SIGMAINTERALBANIAN VIG SHA TË PAGUAJË DETYRIMIN KONTRAKTUAL

110

•    Është absurd qëndrimi i drejtuesve të SIGMAINTERALBANIAN VIG sha, për t’ju  shmangur shpërblimit, duke nxjerrë pretekse të cilat nuk kanë bazë ligjore.  Akt – marrëveshjet që kompanitë nënshkruajnë me subjektet minerare janë të njëanshme, diskriminuese me pika në favor të tyre, të cilat i shfrytëzojnë për t’ju shmangur detyrimeve

Kompania SIGMAINTERALBANIAN VIG sha. Refuzon padrejtësisht dhe në moszbatim të plotë të ligjit dhe marrëveshjes në kontratë sigurimin e punëtorit të aksidentuar në sumbjektin “Dema – Patin” sh.p.k.  Duke parë se kjo kompani nuk po përgjigjet, kompania   “ Dema – Patin” sh.p.k i është drejtuar me një  ankesë Autoritetit të  Mbykqyrjes Financiare, Z. Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm  ku i shpjegon mos zgjidhjen e problemit nga ana e shoqërisë  SIGMAINTERALBANIAN VIG sha.
Shoqëria “ Dema – Patin” sh.p.k ushtron aktivitet në shfrytëzimin e mineralit të kromit në objektin “ Shkallë – Micek” Cerujë  Klos.
Në zbatim të ligjit minerar, ky Subjekt, ka bërë sigurimin e jetës për punonjësit e nëntokës me kompaninë SIGMAINTERALBANIAN VIG sha. Me datë 12.04.2018, në subjektin “ Dema – Patin” sh.p.k ,  ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje, ku gjatë punës në turnin e dytë, gjeti vdekjen punonjësi P. M.
Ky punonjës është siguruar sipas ligjit pranë kësaj kompanie me datë 28.11.2017, për një afat një vjeçar, ku në policën e sigurimit cilësohet ; Aktiviteti – shfytëzim minerar, shuma e sigurimit 6 000 000 lekë (gjashtë milionë lekë)
Është dërguar i gjithë dokumentacionin që familjarët të shpërblehen për shumën e sipërme nga kjo kompani, por kompania ka refuzuar shpërblimin me preteksin se i aksidentuari me vdekje nuk ka licencën e përdorimit të lëndëve plasëse.
Në policën e sigurimit nuk cilësohet profesioni i të siguruarit, aty shkruhet; shfrytëzim minerar. Në takimin që është bërë me drejtuesit e kësaj kompanie, nxjerrin si preteks disa pika të akt – marrëveshjes, pse i aksidentuari nuk ka dëshminë e përdorimit të lëndëve plasëse.
Lidhur me këtë Shoqëria “ Dema – Patin” sqaron se i aksidentuari, duke qenë në përmbushje të detyrës si minator, ka gjetur vdekjen nga përdorimi i lëndës Plasëse.
Mjaftojnë argumentet e mësipërm për t’u bindur se në qëndrimin absurd të drejtuesve të SIGMAINTERALBANIAN VIG sha, për t’ju  shmangur shpërblimit, duke nxjerrë pretekse të cilat nuk kanë bazë ligjore.  Akt – marrëveshjet që kompanitë nënshkruajnë me subjektet minerare janë të njëanshme, diskriminuese me pika në favor të tyre, të cilat i shfrytëzojnë për t’ju shmangur detyrimeve.
Në miniera aktiviteti kryhet në bashkëveprim të punonjësve me profesione të ndryshme të cilat, në mënyrë të pa vullnetshme,  shkaktojnë   aksidente në punë.
Shoqëria “ Dema – Patin kërkon zgjidhjen e këtij problemi, sepse familja e të ndjerit dhe subjekti kërkues janë të shqetësuar për këtë problem ku, përveç humbjes së jetës së minatorit, po përballet edhe me një padrejtesi të kësaj shoqërisë së sigurimeve e cila insiston në shmangjen e detyrimit.
Përfaqësuesit e  Shoqërisë “Dema – Patin” sh.p.k presin nga kompania SIGMAINTERALBANIAN VIG sha. zgjidhjen sa më parë të këtij problemi !

S'KA KOMENTE