KONCENSIONI I MASAKRIMIT TË PYJEVE ?!

209

Zona e Bulqizës është një zonë e pyllëzuar dhe malet janë mjaft të pasura me lëndë drusore. Kjo ka bërë që nga shumë subjekte të jenë shenjuar për t’i shfrytëzuar ato. Kohët e fundit në Bulqizë ka patur mjaft reagime të banorëve që me sa duket e shikojnë pasurinë pyjore si shpresë për ekonominë e tyre rajonale.
Në media dhe në shtyp kohët e fundit po denoncohet tentativa e shtetit për të prerë të vetmen kurorë të gjelbër në Bulqizë. Ka një ligj të ashpër për ata që presin pyje. Ato priten me leje apo me koncesione shtetërore. Dhe, një i tillë është dhënë në vitin 2015 nga qeveria për një ekonomi py-jore në Bulqizë.
Banorët bulqizakë të disa fshatrave në njësinë Administrative Fushë Bulqizë protestojnë pa ndërpreje. Ata thonë se kanë shekuj që banojnë në atë zonë, ku në male ka lëndë drusore ah, dushk dhe pishë. Një banorë thotë se “nëse priten pyje, nuk ka ujë të pijshëm dhe vaditës”. Ajo shton se veprimet e shtetit janë në interes të firmave, jo të publikut. Kërkojmë nga qeveria të ndalë dorën e shkatërrimit të pyjeve të Bulqizës.
I lutemi ministrit të Mjedisit të rishohë  lejen e shfrytëzimit të pasurive pyjore me koncension. Mos  pritni  pyjet! – bërtasin gratë në protesta publike të banorëve. Lejen e jep kryebashkiaku.
Banorët tregojnë se firma që do të futet  ka bërë një fabrikë dhe do të shfrytëzojë pasurinë e për-bashkët publike.   Një banor tregon vendet ku do të priten pemët. Pemët do të priten te Mali i Bardhë dhe përfundon te zona që quhet Fusha e Balgjait. Është një kurorë që ka ngelur pa e pre-rë. Firma prapë vazhdon dhe me ndihmën e bashkisë mundohet ta vazhdojë këtë kontratë. Objek-ti i firmës është për pastrim.

