Shkëlqim Keshi: Pyjet janë pasuri kombëtare, jo private

236

Administrator i Koncensionit për Shfrytëzimin e Pyllit  Bulqizë, prononcohet pas protestave të qytetarëve

Në një intervistë të dhënë në TV Buqiza, gazetarit Hysen Likdisha,  administratori i Koncensionit për Shfrytëzimin e Pyllit  Bulqizë, z. Shkëlqim Keshi shprehet se pyjet janë pasuri kombëtare, jo private dhe sipas tij, për t’i shfrytëzuar ato duhet të kesh një leje shfrytëzimi sipas rregullave të shtetit. “Fshatarët kanë pretendimet e veta por edhe unë kam të miat. Kam një kontratë të lëshuar me vendim qeverie dhe firmë të kryaministrit Rama. Kam kontratë të ligjshme. Më 10.2.2015, “Korra” i ka bërë kërkesë Këshillit Bashkiak Bulqizë. Nga ministria e Mjedisit kam kontratën si do të shfrytëzohet pylli. Pylli lind, rritet, dhe plaket. Rreth 20 % të të ardhurave vijnë nga pyjet e shtetit shqiptar. Nuk punoj kontrabandë, kontrabanda nuk më përket mua. Monitorohem nga të gjitha instrumentat”,-pohon z.Keshi. Ndwrkohw ai shprehet se kompania koncesionare nuk ka filluar punë sepse wshtw penguar nga rezistenca e banorëve.  “I kanë bërë kërkesë kryeministrit dhe ai u ka kthyer përgjigje se fituesi i koncensionit jam unë.  Kam investuar 3 milion euro. Kam një projekt të rrugës që do të hapet. Projekti është firmosur nga Niko Peleshi dhe Lefter Koka. Për këtë kemi rënë dakort duke firmosur kryepleqtë e fshatrave të komunës Fushë-Bulqizë. Banorët janë ankuar dhe unë u kam kthyer përgjigje atyre dhe prefkturës dhe qarkut Dibër. Kontratën nuk e kam fallco. Me dokumentacion jam i hapur dhe ia vë në dispozicion kujtdo. Unë jam një investitor, kam punuar në perëndim, kam bërë një kontratë për një plan biznesi duke investuar 3 milion euro për një fabrikë peleti. Peleti është kursim i lëndës drusore. Peleti ndihmon pyjet. Është me leverdi dhe për mbrojtjen e pyjeve. Do të punojnë 200 familje. Na kundërvihen banorët edhe me armë. Nuk është e drejtë. Problemet zgjidhen edhe me gjykatë. Nëse jam i paligjshëm, tërhiqem. Gjatë punës unë do të përgjigjem para ligjit për çdo punë që do të bëj. Nuk do shkatërroj pyllin. Nuk kam lidhje me LSI-në, unë jam një investitor që vij pas 25 vitesh të investoj në vendin tim. Kontratën e kam në fuqi deri më 2025 me të drejtë rinovimi. Jam vonuar 4 vite nga pengesa e banorëve. Kam punuar refugjat 25 vjet në perëndim. Ju them edhe një herë që kontrata është e rregullt. Jam i gatshëm për çdo sqarim dhe për mirëkuptim”,- administratori i Koncensionit për Shfrytëzimin e Pyllit  Bulqizë, z. Shkëlqim Keshi.

S'KA KOMENTE