BEHAR MERA, “QYTETAR NDERI” I QARKUT DIBËR

255

Nga Sakip CAMI

•    Behar Mera u ka dhënë jetë disa dhjetra personazheve në komedi e skeçe ku më të famshmet janë interpretimet me aktoren tjetër Rita Lati. Behari flet pak. Ai nuk jep inervista. Ai flet me punën e tij, me aktrimin brilant

Këshilli i Qarkut të Dibrës, për kontributin ndër vite, që Behar Mera ka bërë për kulturën dhe ar-tin dibran e nderoi me dekoratën e lartë “Nderi Qarkut” .
Behar Mera  lindi më 28 shtator 1962 në qytetin minator të Bulqizës. Babai i tij, Muharremi,  ka shërbyer si ushtarak në repartet e këtij qyteti dhe si mekanik. Dashuria dhe pasioni për artin inter-pretativ ranë në sy që në rininë e tij. Gjatë shërbimit ushtarak u aktivizua me veprimtaritë artistike të njësisë ushtarake të qytetit të Bulqizës.
Pas mbarimit të shërbimit ushtarak fillon punë si aktor në Estradën Profesioniste të qytetit të Peshkopisë.
Mbaron studimet e larta për muzikë, specialiteti trompë dhe fillon punë si
aktor i Estradës së Ushtarit, Tiranë, ku interpreton dhe bashkëpunon në role të ndryshme me aktorin dhe regjizorin Veli Rada.
Pas mbylljes së Estradës së Ushtarit punon si aktor i Estradës Profesioniste të qytetit të Durrësit dhe si aktor i Estradës së Tiranës.

Behari ka individualitetin e tij artistik dhe aktoresk
Që nga viti 2012  është aktor i Show-t  televiziv javor i së shtunës, “Al-Pazar” në  Televizionin Vizion +,  ku interpreton krhas aktorëve të mirënjohur Agron Llakaj, Xhevahir  Zeneli, Xheni  Hallulli etj.
Përvec këtyre ka luajtur edhe shumë role të tjera në komedi televizive, të njohura sidomos me aktoren tjetër Rita Lati dhe me aktorët e tjerë Sefulla Myftari (Cekja), Arjan Culiqi etj. Behari është njohës dhe interpretues  i të gjitha gjuhëve karakteristike të zonave të Shqipërisë. Përveç dibrançes, që e ka gjuhën e mëmës, interpreton shkodrançen, labçen, korçarshen, tropojançen dhe kosovarshen. Është aktor i mimikës dhe plastikës, imitues në përsosmëri  i  personazheve publikë e politikë. Behari ka individualitetin e tij artistik dhe aktoresk. Behari  aktor  është  Behar Mera dhe kjo është e veçanta e tij krijuese dhe dalluese.  Ai është fitues dhe mbajtës i shumë çmimeve dhe titujve, si “Naim Frasheri i Artë”, megjithëse, sikurse thotë vetë ai, ky nuk është qëllimi i tij. Qëllimi i tij është interpretimi dhe shërbimi ndaj kulturës kombëtare të popullit. Behar Mera është vlerësuar për kontributin në fushën e artit dhe kulturës, ku ka përçuar humorin e hollë dhe batutën therëse të dibranëve. Për aktorin ky titull në vendlindje kishte një domethënie të veçantë. Pjesë e vlerësimit u ndjenë edhe miqtë e kolegët e Merës, të cilët kanë ndarë me të duartrokitjet dhe vlerësimet e spektatorit brenda e jashtë Shqipërisë. Behar Mera u ka dhënë jetë disa dhjetra personazheve në komedi e skeçe ku më të famshmet janë interpretimet me aktoren tjetër Rita Lati. Behari flet pak. Ai nuk jep inervista. Ai flet me punën e tij, me aktrimin brilant.  Behari është një familjar shumë i  mirë. Është i martuar me Besa Marken dhe ka dy vajza, Edra dhe Iva. Iva është gazetare dhe moderatore në Ora Njus TV. Edra ka studiuar, punon dhe jeton në Gjermani.

Interpretues në shumë filma artistikë dhe komedi televizive
•    Para’ nga qielli  (2009)
•    Piruet  2005
•    Pas një lajmi  2001
•    Tirana, viti zero  2001
•    Një baba tepër  2000
•    Borxhliu  1999
•    Gjithë fajin e ka paraja  1996
•    Pushime në Romë  1995

S'KA KOMENTE