Aty përveçse me pre ato drurë, s’ka çfarë të pastroj. S’do lërë asnjë copë” thotë banori, ndërsa shton se në zonë janë 300-400 familje.  Në vitin 2015, ministria e Mjedisit ka nënshkruar një kon-tratë koncesioni të fituar nga tre shoqëri; “Almexwood”, “Korra” dhe “Lubima”, për trajtimin me prerje të lejuara të ngastrave pa rrugë autopyjore në zonën “Sheshë Bulqizë”. “Ankandi është fituar më datë 23 shkurt 2015 me afat kohor deri në vitin 2025. Kontrata është lidhur nga Minis-tria e Mjedisit më datë 25 maj 2015. Në momentin e dhënies së këtij koncesioni nga qeveria, hap-ja e rrugës dhe teknikat e tjera të ndërhyrjes janë të parashikuara në kontratë.
Justifikimi në bashkinë e Bulqizës është se ky material duhet vjelë, pasi ky pyll ka nevojë për ndërhyrje me prerje të lejuara, sepse e ka kaluar moshën e vjeljes dhe është i tejplakur. Një ndërhyrje e tillë nga ana teknike do t’i shërbente pyllit për gjendjen e tij higjeno-sanitare, shëndetësuese dhe ripërtëritëse. Por përplasjet në këshillin bashkiak të Bulqizës vazhduan të ash-përsohen, ndërsa bashkia u detyrua të tërhiqej nga kërkesa për të votuar vendimin.
Banorët e fshatrave Koçaj dhe Dushaj ia kanë dalë të bllokojnë zbatimin e një koncesioni për shfrytëzimin e një parcele pylli pranë tyre.  Ata kundërshtuan me forcë  koncesionin 10-vjeçar që u jep të drejtë kompanive “Almex-Wood” dhe ‘Lubima’ sh.p.k, për shfrytëzimin e pyllit pranë fshatrave. Por ndërsa banorët iu gëzuan këtij fakti, Bashkia e Bulqizës pas një kërkesë të konce-sionarit tentoi në fillim të majit të shtynte afatet e lejes së ndërtimit të rrugës përmes një projekt-vendimi, për të cilin kërkoi miratimin e Këshillit Bashkiak. Pas dy mbledhjesh bashkia, përmes juristit të saj, njoftoi tërheqjen e kërkesa për votimin e projekt-vendimit, duke thënë se këshillit i ishte kërkuar vetëm mendim.
Përfaqësuesi i kompanive që fituan koncesionin Kujtim Korra, u tha këshilltarëve bashkiakë se do të përballeshin me ligjin. “Unë të drejtën time do ta gjej, por kërkoj mirëkuptimin tuaj, pasi unë me atë kontratë përfaqësoj shtetin”, tha Korra i cili pretendon se koncesioni është i ligjshëm..
Megjithatë kompanitë koncesionare “Almex-Wood” dhe ‘Lubima’ shpk, tentuan të fillonin punën për ndërtimin e rrugës që do tu mundësonte shfrytëzimin e parcelave. Banorët kundërshtuan me forcë duke u përplasur me kompaninë dhe policinë. Në fillim të majit Bashkia e Bulqizës u përpoq t’i shtynte afatet për ndërtimin e rrugës përmes një vendimi të cilin kërkoi ta votonte në Këshillin Bashkiak.  Vendimi bazohej në një ankesë të koncesionarit i cili i kërkonte bashkisë që të ndërmjetësonte me banorët për të mirat e koncesionit.  Duke i renditur disa arsye si pengesa për zbatimin e koncesionit, koncesionari kërkoi nga bashkia Bulqizë, shtyrjen e afatit të hapjes së rru-gës deri më 19 shtator 2018.  Mbi bazën e kësaj kërkese bashkia Bulqizë hartoi një projekt-vendim të cilin ia përcolli për miratim këshillit bashkiak. Por projekt-vendimi solli debate të ash-pra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe pas disa orë debatesh bashkia nuk siguroi dot votat për ta kaluar atë. Pas kësaj përfaqësuesi i bashkisë në mbledhje, kërkoi tërheqjen e bashkisë nga ky projekt-vendim. Sipas tij këshilli nuk kishte kompetencë, për zgjatjen e afatit të kontratës koncen-sionare.  Qëndrimi i ri i bashkisë solli reagim të këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Munir Sinani, kreu i grupit të këshilltarëve socialistë, tha se këshilli nuk ishte për të dhënë opinione, por për të miratuar vendime.  “Kryetari Damzi, bëri lobing një javë më parë, për të miratuar një projekt-ligj të jashtligjshëm. Mosmarrveshjet dhe konfliktet mes banorëve dhe koncensionarit të zgjidhen nga institucionet dhe gjykata”, tha Sinani.  Këshilltarët e djathtë, nuk e votuan. Nga ana e saj kompania koncesionare tha se nuk do të hiqte dorë. Kujtim Korra, përfa-qësuesi i firmës koncensionare, i cili po ashtu ishte pjesëmarrës në këtë mbledhje të këshillit bash-kiak, tha se “Unë disponoj një leje për shfrytëzimin e pyllit dhe ju garantoj se do ta shfrytëzoj atë konform  të gjitha rregullave”. Banorët që ishin të pranishëm kundërshtuan përpjekjen e bashkisë për të shtyrë afatet e lejes, ndërsa thanë se do ta kundërshtonin me çdo kusht koncesionin. Bano-rët e fshatrave që preken nga koncesioni i masivit pyjor “Sheshe Bulqizë” në njësinë administra-tive Fushë – Bulqizë , pak ditë më parë i janë drejtuar me një letër edhe Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Banorët e informojnë ambasadën për atë se çfarë po ndodh me një zonë pyjore, e vetmja e mbetur e virgjër në Bulqizë dhe rreziku që kanë këto fshatra nga prerja e kësaj kurore të gjelbërt.

S'KA KOMENTE