DIBRA NË UDHËT E HISTORISË: LUFTË DHE QËNDRESË

182

Elez Isufi me një pjesë të dibranëve kthen nga rruga për në Shkodër dhe hidhet në betejën e famshme të Kolosnjanit, kundër armikut rezil që tashmë kishte trokitur te porta e nderit. Fitorja e kësaj beteje qe befasuese. Bisha tërbohet dhe më tepër dhe mësyn e pushton Dibrën e Madhe dhe viset gjer në Drin, pikërisht një ditë para se Plaku i Vlorës të ngrejë flamurin e lirisë.

 

Përpjekja e parë luftarake, 20 ditë para shpalljes së Pavarësisë

Përpjekja e pare luftarake ka qenë në nëntor, 20 ditë para shpalljes së Pavarësisë kur serbët hyjnë në Lumë dhe kur Shkodra rrethohet nga malazestë. Elez Isufi me një pjesë të dibranëve kthen nga rruga për në Shkodër dhe hidhet në betejën e famshme të Kolosnjanit, kundër armikut rezil që tashmë kishte trokitur te porta e nderit. Fitorja e kësaj beteje qe befasuese. Bisha tërbohet dhe më tepër dhe mësyn e pushton Dibrën e Madhe dhe viset gjer në Drin, pikërisht një ditë para se Plaku i Vlorës të ngrejë flamurin e lirisë.
Një natë të bekuar ai me shumë zgjuarsi arrin të çajë rrethimin e kullës dhe të shpëtojë 70 anëtarët e familjes dhe vetë arratiset në mal.
Serbët djegin kullën, por flamurtarit të rezistencës i rritet nami fort, sa që fillon ta dëgjojë dhe Evropa e shurdhër. Në shtator fillon kryengritja e madhe dhe brenda një nate korret një fitore tjetër historike.
Në tetor fillon ofensiva serbe me terror të padëgjuar në masën e popullsisë. Digjen e shkretohen tërë viset shqiptare në dy anët e Drinit të Zi. Shpërngulën mbi 20.000 dibranë. Elez Isufi shkon pak kohë të luftojë në Shkodër kundër malazezve.
Në vitin 1914 qeveria e Durrësit e ngarkon të ruajë rendin e qetësinë nga provokacionet serbe. Në mars 1915 mblidhet një kuvend i madh në Sohodoll dhe vendoset për të luftuar lëvizjen Esadiste (njerëzit e Esad Topanit).
Në dhjetor të po këtij viti ndizet Lufta e Kaushit, një ndër kulmet e fitoreve, ku futet në darën e hakmarrjes popullore një divizion serb që priste të kalonte në Durrës. Në tetor 1918 Dibra bije sërish nën kthetrat serbe, tashmë krejt e lodhur dhe e përgjakur.
Në gusht 1920 formohet ajo që njihet si qeveria e Arrasit. Mblidhet Kuvendi i madh dhe zgjidhet një komitet lufte me komandant të forcave kryengritëse Elez Isufin. Shpërtheu kryengritja që ndezi mbarë Dibrës flakën e fitores.
Në Lanë-Lurë, në një ditë breshëri dhe shiu, ndizet beteja e përgjakshme e vendimtare për fitore. Elez Isufi qe kundër synimeve diktatoriale dhe mbështeti gjithmonë krahun e demokratëve përpa-rimtarë si Hasan Prishtina, Ramiz Daci, Ramiz Dibra,etj.
Në dhjetor 1921 i tërheq vemendjen parlamentit për të thirrë Asamblenë Kushtetuese.
Në fillim të shkurtit 1922 në katundin Allajbeg mblidhen Elez Jusufi bashkë me nipin e tij Sufë Xhelilin, Halit Lleshi, Murat Kaloshi dhe Dan Cami. Këtu vendoset organizimi i një kryengritjeje dhe vënia në zbatim e saj.
Bashkë me Bajram Currin, Halit Lleshin, etj. ishin në krye të një kryengritjeje që ishte shprehi e pakënaqësisë dhe tensionit të grumbulluar.
Halit Lleshi, pas kësaj, shkoi në Jugosllavi për t’u kthyer mbas një muaji me fuqitë e tij, në mënyrë që të nisej në një ditë me Elezin për të sulmuar Elbasanin.
Myftar Kaloshi gjithashtu do të nisej me Elezin, ndërsa Murat Kaloshi ish ngarkuar të okuponte qëndrën e prefekturës së Dibrës, ku si prefekt ndodhej Sali Vuçiterni. Kapiten Shefqet Korça me 800 ushtarë ndërkohë ishte duke bërë çarmatimin nga ana e Zerqanit.
Qeveria në këto lëvizje të dibranëve dërgon kapiten Aziç Çamin dhe kapiten Selahudin Bllosh-min me forca ushtarake në Qafë të Shtambës për t’i prerë rrugën fuqisë së Elezit. Elezi me fuqinë e tij më parë shkon në Lurë dhe, me pak fuqi që mori këtu dhe në Selitë, formon një forcë civile prej 370 vetësh.
Me këtë fuqi, duke ecur natën, mbi rrugë e nën rrugë, pa hasur fuqitë qeveritare, mbërrin në Fu-shë-Krujë ku bashkohet me Abaz Kupin, Mustafa Krujën dhe Zija Dibrën. Në Tiranë, përveç kompanisë së disiplinës dhe të një kompanije të kazermës, qeveria nuk dispononte tjetër fuqi për mbrojtjen e kryeqytetit. Lajmi i papritur i dukjes së Elezit në Fushë Krujë shkaktoi një panik të madh në qarqet qeveritare në Tiranë.
