDERBEUN.
Deri më tani edhe në 3 humbjet që ka pasur, jo vetëm mua si vëlla dhe Trainer, por kushdo që e ka shikuar GJETANIN, nuk ka ngelur kokeulur.
Vështirësitë të bëjnë edhe më të fortë thotë populli edhe përvoja ime.!
Pas humbjes në vitin 2016 për arsye shëndeti, ai u rikthye edhe më i fortë më 4 qershor në Myni.
Kjo fitore prej një dueli tepër të fortë, shtoi edhe dëshirën e disa federatave të mëdha që Gjetani të rikonkuronte edhe për titull bote.

2018-ta “VITI i SKËNDERBEUT”.!
gjeta keta - tirane gjetan keta 1
Pas një takimi me kryetarin e Dibrës se madhe, z. Rrushdi Lata, GJETANI kishte dhënë fjalën që vitin e SKËNDERBEUT do ta respektojmë me ndeshjen e radhës në Dibër ku i madhi SKËNDERBE lindi edhe u rikthye!  Ide e madhore, por jo e lehtë për t’u bërë realitet dhe sfiduar, sjell një kampion e botë aty!
Nuk jemi të vetmit ne që sportin nuk e bëjnë vetëm për para ! Ashtu dhe boksieri meksikan, PaulValenzuelaJr, kampion bote në versionin ËBU ku titujt e saj i mbanin edhe kampion të mëdhenj si George Forman, Roi Jon’s etj., me vetëbesim pranoji sfidën e GJETANIT për titullin e tij botëror duke thënë, “Shihemi në vendlindjen tënde KETA”!! Pra miq, dt 8 shtator!!!
Në Dibër të madhe Getan KETA sfidon kampionin e botës, meksikanin PAUL Valenzuela Jr.!!
Përgjegjësia për t’ju nderuar juve, heroin tonë, Dibrën dhe shqiptarinë, kalon çdo kufi.! Me ju ndihemi të pamposhtur! Faleminderit juve, bashkisë së Dibrës Madhe dhe sponsorit gjeneral KASTRATI për ndimesën për të sjellë në trojet shqiptare këtë event në nder të SKËNDERBEUT.

S'KA KOMENTE