U PROMOVUAN DOKUMENTARI DHE LIBRI “LUTFI NDREU, MESUES DHE ARTIST”

108

Personalitete të shquara te letërsisë, artit dhe kulturës, si dhe ajka e inteligjencës dibrane dhe asaj mbarëkombëtare ndoqën sot (30 Qershor 2018), me interes të jashtëzakonshëm dokumentarin “LUTFI NDREU, MESUES DHE ARTIST” dhe promovimin e librit me të njëjtin titull, të shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur, Halil Rama.
E moderuar mjeshtërisht nga Prof.Bujar Kapexhiu – “Mjeshtër i Madh”, kjo veprimtari promovuese në sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar, qe mjaftë mbresëlënëse.  Të intervistuarit në dokumentar: Skënder Cala – “Mjeshtër i Madh”, bilbili i këngës popullore, Liri Rasha, Artiste e Merituar dhe Mjeshtre e Madhe”, poeti dhe pedagogu Sadik Bejko dhe mësuesi e veprimtari i shquar shoqëror dhe politik, Lavdrim Shehu vlerësuan krijimtarinë brilante të mësuesit Artist, Lutfi Ndreu.

Bujar KapexhiuProf.Bujar KAPEXHIU – “Mjeshtër i Madh”:

“Shkrimtari Halil Rama, si nikoqir i mirë ka ditur me mjeshtëri të rreshtojë më të bukurat fjalë, më të vërtetat mendime, më të saktat argumente, më të rrallat e më të ndjerat emo-cione, për të fiksuar në tablonë e tij jo vetëm bardhezi, por me ngjyrat më të këndshme fig-urën e Lutfi Ndreut”        hajri mandriDr.Hajri MANDRI:

“Lutfi Ndreu, nuk punoi thjeshtë si mësues, ndaj me të drejtë autori i librit, publicisti dhe shkrimtari i shquar Halil Rama, e profilizon atë, si poet lirik dhe artist, si një shembëlltyrë të talentit dhe pasionit të ndrydhur dhe cfilitur të kohës barbare që rrafshonte pa mëshirë vlerat dhe talentin e këtij artisti meritor. Promovimi  Salla
Më pas gjatë promovimit të librit me të njëjtin titull, folën Prof.dr.Ramazan Bogdani, Dr.Hajri Mandri dhe shkrimtari e publicisti Sakip Cami.
Por ai qe ngriti peshë zemrat e pjesëmarrësve qe padyshim gjenerali 100 vjeçar Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit. Në fjalën e tij spikati mendjemprehtësia, kujtesa fenomenale dhe vizioni e koherenca në përcjelljen e mesazheve.  Fjalë zemre thanë për mësuesin Artist Lutfi Ndreu edhe artisti i madh dibran Arif Vladi – ikonë e këngës, si dhe artistja e shquar dibrane Liri Rasha. Këngët që ata interpretuan e bënë më të larm-ishme këtë veprimtari promovuese. Dhe në fund, autorit Halil Rama dhe personazhit të legjendar-izuar së gjalli, Lutfi Ndreu, s’ju mbeti gjë tjetër, veçse të shprehnin përzemërsisht falënderimet dhe mirënjohjet e rastit, ndërsa Familja e nderuar Ndreu shtroi një koktej për pjesëmarrësit.

Ramazan Bogdani

Prof.dr.Ramazan BOGDANI:

“Në tërësinë e tij ky botim ka vlera të gjithanshme, pasi në të përfshihen historia, tradita, arti, kultura dhe dhjetëra figura të shquara artistësh, mësuesish e studiuesish dibranë me dimensione mbarëkombëtare”
 

S'KA KOMENTE