Më 8 mars 1922 pararojet e Elezit kishin arrirë në lagjet e jashtme të Tiranës, nga ana e veri-perëndimit. Zogu, me ato pak fuqi që dispononte qeveria ndërkohë, po mundohej të merrte masat e rastit për mbrojtjen e kryeqytetit.
Kurse qeveria bashkë me deputetët u mblodh në kryeministri dhe vendosi të largohej në Elbasan, mbasi Tirana po bëhej fushë lufte. Kështu, që të nesërmen herët, më 9 mars 1922, qeveria, përveç Spiro Kolekës, ministër i Punëve Botore, bashkë me deputetët dhe shumë intelektualë dhe funksionarë u nisën për në Elbasan.
Qeveria me telefon thirri fuqitë ushtarake nga Zerqani e nga Kruja dhe vullnetarët nga Elbasani. Dy ditë mbas hyrjes së Elezit në Tiranë lëvizi kundra qeverisë dhe Hamit bej Toptani.
Mbas ndërmjetësimit të ministrit anglez Eyres, me të marrun vesh sesa e rënduar u bë situata me ndërhyrjen e Hamit beut, i paqësoi dibranët me Ahmet Zogun që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit. Do të çuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e Marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetë i habitur se si ranë dakort këto dy burra, njani 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhanë dorën njëri-tjetrit. Në prill 1922 gjykata ushtarake e dënon me vdekje. Udhëheq Lëvizjen e Marsit dhe falanga e tij me malësorë, e kalitur në qindra beteja, pas luftimeve të ashpra, hyn tri-umfalisht në Tiranë. Ai ishte mik për kokë me atë që luftonte për liri e drejtësi, për nder të vatanit e jo me ata që binin në prehër të dushmanit. Këtë qëndrim mbajti tërë jetën. Nuk u pajtua as me Zogun. Në Lëvizjen e Marsit, që ndonjë historian i mefshtë e dritëshkurtër, nga ata që kujtojnë se historia është petull me ujë të ftohtë ose një tufë tjetër politikanësh që nuk shikojnë më larg se hija e trupit të tyre, këtë Lëvizje, që ndërmorën forcat më demokratike të kohës, duan ta quajnë një grusht shteti. Elez Isufi hyri në Tiranë vetëm me 500 burra dibranë, as për pushtet e as për lavdi dhe i struku në qylarët e qelbura pushtetarët faqezinj të kombit. Këtë e bëri që t’i siguronte popullit zgjedhje demokratike, atë gjë që i ishte premtuar sa e sa herë se do ta bënte Asambleja e përgjithshme, “e të caktohet fati i popullit të ngratë”, si shkruan në kujtimet e tij Ismail Strazimiri. Lëvizja e Marsit dhe revolucioni i Qershorit, sidomos, fundi i tij, qe shumë zhgënjyes për Plakun e nderuar., sidomos ndaj një pjese të parisë dibrane e asaj kombëtare që i patën dhënë besën dhe e tradhtuan, bile i mbushën pushkën dorës tinëzare dhe vranë më 16 dhjetor 1924 nipin e tij e bash-këluftëtarin e trim Sufë Xhelilin dhe plagosën për vdekje Elez Isufin që do të ndrronte jetë dy javë më vonë më 30 dhjetor 1924. Vdekja e tij e kobshme u kthye në një mort për mbarë popullin e Dibrës e të Lumës dhe tërë miqve të shumtë që kishte në mbarë vendin. Vdekja e tij qe kaq madhështore sa e shpreh fare qartë dhe kjo antitezë e fuqishme që hyri në mes dy kampeve: njërit që mbante zi e qante e tjetrit që pinte raki e këndonte. Në Sllovë ku Mide Doda vajtonte kreshni-kun e maleve: Elez Isufi, vllau jem, o vlla, O yll i karvanit, vllau jem, o vlla, Kreu i mejdanit, vllau jem o vlla! …diku në Dibër të Madhe ushtarët sërbë ia kishin shtruar me raki e meze dhe kërcenin e këndonin duke kujtuar të kaluarën: Kush don ta njohë se ç‘është tmerri Le t’i bjerë në këmbë Kaushit të Elezit! Ah, moj nënë atje, Dhe bari i njomë digjet nën këmbë… (Koj sakat do videt teshki gubitak Nekai zverzhi uder protif Eleza Kaush, Moja majka i suve trava Je goreno pad mo-je mogi). Vrasjen e Elez Isufit dhe veprën e tij populli do ta përjetësonte në dhjetëra këngë dhe koha do ta qëndiste në kornizën e portretit të tij sintezën e mendimit lapidar: ”Punova për Komb e Atdhe” Populli do ta quante Elez-a, megjithëse nuk ishte aga, teprina e parisë dibrane, Plaku i randë i maleve, shqipja e Korabit, e gjenerali me shajak.

