MASAKRA NË PYJET E BULQIZËS NUK KA TË SOSUR

342

Pavarsisht se banorët e tri fshatrave në Njësinë Administrative Fushë – Bulqizë (Dushaj, Koçaj dhe Kodra e Danit) kanë protestuar vazhdimisht për ndalimin e shfrytëzimit të pyjeve, “bandat e drurit” nuk kanë të ndalur. Këtë herë kanë zgjedhur një rrugë tjetër për të shfrytëzuar pyjet e kësaj zone, duke hapur një rrugë kalimi nga ana e Selishtës dhe Kacnisë, me qëllim devijimin e rrugës që kalon nëpër fshatrat e Fushë- Bulqizës.
Masakra që është shkaktuar në pyllin “Qafa e Helmes” duket qartë. Këtu nuk flitet më për shfrytëzim me kriter apo gjoja për atë që “bandat e drurit” e cilësojnë edhe si shfrytëzim që do ti shërbej rigjenerimit të pyllit.
Por edhe pse kemi një moratorium që ka hyrë në fuqi prej kohësh, shteti përballë kësaj masakre që po bëhet në pyjet e zonës së Bulqizës hesht. Ka disa institucione që ligji i detyron që të moni-torojnë zbatueshmërinë e moratoriumit të vendosur, por në terren ndodh krejt e kundërta, “bandat e drurit” vazhdojnë të punojnë normalisht, pa edhe më të voglin problem.

Çfarë parashikohet nga moratoriumi?

Dokumenti 10 vjeçar ka për qëllim ndalimin e veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të vendin. Në bazë të këtij moratoriumi ndalohet kategorikisht ush-trimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë ter-ritorin e Republikës së Shqipërisë. Po kështu ndalohet tregtimi i produkteve të tij, si dhe eksporti i lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.

Çfarë ndalohet?
Ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ndalohet tregtimi i produkteve të tij.
Ndalohet eksporti i lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.

Masat dhe penalitetet:
Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, por përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë, në vlerën 5 milionë lekë. Afati i zbatimit të këtij ligji është 10 vite nga data e hyrjes së tij në fuqi.
/BULQIZA IME/
Shoqata “Bulqiza” mbështet protestën kundër masakrës në pyje

Kryesia e shoqatës “Bulqiza” prej disa kohë po ndjek shqetësimin e banorëve të fshatrave Koçe, Dushe e Fushë-Bulqizë lidhur me kundërshtimin e një konçesioni që dëmton drejtpërdrejt pasuritë pyjore të këtyre fshatrave. Ne shprehemi në mbështetje të kërkesës së banorëve dhe mendojmë se shqetësimi i tyre është shumë i drejtë pasi me këto pasuri këta banorë kanë të lidhura interesat e tyre ekonomike dhe jetesën prej shekujsh.
Nisur nga fakti se pyjet e tjera të fshatrave përreth janë dëmtuar tepër rëndë ku edhe vetë shteti ka përgjegjësi për dëmet e mëdha që janë shkaktuar, ne na duket më se e ligjëshme kërkesa e banorëve të fshatrave Koçe, Dushe e Fushë-Bulqizë për të mbrojtur pyjet mbi fshat.
Mbështesim kërkesën e banorëve dhe protestën e tyre ndaj organeve vendore e qëndrore që të anullohet ky konçesion dhe të vihen përpara përgjegjësisë të gjithë fallsifikatorët e dokumentave eshkelësit e ligjeve që lidhen edhe me moratoriumin mbi mbrojtjen e pyjeve publik e privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për 10 vite.
Shpresojmë se organet ligjzbatuese do të shohin me transparencë shqetësimin e këtyre banorëve dhe do ti mbështesin kërkesat e tyre që janë shëmbulli më i mirë, se si duhen mbrojtur pasuritë e përbashkëta të këtij vendi, që gllabërohen çdo ditë dhe kudo nga përfitues të pangopur. Ekzisten-ca e masivit pyjor “Sheshe Bulqizë”, e vetmja zonë pyjore mbetur e virgjër është pasqyra e kontributit të këtyre banorëve që e kanë mbrojtur deri më sot.
Kryesia e shoqatës “Bulqiza” shpresojmë që do të gjendet mbështetja e duhur nga Bashkia Bul-qizë dhe nga Qeveria e Shqipërisë për të drejtën e banorëve të fshatrave të Bulqizës.
KRYESIA E SHOQATËS
8 korrik 2018 

S'KA KOMENTE