Kalendari i lavdisë dibrane

Lufta dhe qëndresa 1912
Në dhjetor të 1912 ishte arritur një armëpushim i brishtë mes trupave të mbetura osmane dhe ar-matave serbe që po avanconin në Shqipëri. Luftimet vazhduan edhe në muajt e parë të 1913. Në shkurt forcat serbe kishin në zotërim një pjesë të mirë të trojeve shqiptare deri në lumin Shkumbin. Në Verilindje ata hasën rezistencë nga vullnetarët dibranë dhe kuksianë të udhëhequra nga Elez Isufi, ndërsa në Shqipërinë e Mesme ata luftonin kundër shqiptarëve, të cilët ndihmo-heshin edhe nga ushtarët e mbetur turq të komanduar nga Xhavit Pasha.

Lufta dhe qëndresa 1915
Serbia me anën e Esat Pashës, Arif Hyqimetit, Hysen Bej Goles etj. Shumë shpejt forcat serbe pushtuan gjithë Dibrën, duke i “… emnue krahinarë.” Më 14 tetor 1915 Bullgaria i shpall luftë Serbisë. Forcat austro – hungareze bashkëpunuan me forcat tjera pushtuese bullgare dhe, duke “zëvëndësuar” njëra tjetrën, shtypin, shfrytëzojnë e terrorizojnë Dibrën. Në janar 1916, forcat serbe largohen nga Dibra, duke ua lënë vendin forcave austriake, të cilat u shtrinë deri në Vjosë, duke shkelur mbi dy të tretat e Shqipërisë. Menjëherë austriakët krijuan xhandarmërinë dhe for-muan administratën shtetërore. Rajone të tilla si “Prishtina, Prizereni, Tetova, Gostivari, dhe Di-bra me krahina mbetën nën sundimin e ushtrive bullgare, kurse pjesa tjetër nën sundimin e forcave austro-hungareze.
Lufta dhe qëndresa 1918
Në shtator 1918, forcat pushtuese austro-hungareze u tërhoqën nga Shqipëria, por populli shqiptar nuk do të gëzonte liri, pasi vendin e tyre menjëherë e zunë forcat serbe, të cilat për tre vjet push-tim, e shndërruan luginën e Drinit të Zi në një gërmadhë të djegur e shkatërruar. Shovinistët serbë, që okupuan  Dibrën dhe gjithë Shqipërinë Veriore e Verilindore, me demagogji deklaronin, se “ kishin ardhur për të mbrojtur vendin nga italianët.  Ato ishin larguar nga vendi ynë në fund të vitit 1915, por që tani ktheheshin, më të egër se kurrë. Më 4 tetor 1918, këto forca sulmojnë për së treti herë Dibrën, e pushtojnë deri në Lan – Lurë e Qafë – Buall.

REZISTENCA DIBRANE
Ka plot dokumente të kohës që e dëshmojnë një fakt të tillë dhe sjellin shifra rrëqethëse të masakrave serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare. Kudo që shkeli këmba e tyre dogjën e shkatërruan fshatra, të cilat i bënë shkrumb e hi, plaçkitën të gjithë fshatrat, plaçkitën të vdekur e të gjallë, ditën me diell vranë e therën me bajonetë burra e gra, edhe në sy të fëmijëve, në disa familje tre vëllezër e në të tjera dhe dy vëllezër, disa gra e disa fëmijë, hodhën të gjallë në zjarr burra, gra e fëmijë, si dhe hapur dhe pa e fshehur dorën vodhën gjithë bagëtinë dhe grabitën lira e para të tjera të fshatarëve dhe malësorëve. Mizori të tmerrshme, therje me bajoneta, djegie të gjallë në zjarr, varje, vjedhje, djegie e plaçkitje të mëdha bënë në fshatrat dibrane nga Bulqiza në Kala të Dodës, nga Reka e Dibra e Madhe në Reç e Lurë.
Sipas këtij raporti të imtë, fshat më fshat, shifrat janë si më poshtë: Në Bllacë plaçkitën dhe dogjën gjithë fshatin fund e krye. Burra, gra dhe fëmijë i shkuan në bajonetë, si dhe grabitën 250 dele, 37 shtazë me brirë, 28 kuaj dhe vranë të gjithë barinjtë, që mundën të zënë. Në Allajbegi plaçkitën e dogjën 65 shtëpi dhe vranë 15 burra dhe 5 gra.
Shamen, Qamilen, Alien, Nimetallahin, Hiden, Zaiden, Fatimen dhe një vajzë 5-vjeçe. E gjithë gjëja e gjallë e fshatit u rrëmbye prej tyre në kullota. Në Rabdishtë u plaçkit fund e krye i gjithë fshati, u dogjën 38 shtëpi, 40 kasolle dhe u vranë me bajonetë 65 veta.  Edhe Golloborda, ky prush i shqiptarizmës, qe në ballë të luftës dhe heroizmit për mbrojtjen e tokave dibrane e shqip-tare nga pushtuesit lakmitar serbë, bullgarë, austriakë, grekë, malazez. Gjithashtu, as Golloborda nuk u kursye nga dhuna, barbarizmat dhe masakrat prej ushtrive pushtuese ballkanase. Edhe në Gollobordë fshatrat u bënë shkrumb e hi, njerëzit u shkuan në bajonetë dhe zjarr, gjëja e gjallë u vodh dhe u grabit. Në Okshtun u shkuan në bajonetë14 burra 5 burra e tri gra. Në Steblevë mbetën të vrarë nga pushtuesit 5 burra e tri gra. Në Zabzun u vranë 9 burra e një grua. Në Gjinovec u vranë dy burra. Askush nuk mund të harrojë faktin se edhe patriotët me zë e me emër, si: Aziz Lila, Elez Koçi dhe Hoxhë Moglica në Gollobordë; Osman Paci në Fushë-Alie, Xheladin Seferi në Luzni, Mersim Dema nga Homeshi, Xhafer Doda –prijës i Reçit, Hasan Kaci nga Lura, Xhetan Kaloshi nga Kandri, Murat Kaloshi (u plagos) Qazim Lika nga Kalaja e Dodës, Ali Mena e Sufë Mena –bajraktarë të Lurës etj. u vranë nga serbët, bullgarët dhe austriakët.  Në pranverën e 1913-s, serbët kapërcyen Shkumbinin dhe vazhduan marshimin për në Jug. Më 26 mars të 1913-s të dy ushtritë u përleshën në afërsi të Lushnjës. Osmanët dhe vullnetarët shqiptarë u mundën. Në fillim të prillit, serbët morën Beratin dhe Lushnjën. Vetëm vendimet e Konferencës së Ambasa-dorëve i detyruan ata që të tërhiqen nga territoret e pushtuara, por ndërkohë territore të gjera në Verilindje dhe Lindje i ishin taksur Jugosllavisë.  Pikërisht për këtë periudhë të mbushur me hutim, gjakderdhje, tradhëti, tragjedi, intriga na ka mbetur pas një dëshmi e jashtëzakonshme e një personazhi krejt të veçantë.

Kryengritja e 13 gushtit 1920 faqe e lavdishme e krenarisë dibrane

Kryengritja e armatosur u vendos në kuvend të krerëve të Dibrës. Ata u mblodh në fshatin Arras të Qidhnës më 13 gusht 1920. Për drejtimin e luftës u formua Komiteti i luftës me anëtarë Elez Jusufi, Ramiz Daci, Hamit Dibra, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri dhe disa të tjerë. Komandanti i përgjithshëm i forcave kryengritëse u caktua Elez Jusufi. Komiteti i drejtoi një ultimatum koman-dës serbe në Peshkopi, ku i kërkonte zbrazjen për 24 orë të tokave të Shqipërisë. Komanda serbe nuk u përgjigjën. Kryengritja filloi në Dibrën e Poshtme. Thirrja tradicionale “A besa besë”, me mijëra luftëtarë të udhëhequr nga Jusuf Xhelili, nipi i Elez Jusufit në mëngjes të 16 gushtit 1920, sulmuan Kodrat e Shumbatit ku ndodheshin forcat kryesore serbe. Pas një orë luftimesh të ash-pra, serbët u shpartalluan, ku lanë 100 të vrarë dhe 600 robër, armatime dhe municione. Në të njëjtën kohë, luftëtarë të tjerë sulmuan repartet serbe të përqendruara në afërsi të Peshkopisë, në Pollozhan, në Kodrat e Kabës, në Lisat e Trenës, ku u zunë robër rreth 800 vetë, të cilët i nisën për në Tiranës dhe më pas nëpërmjet Durrësit, i kthyen me anije në Jugosllavi. Kryengritja e luftëtarëve u përhapja me shpejtësi në Dibrën e Sipërme, ushtritë jugosllave braktisën “vijën strategjike”. Në mbrëmjen të ditës kryengritësit zunë vijën e kufirit. Kryengritësit çliruan dhe Dibrën e Madhe dhe hynë në qytet. Ushtritë jugosllave braktisën qytetin dhe Grykën e Radikës. Kjo ishte fitore, por nuk përfundoi me ndonjë protokoll. Më 17 gusht 1920 me urdhrin e koman-dës, kryengritësit u tërhoqën nga qyteti. Elez Jusufi, në një deklaratë, ftoi ushtrinë serbe të kthehej në Dibrën e Madhe, duke garantuar dhe respektuar kufijtë e vitit 1913. Qeveria e Be-ogradit pruri përforcime për të ripushtuar tokat e humbura. Për të përballuar ofensivën e armikut, Komiteti i Luftës vendosi në pikat kyçe të kufirit forca të komanduara nga Dan Cami në Vitisht, Destan Puca në Çerenec, Dine Dema në Homesh, Dine Hoxha në Bllatë, Dine Maqellara në Maqellarë, Myftar Kaloshi në Skërtec, Jusuf Xhelili në Kala të Dodës, për të mbrojtur shpinën nga sulmet e armikut nga Luma. Ofensiva jugosllave filloi më 2 shtator 1920, në sektorin e Bllatës dhe Maqellarës. Forcat luftëtare dibrane i bënë rezistencë sulmit të armikut, por mungesa e armatimeve dhe drejtimi jo i mirë nga Dine Hoxhës dhe Dine Demës u tërhoqën në Kodrat e Qenokut. Gjatë marshimit të luftëtarëve ushtritë jugosllave përsëritën barbarizmat e vitit 1913. Masakruan qindra banorë dhe dogjën fshatra të zonës së Maqellarës.
Shovinistët serb nuk kursyen asgjë, mizoritë e shfrenuara të tyre dhe rënia e Qenokut, shkaktuan panik në disa krerë të lëkun-dur të Dibrës. Për të shpëtuar popullsinë nga shfarosja Elez Jusufi, në krye të mijra luftëtarëve rezistoi me armë, deri sa banorët e Fushës së Topalltisë kaluan Drinin për në Lurën malore, nga ku pastaj vazhduan rrugën për në Mat, Qafë Shtamë, Krujë, Tiranë. Më 3 shtator 1920, në mbrëmje ushtritë jugosllave hynë në Peshkopi dhe masakruan banorët që gjetën aty. Ushtritë jugosllave nuk u ndalën në “vijën strategjike” por e vazhduan marshimin në thellësi të Shqipërisë me qëllim detyrimin e qeverinë së Tiranës të kapitullonte para kërkesave të Beogradit, duke i lënë vendin një qeverie tjetër.
Qeveria Jugosllave rriti presionin dhe vuri në veprim mbeturinat e forcave esadiste të strehuara në Jugosllavi, të cilat, të organizuara në banda të parregullta, nën komandën e Taf Kaziut dhe të Osman Memës, marshuan në të njëjtën kohë, në drejtim të Martaneshit dhe Çermenikës, për të dalë në Tiranë dhe në Elbasan. Pushtimi serbomadh dështoi, por zona dibrane mbeti përsëri pjesërisht e pushtuar dhe qeveria e Tiranës i vazhdoi përpjekjet diplomatike, për ta detyruar Beogradin të tërhiqte ushtritë e veta nga tokat e pushtuara.

S'KA KOMENTE